Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si kamuflohej kokaina për t’i shpëtuar qenit të kufirit: O loku, i lyej me dyllë blete…

    14.08.2026

    3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të Edi Ramës

    13.08.2026

    Arrestohet në aeroport shqiptari me 7 identitete

    13.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Plas te DOGANA! Besmir Beja, skemë për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

    Nga InfoNews28.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Plas te DOGANA! Besmir Beja, skemë për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?
    Plas te DOGANA! Besmir Beja, skemë për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Plas te DOGANA! Besmir Beja, skemë për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

    Një akuzë e rëndë e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, për kontrabandën e naftës Shqipëri – Kosovë, kaloi pa ndonjë reagim apo veprim nga institucionet shtetërore, ato të cilat duhet të përgjigjeshin mbi shifrat e publikuara, ku nëse qendronte denoncimi të vepronin menjëherë me kallëzimin e këtij fenomeni. Por, ashtu si në çdo sektor tjetër, edhe kjo akuzë kaloi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pavarësisht se e di i “madh dhe i vogël” që midis dy shteteve, ka egzistuar, egziston dhe ndoshta do të egzistojë një kontrabandë e tillë.

    Madje, mjafton që këto institucionet shtetërore, apo punonjësit e tyre, që bëjnë raporte me shumë faqe, takime me veshje firmato, udhëtime nëpër botë për të marrë eksperiencë, të pyesin në kofiencë disa shoferë kamioni për të vërtetuar të gjithë këtë skemë, që ndodh në ditën për diell. Natyrisht, kontrabanda dhe mos pagesa e taksave që duhet të shkonin në buxhet, u intereson më së shumti grosistëve dhe padyshim zyrtarëve, që e kanë krijuar këtë rrjet dhe vijojnë t’a mbajnë me forcë, pavarësisht ndryshimeve në postet drejtuese.

    Gjithmonë kemi parë se, sa herë ndërrohen drejtorët, qoftë të policisë, tatimeve, doganave etj, ka aksione për disa nga fenomenet, madje në fillim bëhen memorandume bashkëpunimi për të goditur keqbërësit, qoftë në zyrat e tyre ashtu edhe ata privatë. Por, në realitet është krejt ndryshe, pasi këto aksione bëhen me të vetim qëllim, t’u tregohet vartësve se kush është “kapo” dhe ku duhet të kolliten të gjithë, për të gjetur ato rrugët e nëndheshme që lidhin privatët me zyrat e shtetit, që funksionojnë për mrekulli, si një orë zvicerane.

    Nëse më sipër treguam skemën, më poshtë po analizojmë disa dokumente, deklarata apo raporte, që flasin se, edhe pas ndryshimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ku vendin e Genti Gazhelit e zuri Besmir Beja, sërish kontrabanda, emërimet apo edhe tenderat bëhen me “mik”, ku aksionet e fillimit janë shuar, pasi të gjithë kanë gjetur kanalet e komunikimit me drejtorin e ri. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i thanë redaksisë së Vox News se Beja ka emëruar në disa poste kyçe njerëzit më të besuar, ndërkohë që ka rekrutuar apo i kanë paraqitur besnikëri disa ish vartës të Gazhelit.

    Padyshim, paratë më të mëdha vijnë gjithmonë nga pikat e kalimit kufitar, atje ku janë vendosur doganat, ku gjithmonë vendi ynë ka qenë “han pa porta”, ose del pa lagur ai që paguan dhe ka lidhje të forta, deri sipër në Drejtorinë e Doganave. Një pikë strategjike është Morina, ku dogana shqiptare kontrollon dhe analizon përditë një duzinë kamionësh, duke u marrë mostra për ti nxjerrë më pas edhe tarifën që duhet të paguajnë.

    Por, pikërisht kjo pikë, sipas burimeve që kanë mbërritur në redaksinë e Vox News, është shndërruar në një “minierë ari” për drejtuesit e Doganave Shqiptare, ku tashmë “kapo” i të gjithë kësaj skeme është as më shumë e as më pak por vetë Besmir Beja. Duke punuar në Ministrinë e Brendshme apo atë të Financave, apo duke qenë njëkohësist në dhjetëra borde para se të merrte këtë detyrë, Beja ka arritur që të kontrollojë dhe të emërojë në atë doganë njerëzit më të besuar.

    “Çdo pikë hidrokarbure, qese me ushqime, ilaçe, materiale ndërtimi që kalon aty kontrollohet nga njerëzit e Bejës. Bëjnë manovrime me analizat e laboratorit, disa duke i nxjerrë jashtë parametrave, disa duke i vlerësuar stok dhe në këtë mënyrë, këta privatët paguajnë më pak. Llokma e madhe nuk janë veshjet, apo materialet e tjera, por nafta. Bëjnë manovrime të ndryshme, bashkëpunojnë me ata të Kosovës, marrin mostra dhe i vonojnë përgjigjet. I kalojnë kamionët dhe nuk deklarojnë se çfarë malli kanë” tha një burim nga Dogana.

    Pikërisht akuza e Braçës, që foli për një “histori kontrabande” mes dy vendeve, ku sipas tij mund të jenë të përfshirë edhe zyrtarë nga të dyja anët, në bashkëpunim me operatorë privatë. “Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë. Kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, kjo naftë tregtohet brenda vendit. Një histori e turpshme e kontrabandës midis të dyja vendeve janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve që bëjnë këtë punë me të njëjtët operatorë, arkëtojnë atje” tha deputeti.

