Elbasan/ Makina përplas për vdekje 7-vjeçarin! Ishte duke shkuar në shkollë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengel të Elbasanit.
Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.
I mituri ishte duke shkuar në shkollë, shoqëruar nga nëna e tij.
Sipas informacioneve paraprake teksa po kalonte rrugën, 7 -vjeçari i ka ikur nga duart nënës.
