Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    By InfoNews29.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    Pamje skandaloze nga Tirana kanë mbërritur në redaksinë e Boldnews, ku në zonën e Astirit shihen të hedhura në trotuar mbetje kafshësh, lëkura dhe kocka.

    Siç duken në videon e mëposhtme, mbetjet organike duken të shpërndara në një hapësirë publike, pranë ambienteve të frekuentuara nga qytetarë dhe automjete.

    Ky skandal vjen vetëm pak ditë pas miratimit të IBAR-it, dokumenti që i hap rrugë Shqipërisë drejt integrimit europian.

    Por pamje të tilla e vënë në pikëpyetje seriozitetin e qeverisë për të përmbushur standardet e BE-së në menaxhimin e mbetjeve dhe higjienën urbane.

    Komisioni Europian ka theksuar se kapitulli 27 për mjedisin dhe klimën është një nga kushtet më të ndjeshme të negociatave, ndërsa raste si ky ekspozojnë mungesën e kapacitetit për të garantuar standarde minimale.

    Në një kohë kur Tirana duhet të demonstrojë se është gati për të qenë pjesë e familjes europiane, pamjet e Astirit tregojnë një realitet të hidhur: qytetarët jetojnë mes plehrave, ndërsa institucionet heshtin.

    Këto pamje nuk janë thjesht një problem estetik, por një alarm serioz për shëndetin publik dhe për imazhin e Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka detyrimin ligjor të kontrollojë dhe të ndërhyjë kur mbetjet organike rrezikojnë higjienën e qytetarëve, por zyrtarët e këtij institucioni duket që nuk shqetësohen në këtë aspekt dhe mjaftohen me disa kontrolle rutinë të cilët i përdorin për progandën e tyre në rrjetet sociale.

    POr ky skandal nuk është vetëm dështim i AKU, por edhe i Inspektoriatit të Mjedisit, i cili duhet të monitorojë hapësirat publike dhe të ndërhyjë kur ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve. Ky institucion duhet të garantojë zbatimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, por siçi duket është i paaftë për të parandaluar situata të tilla.

    Në të njëjtën kohë, ky skandal ekspozon kontrastin e madh mes realitetit në terren dhe imazhit që qeveria përpiqet të projektojë jashtë vendit.

    Kryeministri Rama shpesh tërheq vëmendjen me batuta dhe gjeste servile në takimet ndërkombëtare, por ndërkohë situata brenda vendit mbetet alarmante: qytetarët jetojnë mes plehrave, mbetjeve të kafshëve dhe mungesës së kontrollit institucional.

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026
    Aktualitet

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026
    Aktualitet

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026
    Aktualitet

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Aktualitet

    30 vite burg për zjarrvëniet

    29.05.2026
    Aktualitet

    SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë për trafik droge

    29.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.