Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan! Qeveria miraton 3 çarçaf diellor

    Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan! Qeveria miraton 3 çarçaf diellor
    Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan! Qeveria miraton 3 çarçaf diellor
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan! Qeveria miraton 3 çarçaf diellor

    Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e tre centraleve të reja fotovoltaike në vend, me një kapacitet total të instaluar prej 174 megavatësh. Projektet do të zhvillohen në Savër të Lushnjës, në Sarandë dhe në Poliçan, ndërsa kompanitë përfituese do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tyre për 49 vjet.

    Sipas vendimeve të miratuara në mbledhjen e datës 20 maj 2026, centralet nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse. Ato do të ndërtohen nga shoqëritë “3X ENERGY”, “PARK SOL ENERGY” dhe “X ONE”, të cilat kanë detyrimin t’i realizojnë projektet, të pajisen me lejet përkatëse të ndërtimit dhe t’i vendosin impiantet në operim brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimeve.

    Centrali më i madh do të ndërtohet në fshatin Savër, në njësinë administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier. Projekti do të zhvillohet nga shoqëria “3X ENERGY”, me NIPT M53804401H, dhe do të ketë kapacitet të instaluar 70 megavat. Vendndodhja e centralit është përcaktuar në zonën kadastrale 3268.

    Projekti i dytë do të ndërtohet në Sarandë, në zonën kadastrale 2806, nga shoqëria “PARK SOL ENERGY”, me NIPT M24603401S. Ky central fotovoltaik do të ketë kapacitet të instaluar 50 megavat dhe do të ngrihet në njësinë administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë.

    Ndërkohë, projekti i tretë do të zhvillohet në Bashkinë Poliçan, në Qarkun Berat, nga shoqëria “X ONE”, me NIPT M17925505T. Centrali fotovoltaik do të ketë kapacitet 54 megavat dhe do të vendoset në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan.

    Të tre kompanitë kanë detyrimin të raportojnë çdo tre muaj pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për ecurinë e ndërtimit të centraleve. Këto institucione do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike gjatë fazës së ndërtimit, vënies në punë dhe operimit, për të verifikuar nëse punimet, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin dhe dokumentacionin e projektit.

    Një tjetër detyrim i rëndësishëm për kompanitë lidhet me sigurimin e kontratës. Para nënshkrimit të kontratës me ministrinë, secila prej tyre duhet të dorëzojë sigurimin e kontratës në një vlerë jo më të ulët se 5% e vlerës së investimit. Në kontratë do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, penalitetet në rast mosrealizimi dhe çështjet e tjera që lidhen me zbatimin e projekteve.

    Kompanitë do të kenë gjithashtu detyrimin t’i japin falas ministrisë përgjegjëse për energjinë, në formë royalty, 2% të sasisë vjetore të energjisë elektrike të prodhuar. Kjo sasi mund të konvertohet edhe në vlerë monetare dhe, në këtë rast, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.

    Vendimet parashikojnë edhe mundësinë që, sipas rastit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, një pjesë e prodhimit të këtyre burimeve gjeneruese t’i shitet furnizuesit publik.

    Miratimi i këtyre tre projekteve vjen në një periudhë kur sektori i energjisë në vend po orientohet gjithnjë e më shumë drejt prodhimit nga burime të rinovueshme, veçanërisht nga dielli. Shqipëria, tradicionalisht e varur nga prodhimi hidroenergjetik dhe nga kushtet hidrike, po shton kapacitetet fotovoltaike si një mënyrë për të diversifikuar burimet e prodhimit dhe për të ulur varësinë nga importet në periudhat e thata.

    Në total, tre centralet e miratuara pritet të shtojnë 174 megavat kapacitet të ri të instaluar në sistemin energjetik shqiptar, nëse projektet realizohen brenda afateve dhe sipas kushteve të përcaktuara në vendimet e qeverisë. /skyweb.al

    Lushnjë Sarandë dhe Poliçan! Qeveria miraton 3 çarçaf diellor
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Aktualitet

    I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.