Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    A u dekonspirua aksioni? SMS-të e “çunave” të Call Center-ave: “Na njoftuan këta të shtetit”

    06.07.2026

    Denoncimi/ Banorët e rrugës “Gjon Buzuku”: Ndërtimi i pallatit të ish deputetit socialist na ka zaptuar rrugën, jeta është kthyer në kaos!

    06.07.2026

    SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

    06.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

    Nga InfoNews06.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

    Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u njoftua se një 42-vjeçar ishte prangosur në Tiranë, i akuzuar për mashtrime dhe organizatë kriminale, kryesisht në dëm të dhjetëra shtetasve gjermanë, francezë dhe të disa shteteve të tjera.

    Komunikata e Policisë Shqiptare ishte shumë e thatë dhe e identifikonte të kërkuarin vetëm me inicialet R.G., ndërkohë që shumë shpejt ndaj tij nisën edhe procedurat e ekstradimit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

    Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Gjermanisë dhe rrjetin ndërkombëtar për personat në kërkim, ndërsa ndalimi u bë në zonën e Komunës së Parisit.

    Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur. Ai kishte kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze.

    Deri në atë moment, për drejtësinë shqiptare ai ishte një person anonim, i paproceduar dhe me dokumente “të pastra”. Ose të paktën zyrtarisht, pasi faktet e mëvonshme flasin ndryshe.

    Zyrtarisht, në shkurt 2025, Policia e Shtetit kishte informacion se Gjykata e Bambergut në Gjermani kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për mashtrim të kryer në mënyrë të përsëritur, vepër për të cilën Kodi Penal gjerman parashikon dënim deri në 15 vite burg.

    Komunikata e policisë përmbante edhe fjalinë standarde se “Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij”.

    Çështja kaloi më pas në rrugë gjyqësore, ku rezultoi se personi i ndaluar ishte Roy Garine, një izraelit i akuzuar për mashtrime në disa vende, i njohur edhe me disa pseudonime: Roy Garin, Mikael Finkle dhe Jean Merignac.

    Disa muaj pas operacionit, 42-vjeçari u ekstradua në Gjermani, ku po përballet me akuza të rënda.

    Ndërkohë, muajt e fundit, drejtësia shqiptare ka marrë informacione të shumta për aktivitetin e Roy Garine në Shqipëri, në një nga sektorët më fitimprurës të viteve të fundit, Call Centerat.

    Sipas të dhënave, zyrat në Shqipëri kontrollohen nga eksponentë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me grupe të mëdha kriminale dhe madje edhe me lidhje në zyrat e shtetit.

    Roy Garine dyshohet se arriti të ngrinte një perandori Call Centerash, disa prej të cilave vijojnë ende aktivitetin, ndërsa fitimet dyshohet se janë kanalizuar në ndërtimin e kullave në Tiranë dhe në bregdet.

    Rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve dyshohet se ka “kapur” disa eksponentë të fuqishëm në Shqipëri, përfshirë edhe personazhe publikë, me qëllim pastrimin e parave të Call Centerave.

    Skyweb.al mëson se bëhet fjalë për personazhe shumë të fuqishëm, përfshi individë të shpallur në kërkim për dosjen AKSHI.

    Sipas Vox News, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur verifikimet, pasi strukturat e huaja kanë informacion të bollshëm për këtë aktivitet, jo vetëm të Roy Garine, por edhe të disa bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.

    Dyshohet se ky rrjet ka xhiruar dhjetëra miliona euro në një periudhë tepër të shkurtër.

    Ndërkohë, rrjeti i hakerave Homeland Justice, që disa vite më parë kreu sulmin kibernetik ndaj faqeve shtetërore shqiptare, ka publikuar një pjesë të aktivitetit të Roy Garine.

    Sipas këtyre të dhënave, 42-vjeçari izraelit ishte futur në sektorin e pastrimit të parave, me burim Call Centerat.

    Ka dyshime të forta se një nga bashkëpunëtorët e Roy-t është shtetasi shqiptar Kevin Shytaj, i cili rezulton të ketë pasur rolin e menaxherit.

    “Kevini kontrollon fluksin e përditshëm të parave të gatshme. Ai jep urdhra personave të tjerë të grupit, Henri Pasha, që të hapin llogari bankare dhe të bëjnë transferta. Paratë shkojnë në banka me taksi dhe më pas kanalizohen në shumë biznese dhe fondacione”, thuhet në një informacion të publikuar nga hakerat, që tashmë është nën lupën e SPAK.

