Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    22.07.2026

    Jet Bank kërkon besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën 

    22.07.2026

    Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH 22 Korrik 2026, 14:21

    22.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    Nga InfoNews23.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    SIGMA Vienna Insurance Group duket se po përjeton një goditjet të forta në tregun e sigurimeve, për sa i përket kategorisë “Dëme të Paguara si Sigurues i Drejtpërdrejtë”. Të paktën sipas të dhënave të tabelës së publikuar nga AMF, për periudhën Janar–Prill 2025 krahasuar me Janar–Prill 2026.

    Shifrat tregojnë një zhvillim alarmant: dëmet e paguara si sigurues i drejtpërdrejtë ranë nga: 7,436→1,393, ndërsa rënia në përqindje rezulton: −81.27%

    Kjo është rënia më e fortë ndër kompanitë kryesore të tregut. Edhe më dramatike paraqitet humbja e peshës së tregut të SIGMA-s në pagesën e dëmeve. Kompania ka zbritur nga: 17.82%→3.75% brenda vetëm një viti. Praktikisht, SIGMA ka humbur mbi 14 pikë përqindje të tregut në dëmet e paguara si Sigurues i Drejtpërdrejtë. 


    Duke iu përgjigjur InfoNews, SIGMA ka reaguar lidhur me lajmin, duke thënë se “Dëme të paguara si sigurues i drejtpërdrejtë” është një kategori specifike raportimi dhe nuk përfaqëson në mënyrë të plotë performancën e përgjithshme të shoqërisënë trajtimin dhe pagesën e dëmeve”

    Më tej Sigma vazhdon: “Rënia e evidentuar në tabelën përkatëse të AMF-së për këtë kategori të trajtuar nga Neni 43 I ligjit, lidhet kryesisht me strukturën dhe kohën e pagesës së disa praktikave specifike në këtë kategori, si dheme faktin që baza numerike është shumë e vogël për të krijuar apo për të pritur një trend të qëndrueshëm. Konkretisht, për periudhën e krahasuar, flasim për një numër të kufizuar praktikash: 24 dëme të paguara në vitin 2025 kundrejt 17 dëmeve të paguara nëvitin 2026. Në vitin 2025 kanë qenë të përfshira edhe disa dëme me vlerë më të lartë, ndërsa në periudhën përkatëse të vitit 2026 nuk ka pasur pagesa të dëmeve të mëdha në këtë kategori. Për këtë arsye, ndryshimet në përqindje mund të duken të larta, por nuk përfaqësojnë një ndryshim strukturor në aktivitetin e kompanisë.”

    Por te kompania e sigurimit SIGMA ka edhe një tjetër zhvillim të rëndësishëm, jo me Dëme të Paguara si Sigurues i Drejtpërdrejtë por me kategorinë MTPL-së së brendshme, Sigurimi i detyrueshëm i automjetit për përgjegjësinë ndaj palëve të treta brenda vendit. Ky është siguracioni bazë dhe i detyrueshëm për çdo makinë me targa shqiptare që qarkullon në Shqipëri.

    Ndërsa kompania ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga primet e shkruara bruto me kategorinë MTPL-së së brendshme, pagesat për dëmet ne kategorinë MTPL e brendshme kanë pësuar një rënie të fortë me 15.51% gjatë periudhës janar-prill 2026.

    Sipas tabelës së dëmeve të paguara, SIGMA ka zbritur nga 245.583 në vitin 2025, në vetëm 207.490 në vitin 2026. Edhe pesha e kompanisë në totalin e tregut ka rënë ndjeshëm, nga 16.91% në 12.78%.

    Kjo ndodh në një kohë kur tregu në tërësi ka ecur në drejtim të kundërt. Totali i dëmeve të paguara për MTPL e brendshme është rritur me 11.84%.

    Reagimi i plote nga SIGMA: 

    Së pari, dëshirojmë të sqarojmë se treguesi “Dëme të paguara si sigurues i drejtpërdrejtë” është një kategori specifike raportimi dhe nuk përfaqëson në mënyrë të plotë performancën e përgjithshme të shoqërisënë trajtimin dhe pagesën e dëmeve.