    Vox News ka mësuar se në këtë lojë është përfshirë me apo pa dashje Laboratori Doganor, një sektor ku punojnë mbi 20 persona dhe që analizon mijëra mostra çdo javë e muaj. Ka dyshime se vonesat në bërjen e analizave të mostrave të marra në këto kamionë, lidhen me rihedhjen në treg të kësaj lënde, jo në Kosovë por në Shqipëri.

    Dokument: Tenderi i hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për mirëmbajtjen dhe kalibrimin e Laboratorit Doganor

    Këto janë vetëm dyshime të ngritura nga burimet e hapura të Vox News, që fare mirë mund të verifikohen si nga policia, prokuroria apo edhe vetë Prokuroria e Posaçme, pasi kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë bashkëpunimi mes zyrtarëve shtetërore dhe biznesit.

    Por, a funksionon ky laborator dhe çfarë analizash kryen? Redaksia jonë ka analizuar disa tendra të hapura kohët e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i pari për mirëmbajtjen dhe kalibrimin e aparaturave të laboratorit doganor”. Fondi limit i kësaj procedure është 33,166,666, teksa bën fjalë për shërbime kalibrimi, shërbime mirëmbajtje dhe riparimi.

    Ndërkohë, në të njëjtën kohë është hapur edhe një tjetër procedurë, me objekt “blerje materiale dhe reagent laboratorikë”. Fondi limit është 6,666,666 lekë, ku kërkohen reagentë, artikuj qelqi për përdorim laboratorik, pipeta laboratorike dhe aksesorë dhe reagentë kimikë.

    Dokument: Raporti i KLSH për vonesat në bërjen e analizave në Laboratorin Doganor

    Vox News ka mësuar se Laboratori Doganor është krijuar në vitin 2000, si Drejtori e veçantë brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe kryen analiza me qëllim verifikimin e llojit të mallit të importuar. “Për këtë qëllim, ky laborator është i pajisur me aparaturat e nevojshme për kryerjen e testimeve në hidrokarbure, produkte ushqimore, tekstile etj. Drejtoria e laboratorit ka funksionuar me një staf total prej 20 punonjës, në përbërje të të cilit evidentohet administrata dhe 2 sektorë” thotë Drejtoria e Doganave.

    Ndërkohë, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2025, ka hedhur dritë mbi një praktikë të dyshimtë të këtij Laboratori, pikërisht në pikën e kalimit kufitar në Morinë. “Grupi i auditimit ka kërkuar të vendoset në dispozicion gjithë vendimarrja dhe aktet lidhur me planin operacional mbi marrjen e mostrave të produkteve
    energjetike që eksportohen dhe importohen në DD Morinë” thuhet në këtë raport. Më pas, evidentohet edhe një e-mail i nisur nga Drejtoria e Përgjithshme, për të dërguar në Morinë, Kuës, punonjës të laboratrit për të parandaluar apo evidentuar paligjshmëritë. Punonjësit merrnin mostrat për produktet energjetike që eksportohen dhe importohen nëpërmjet kësaj pike doganore.

    KLSH gjeti disa shkelje, sipas së cilave në 6 mostra s’kishte kapacitete teknike për kryerjen e të gjitha analizave të kërkuara për verifikimin e klasifikimit tarifor. Ndërkohë, që nga auditimi i evidencës së testimeve laboratorike për zbatimin e afateve proceduriale janë evidentuar 9 mostra me tejkalim afati nga 2-6 vjet të cilat rezultojnë të deleguara në laboratorë të tjerë. “Nga një sërë verifikimesh në sistemin LIMS është konstatuar se një numër i lartë mostrimesh të deleguara rezultojnë pa raporte testimi e më tej certifikata si pasojë e mos pagesës së detyrimit nga ana e subjekteve tregtare duke kushtëzuar kështu vijimin e procedurës administrative mbi verifikimin e mallit dhe më tej marrjen e masave” vijon raporti./ Vox News

    Plas te DOGANA! Besmir Beja skemë për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si kamuflohej kokaina për t’i shpëtuar qenit të kufirit: O loku, i lyej me dyllë blete…

    14.08.2026
    Aktualitet

    3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të Edi Ramës

    13.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet në aeroport shqiptari me 7 identitete

    13.08.2026
    Aktualitet

    Etleva Shkoza (Çoka) merr leje për kulla 30 kate; kush fshihet pas arkitektes me 3 mbiemra?

    13.08.2026
    Aktualitet

    Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë?

    13.08.2026
    Aktualitet

    Alarm për klientët e OTP Bank! SMS për vjedhjen e të dhënat bankare

    13.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si kamuflohej kokaina për t’i shpëtuar qenit të kufirit: O loku, i lyej me dyllë blete…

    14.08.2026

    3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të Edi Ramës

    13.08.2026

    Arrestohet në aeroport shqiptari me 7 identitete

    13.08.2026

    Etleva Shkoza (Çoka) merr leje për kulla 30 kate; kush fshihet pas arkitektes me 3 mbiemra?

    13.08.2026

    Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë?

    13.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.