    Bëhet fjalë për miliona euro që lidhen me një person tashmë të arrestuar, por që dyshohet se ka lënë pas një grup të mirëfilltë në Shqipëri. Skyweb.al mëson se zyra qendrore është në një kullë pranë Rrugës
    “Ukraina e Lirë”.

    Ndërkohë, Vox News shkruan se ka kryqëzuar informacione nga disa burime, nga ku rezulton se një nga njerëzit më të afërt të Roy Garine ishte Kevin Shytaj.

    Ky i fundit, brenda një kohe të shkurtër, ka krijuar disa kompani, duke i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Duke qenë se 42-vjeçari izraelit ishte person në kërkim ndërkombëtar, ai dyshohet se futi në lojë Kevin Shytajn dhe persona të tjerë, për të pastruar paratë dhe për të vijuar aktivitetin në forma të ligjshme.

    Sipas të njëjtave të dhëna, kjo skemë ka mundësuar edhe transferimin e miliona eurove jashtë Shqipërisë.

    Nga të dhënat e siguruara nga Vox News, rezulton se Kevin Shytaj ka të paktën katër firma në pronësi të tij: “SHYTAJ GROUP”, e regjistruar në maj 2026; “SKYLINE DEVHUB”, e hapur në shtator 2025; “PACK & GO TRAVEL & RENT”, e themeluar në mars 2022; dhe “PACK & GO TRAVEL”, e themeluar në shkurt 2022.

    Ndërkohë, rezulton se Roy dhe Kevin bashkëpunojnë edhe me një tjetër shtetas shqiptar, H.P., i cili përshkruhet si “ushtari” i tyre.

    Ai dyshohet se krijonte sisteme dhe aplikacione që përdoreshin nga Call Centerat mashtruese.

    Të dhënat e publikuara për të nga Homeland Justice tregojnë se ai jeton në Tiranë, ka një banesë në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër banesë në zonën e Dibrës, të dhëna që janë të verifikueshme nga institucionet ligjzbatuese për të faktuar mashtrimet dhe pjesëmarrjen në organizatën kriminale.

    Pavarësisht këtyre të dhënave, ku rezulton se Roy Garine ka pasur një aktivitet tepër fitimprurës në Shqipëri dhe madje dyshohet se ka kërcënuar hapur bashkëpunëtorët me burg, mbeten disa pyetje të mëdha.

    ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    A u dekonspirua aksioni? SMS-të e “çunave” të Call Center-ave: “Na njoftuan këta të shtetit”

    06.07.2026
    Aktualitet

    Denoncimi/ Banorët e rrugës “Gjon Buzuku”: Ndërtimi i pallatit të ish deputetit socialist na ka zaptuar rrugën, jeta është kthyer në kaos!

    06.07.2026
    Aktualitet

    Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

    06.07.2026
    Aktualitet

    Mafia Shqiptare: Fuqia e Re e Trafikimit të Drogës në Evropë

    05.07.2026
    Aktualitet

    Krokodil mbi kokainë, logoja që po “çmend” Argjentinën! U përket shqiptarëve?

    05.07.2026
    Aktualitet

    Euro në rënie të lirë, Banka e Shqipërisë përgatit blerje mbi 1 miliardë euro

    05.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    A u dekonspirua aksioni? SMS-të e “çunave” të Call Center-ave: “Na njoftuan këta të shtetit”

    06.07.2026

    Denoncimi/ Banorët e rrugës “Gjon Buzuku”: Ndërtimi i pallatit të ish deputetit socialist na ka zaptuar rrugën, jeta është kthyer në kaos!

    06.07.2026

    SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

    06.07.2026

    Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

    06.07.2026

    Mafia Shqiptare: Fuqia e Re e Trafikimit të Drogës në Evropë

    05.07.2026
    Më të lexuarat

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës

    Nga InfoNews01.07.20260

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në…

    Vrau Eglant Koçin, autori drejt dorëzimit? Ja çfarë u zbulua tek kompjuterat…

    05.07.2026

    Kokë më kokë me të dënuarin për mashtrim! Takimi i Spiropalit që po çmend socialistët

    03.07.2026

    MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës!

    03.07.2026

    Adi Çoba shëtiste Durrësit! BKH e kap pa njoftuar policinë…Frikë për dekonspirim?

    01.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.