Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    24.06.2026

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive

    24.06.2026

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    24.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Roli i vëllezërve Bibaj: Bizneset në emër të Nikollit! Jo vetëm drogë dhe pastrim parash, Sokoli: Kam vra njanin!

    Nga InfoNews24.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Roli i vëllezërve Bibaj: Bizneset në emër të Nikollit! Jo vetëm drogë dhe pastrim parash, Sokoli: Kam vra njanin!

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, lidhur me mënyrën si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës, të cilët për periudhën kohore 2019–2021 trafikuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në dosjen hetimore siguruar nga ZËRI, bazuar komunikimeve në Sky Ecc zbardhet edhe veprimtaria dhe roli i vëllezërve Sokol e Nikoll Bibaj.

    Sokoli merrej me trafikun e drogës, ndërsa të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i ka investuar ne Shqipëri në emër të vëllait të tij Nikoll Bibaj. Rolet e vëllezërve janë të ndara, ku Sokoli ia bën të qartë të vëllait të mos merret absolutisht me trafik droge për shkak se ka pasuritë në emrin e tij dhe duhet të qëndrojë i pastër. Konkretisht në një mesazh zanor i drejtohet të vëllait Nikoll Bibaj që të mos përfshihet me punë të pista dhe të mos merrej me lënde narkotike pasi rrezikonin bizneset.

    “Ore ti nuk qenke njeri me duket mor zotri te ka mungu naj gjon? Pse nuk shikon bisnesin tan mor djal. Tan pronat janë emrin tan na le rehat spo ju dal un doni mu ba krejt tu marr me mall. О zotni, rri ne pune tane o vlla, rri e shif punen tane, e ke provu i ket pune 100 here e s’ te ka hec. Nuk ke pse merr pun tjera rri n qesi maj emrin paster,”-i drejtohet Sokol Bibaj të vëllait.

    Në kuadër të aksionit SPAK ka sekuestruar vila e godina në pronësi të “Altea Invest”, në pronësi të vëllezërve Shpëtim, Sokol e Nikoll Bibaj, si edhe në emër të disa shoqërive të tjera të lidhura me ta.

    “Perandoria” e drogës! Nga kokaina te investimet…Përgjimet

    Përveç trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në investime, në bisedat e zbardhura mes dy vëllezërve, Sokol Bobaj rezulton i përfshirë edhe në vrasje. Ai i rrëfen të vëllait se ka frikë se mund të arrestohet, pasi pretendon se është përfshirë edhe në vrasje, ndërsa i tregon se autoritetet i kanë sekuestruar edhe një sasi të konsiderueshme kokaine.

    “Kam vra njanin dhe ortaku atij e din kam vra un dhe esht kap 1600. Jan kap nje vend. Kam frik kan zbulu dhe ate pun se jan vra do serb. Kam pas ba dhe ato dokumeta esht lamsh mall fratelo,”-shprehet Sokol Bibaj.

    Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj.

    Roli i vëllezërve Bibaj: Bizneset në emër të Nikollit! Jo vetëm drogë dhe pastrim parash Sokoli: Kam vra njanin!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    24.06.2026
    Aktualitet

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive

    24.06.2026
    Aktualitet

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    24.06.2026
    Aktualitet

    Babëzia nuk ndalet/ DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror pa kosto toke

    24.06.2026
    Aktualitet

    Tiranë/ Një person sulmon me levë dyqanin e One Albania: O plehra…

    24.06.2026
    Aktualitet

    Piranjat e kredive, IUTE e Kredo.al & Co duan të fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve në e-Albania

    24.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    24.06.2026

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive

    24.06.2026

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    24.06.2026

    Babëzia nuk ndalet/ DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror pa kosto toke

    24.06.2026

    Tiranë/ Një person sulmon me levë dyqanin e One Albania: O plehra…

    24.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    Nga Tirana në Fier! Ja shefat e rinjë të Komisariateve

    18.06.2026

    Horoskopi i Ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot?

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.