Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SKANDALI! SPAK: Në Green Coast të Samir Mane u falsifikua toka

    13.06.2026

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    13.06.2026

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    Nga InfoNews13.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    Nga InfoNews.al

    SPAK ka goditur dy grupe kriminale të trafikut të drogës dhe krahun e biznesmenëve që i ndihmonte për pastrimin e parave. Mes 20 masave të arrestit dallojnë emra shumë të njohur të krimit e biznesit, si Luçiano Koçeku, Orest Sota apo Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, i lidhur me Shkëlzen Berishën. Sota është prangosur, Shtufi kapet në Selanik, ndërsa Shehu në kërkim. Janë vendosur në sekuestro pasuri dhe llogari bankare si kurrë më parë.

    Në komunikimet e kryera prej tyre në platformën e enkriptuar SkyECC, nga përgjimet e komunikimeve elektronike, si edhe nga analiza e akteve noteriale të lidhura mes tyre dhe personave të tretë të autorizuar prej tyre, janë mësuar të dhëna të rëndësishme lidhur me personat nën hetim, të cilat konsistojnë:
    • në takime të zhvilluara në Majorka, Belgjikë dhe Aruba, takime të cilat janë zhvilluar gjatë viteve 2018-2021, kryesisht në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, por edhe për investime në Shqipëri;
    • në përfshirjen në veprime konkrete në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike me një shtrirje ndërkombëtare dhe në sasi prej tonelatash të konsiderueshme, si edhe në qarkullimin e shumave monetare në vlera prej disa milionë eurosh, të gjeneruara nga ky aktivitet i paligjshëm;
    • në kryerjen e veprimeve noteriale mbi blerjen e pasurive të paluajtshme, investimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehur pas subjekteve ndërtuese të njohura në aktivitetin e ndërtimit, të cilat përfitojnë lehtësisht leje zhvillimi dhe ndërtimi si investitorë strategjikë, si edhe në shitjen dhe rishitjen e këtyre pasurive tek persona fizikë ose juridikë të krijuar prej tyre (apo lidhjeve familjare dhe shoqërore të tyre), deri në shkëputjen e lidhjeve të origjinës së pasurisë nga pronari i parë tek pronari real, të cilët janë subjektet nën hetim, të fshehur edhe nën investitorë të tjerë.

    Sipas të dhënave të letërporosisë së autoriteteve të drejtësisë spanjolle, përftohen këto të dhëna për secilin prej personave nën hetim:

    Personi nën hetim Adrian Rama është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018, si person që, nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzai alias Genc Bedini alias Genci Tanasi, me qëllim saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikimit të narkotikëve. Ai ka marrë pjesë në takime në Majorka me shtetasin Bashkim Osmani (shtetas i Kosovës), Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj dhe të tjerë. Personi nën hetim Adrian Rama është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti. Ai ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain, takim në të cilin është diskutuar lidhur me trafikimin e kokainës nga Surinami në Evropë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në disa takime në Belgjikë me shtetasin Alfredo Hamzai dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Edhe në këto takime është shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti.

    Personi nën hetim Artur Shehu gjithashtu është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018, si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ashtu si Adrian Rama, Artur Shehu ka marrë pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, kanë marrë pjesë shtetasit Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai dhe Pëllumb Petritaj.

    Elton Memeti është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018, si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ai është person i lidhur drejtpërdrejt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën, të cilët zakonisht i shoqëron në takimet e tyre. Ashtu si Adrian Rama, Elton Memeti ka marrë pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, kanë marrë pjesë shtetasit Adrian Rama, Artur Shehu, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai dhe Pëllumb Petritaj.

    Erion Rama është identifikuar brenda një automjeti në Monako, së bashku me Artur Shehun dhe Adrian Ramën. Ky identifikim është kryer në kuadër të disa takimeve që janë zhvilluar në Monako, lidhur me importimin e paligjshëm të lëndëve narkotike. Automjeti me të cilin ai është identifikuar është i njëjti me të cilin Artur Shehu dhe Adrian Rama kanë udhëtuar më pas drejt ishullit të Majorkës.