    Ky tregues lidhet me funksionin e shoqërive të sigurimit si ent i drejtpërdrejtë kompensues, sipas nenit 43 të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Në këtë kuadër, shoqëritëe sigurimit trajtojnë dhe paguajnë drejtpërdrejt dëme të caktuara ndaj personit apo pronës, në rastet e përcaktuara nga ky nen i ligjit. Për këtë arsye, këto dëme nuk duhet të interpretohen si tregues i plotë i dëmeve të portofolit të zakonshëm të kompanisë.

    Rënia e evidentuar në tabelën përkatëse të AMF-së për këtë kategori të trajtuar nga Neni 43 I ligjit, lidhet kryesisht me strukturën dhe kohën e pagesës së disa praktikave specifike në këtë kategori, si dheme faktin që baza numerike është shumë e vogël për të krijuar apo për të pritur një trend të qëndrueshëm. Konkretisht, për periudhën e krahasuar, flasim për një numër të kufizuar praktikash: 24 dëme të paguara në vitin 2025 kundrejt 17 dëmeve të paguara nëvitin 2026. Në vitin 2025 kanë qenë të përfshira edhe disa dëme me vlerë më të lartë, ndërsa në periudhën përkatëse të vitit 2026 nuk ka pasur pagesa të dëmeve të mëdha në këtë kategori. Për këtë arsye, ndryshimet në përqindje mund të duken të larta, por nukpërfaqësojnë një ndryshim strukturor në aktivitetin e kompanisë.

    Për një lexim më të plotë të situatës, duhet të merret në konsideratë jo vetëm vlera e dëmeve të paguara në këtë kategori të veçantë, por edhe ecuria totale e dëmeve dhe praktikat në proces trajtimi. Për periudhënpërkatëse të vitit 2026, 19 praktika të reja janë hapur vetëm gjatë muajit prill, të cilat janë brenda periudhës së përcaktuar nga ligji për vlerësim dhe pagesë deri në fund të muajit. Kjo tregon se aktiviteti i trajtimit të dëmeve vijon normalisht dhe sedinamika e pagesave duhet analizuar në kontekstin e plotë të procesit të administrimit të dëmeve.

    Me këtë rast, gjejmë rastin t’ju informojmë se në total, SIGMA Vienna Insurance Group ka paguar 28.23% më shumë dëme në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i rasteve tëpaguara është rritur me 10%. Gjithashtu, kompania ka paguar 15.38% të dëmeve të tregut, duke u renditur e dyta në treg për këtë tregues. Këto të dhëna dëshmojnë një performancë të qëndrueshme në trajtimin e dëmeve dhe një rol të rëndësishëm të kompanisë nëtregun e sigurimeve.

    Sa i përket pyetjes mbi reduktimin e numrit të policave aktive apo të primeve bruto të shkruara, theksojmë se kompania ka pasur performancë pozitive gjatë kësaj periudhe dhe ka shënuar një rritje prej 3.51%në Primet e Shkruara Bruto, ndërkohë që siç theksuam më lart, dëmet e paguara janë rritur me 28.23%.

    humbet terren në treg kompania: Në përqindje mund të duken të larta por… rënie dramatike me mbi 81% SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    22.07.2026
    Aktualitet

    Jet Bank kërkon besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën 

    22.07.2026
    Aktualitet

    Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH 22 Korrik 2026, 14:21

    22.07.2026
    Aktualitet

    “Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

    22.07.2026
    Aktualitet

    Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

    22.07.2026
    Aktualitet

    E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Pasatin

    22.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    22.07.2026

    Jet Bank kërkon besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën 

    22.07.2026

    Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH 22 Korrik 2026, 14:21

    22.07.2026

    “Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

    22.07.2026

    Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

    22.07.2026
    Më të lexuarat

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    Nga InfoNews19.07.20260

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve Ndërsa autoritetet italiane…

    Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës

    22.07.2026

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    21.07.2026

    Prive Brands dhe Zabo Garden nën lupën e Policisë, 9 administratorë procedohen për kontrabandë

    18.07.2026

    Nga Londra në Tiranë! Avioni i Ryanair bën ulje të çuditshme në Luksemburg…

    21.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.