Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vangjel Tavo kthehet me këmbë në tokë

    Nga InfoNews22.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Vangjel Tavo kthehet me këmbë në tokë
    Vangjel Tavo kthehet me këmbë në tokë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vangjel Tavo kthehet me këmbë në tokë

    Tenderi rreth 150 mijë euro i Bashkisë Himarë për blerjen e këndeve të lodrave dhe pajisjeve të palestrimit për ambiente të jashtme është detyruar të korrigjohet pas raportimeve të Skyweb.al dhe ndërhyrjes së Komisionit të Prokurimit Publik.

    Procedura, e shpallur nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, kishte një fond limit prej 13,128,964 lekësh pa TVSH dhe objekt “Blerje kënde lodrash dhe palestrimi për ambiente të jashtme”. Tenderi parashikonte furnizimin me kënde lodrash për fëmijë, pajisje fitness-i për ambiente publike, tapet bari artificial dhe tapet gome.Por që në dokumentet fillestare, mënyra se si ishin përcaktuar disa kritere teknike ngriti pikëpyetje serioze mbi garën.

    Skyweb.al analizoi dokumentet e tenderit, si edhe ankesën e depozituar në KPP nga një operator ekonomik, duke evidentuar se disa përmasa nuk ishin vendosur si standarde minimale apo si intervale të arsyeshme teknike, por si vlera fikse, aq specifike sa mund të orientonin tenderin drejt një produkti të caktuar.

    Dy kriteret më problematike lidheshin me sipërfaqen e njërës prej lodrave dhe diametrin e tubit të rrotullueses.

    Në dokumentet fillestare, për lojën e kompozuar me rrëshqitëse dhe lisharëse kërkohej që produkti të zinte saktësisht 17.85 m². Po ashtu, për rrotulluesen me timon kërkohej përdorimi i një tubi profil me diametër Ø 60.3 mm, me spesor minimumi 3 mm.

    Këto shifra, të vendosura pa tolerancë dhe pa një marzh fleksibël, ishin thelbi i shqetësimit të ngritur nga Skyweb.al.

    Në praktikë, një tender publik duhet të përshkruajë nevojën funksionale të institucionit dhe standardin e sigurisë që kërkohet, jo të ngushtojë garën përmes përmasave aq të sakta sa mund të përputhen vetëm me një model apo katalog të caktuar.

    Pikërisht pas kësaj, Komisioni i Prokurimit Publik shqyrtoi ankesën dhe Bashkia Himarë u detyrua të ndërhyjë në dokumentet e tenderit. Në njoftimin për ndryshimin e dokumenteve, autoriteti kontraktor pranon se modifikimet janë bërë bazuar në vendimin nr. 575/2026 të KPP-së, datë 30 prill 2026, dhe në mbështetje të ligjit për prokurimin publik.

    Ndryshimi më domethënës është pikërisht te përmasat që kishin ngritur dyshime për një tender të qepur. Kriteri për sipërfaqen e lojës së kompozuar nuk është më 17.85 m², por është riformuluar në mënyrë më të hapur: produkti duhet të zërë një sipërfaqe jo më shumë se 20 m².

    Kjo do të thotë se gara nuk lidhet më me një shifër fikse, por me një kufi maksimal, duke lejuar më shumë produkte të mundshme të konkurrojnë.

    Edhe tubi i rrotullueses u korrigjua.

    Nga kërkesa fillestare për Ø 60.3 mm, dokumentet e ndryshuara parashikojnë tashmë tub profil minimum Ø 60 mm, me spesor minimumi 3 mm.

    Ndryshimi duket i vogël në letër, por në një procedurë prokurimi është thelbësor: hiqet një vlerë e ngurtë dhe zëvendësohet me një kriter minimal teknik, më pak përjashtues për operatorët ekonomikë.

    Në të njëjtën frymë është korrigjuar edhe kriteri për lëkundësen me sustë tipi 1. Në dokumentet fillestare kërkohej peshë 8 kg, ndërsa pas ndryshimit kriteri është formuluar si jo më pak se 8 kg. Pra, edhe këtu hiqet logjika e një vlere fikse dhe pranohet një standard minimal.

    Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e detyrimit për paraqitjen e mostrave fizike në ditën e hapjes së ofertave.

    Fillimisht, operatorët ekonomikë duhet të paraqisnin nga një mostër për disa zëra, përfshirë lojën e kompozuar, rrotulluesen, peshoren për dy fëmijë, lëkundësen me sustë, pajisje palestrimi dhe tapet gome. Pas ndërhyrjes, ky kriter është hequr si kriter kualifikimi.

    Me këto ndryshime, tenderi i Himarës ka kaluar nga një procedurë me kritere shumë të ngurta dhe të dyshimta, në një garë më të hapur dhe më të krahasueshme mes operatorëve.

    Kjo nuk do të thotë se të gjitha pikëpyetjet mbi procedurën janë zhdukur, por të paktën pjesa më flagrante e specifikimeve teknike është korrigjuar.

    Tenderi që fillimisht dukej i ndërtuar mbi përmasa të qepura për një produkt të caktuar, tashmë është futur në një hulli më ligjore.

    Rasti është domethënës edhe për mënyrën se si funksionon kontrolli publik mbi fondet vendore. Pa raportimin e mediave dhe pa ankimimin në KPP, kriteret fillestare mund të kishin mbetur në fuqi, duke e lënë garën të hapur vetëm në dukje, por të kufizuar në praktikë.

    Bashkia Himarë, e drejtuar nga Vangjel Tavo, është tashmë e detyruar të zhvillojë tenderin me kritere më të hapura.

    Pyetja që mbetet është pse këto korrigjime nuk u bënë që në fillim dhe pse një procedurë publike me fond rreth 150 mijë euro duhej të kalonte më parë nga filtrat e medias dhe të KPP-së për të hyrë në shina ligjore. /skyweb.al

    Vangjel Tavo kthehet me këmbë në tokë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Aktualitet

    I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.