    Leonard Bishaj është person i hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018, si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë.

    Ai mori pjesë në vitin 2019 në takimet ku ishin të pranishëm edhe shtetasit Bashkim Osmani, Toni Lipaj, Artur Shehu, Klodjan Jahja, Bujar Shehaj dhe Adrian Rama, takime të cilat u zhvilluan para operacionit të trafikut të drogës që ndodhi në Barcelonë në janar 2020, ku u sekuestruan 441 kg kokainë dhe u arrestua kushëriri i Alfredo Hamzait, Indrit Kulaj. Ky takim ishte pjesë e një sërë takimesh të zhvilluara gjatë gjithë vitit 2019 me të njëjtin qëllim.

    Në vijim të sigurimit të provave, gjatë hetimit është marrë, nëpërmjet letërporosisë nga autoritetet belge, dosja “Black Eagle”, si dhe përmbledhja e informacioneve mbi personin nën hetim Artur Shehu dhe vendimi gjyqësor i dërguar në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet të cilëve janë përftuar të dhëna mbi aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga personi nën hetim Alfredo Hamzai, si drejtues grupi, dhe nga nipi i tij, shtetasi Indrit Kulaj, të dënuar nga këto autoritete.

    Nga arsyetimi i vendimit gjyqësor, por edhe nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge, janë mësuar të dhëna të rëndësishme mbi takimet dhe njohjet ndërmjet personave nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Pëllumb Petritaj dhe Arben Ismailaj, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba dhe Belgjikë. Gjithashtu, janë siguruar të dhëna mbi takimet e kryera prej tyre me përfaqësues dhe funksionarë të lartë shtetërorë të shtetit shqiptar në Aruba. Përmenden këtu takimet e vëzhguara gjatë muajve janar-shkurt 2019, të cituara në vendimin e gjykatës:

    Një hetim evropian i vitit 2019 mbi aktivitetet e “Klanit Osmani”, me seli në Majorka, zbuloi disa vëzhgime të kryera gjatë takimeve, duke përfshirë:
    • në ishullin Aruba (Antilet Holandeze), nga 24 deri më 31 janar 2019, ku morën pjesë Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama, Artur Shehu dhe Bujar Shehaj;
    • në Antverp, midis datave 12 dhe 14 shkurt 2019, ndërmjet Adrian Ramës, Elton Memetit, Arben Ismailajt dhe Alfredo Hamzait, të cilët dyshohet se u transportuan nga Zaventem në Antverp me automjetin Ford Kuga të Indrit Kulajt.

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba...belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    SKANDALI! SPAK: Në Green Coast të Samir Mane u falsifikua toka

    13.06.2026
    Aktualitet

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026
    Aktualitet

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    12.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    12.06.2026
    Aktualitet

    Si e organizuan trafkun e kokainës, Orgest Birçaj, Hamzai e Tur Koçeku

    12.06.2026
    Aktualitet

    Rrëfimi i Krymit të Elbasanit: Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi…ortakë kokaine

    12.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SKANDALI! SPAK: Në Green Coast të Samir Mane u falsifikua toka

    13.06.2026

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    13.06.2026

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    12.06.2026

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    12.06.2026
    Më të lexuarat

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    Nga InfoNews12.06.20260

    E mbani mend sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës…

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    EKSKLUZIVE/ Përgjimet e SPAK! Pazaret në Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro…

    12.06.2026

    Prona te Green Coast e Colonade! Perandoria e vëllezërve Koçeku! Ja çfarë sekuestroi SPAK!

    12.06.2026

    SPAK godet peshkaqenët që kanë kafshuar vendin! 20 masa sigurie! Arrestohet Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

    12.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.