Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Merri 2 parqe fotovoltaike…Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindoli

    Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Merri 2 parqe fotovoltaike...Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindoli
    Merri 2 parqe fotovoltaike...Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindoli
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Merri 2 parqe fotovoltaike…Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindoli

    Biznesmenit lushnjar Agim Xhindoli duket se i ka shndritur dielli që kur “kaloi ylberin”, duke kaluar nga mbështetja për Partinë Demokratike në drejtim të socialistëve. Por ky shkëlqim politik dhe ekonomik duket se u bë edhe më i fortë pas intervistës me kryeministrin Edi Rama në rubrikën e tij “Flasim”.

    Nga ai moment, Xhindoli nuk u shfaq më thjesht si një biznesmen lokal që jetonte dhe punonte në Lushnje me grirjen e gurit.

    Pas “bekimit” publik të kryeministrit, ai nisi të shfaqej gjithnjë e më fuqishëm në skenën e biznesit, duke fituar tendera me shumë zero dhe duke marrë prona të stërmëdha për zhvillimin e parqeve fotovoltaike në Lushnje dhe Sarandë.Madje, siç është parë publikisht, Xhindoli ka marrë edhe stilin e Ramës në të veshur dhe në prezencën e tij publike. Por përtej anës së jashtme, ajo që bie në sy është mënyra se si vendimmarrja shtetërore ka prodhuar leje të rëndësishme për kompanitë e lidhura me të.

    Në dokumentet e lejeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit rezulton firma e vetë kryeministrit Rama. Kjo e bën më të drejtpërdrejtë lidhjen mes vendimmarrjes qeveritare dhe zgjerimit të biznesit të Xhindolit në sektorin e parqeve fotovoltaike.

    Qeveria miratoi dje lejet për tre parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar totale 174 MW. Nga këto, 120 MW i përkasin dy parqeve që lidhen pikërisht me kompanitë e Agim Xhindolit.

    Ky është thelbi i vendimmarrjes: Brenda një dite, biznesmeni përfiton dy projekte të mëdha fotovoltaike, një në Lushnje dhe një në Sarandë. Me këto leje, Xhindoli po pozicionohet në krye të listës së biznesmenëve me fuqinë më të madhe të instaluar për parqe fotovoltaike në vend.Leja e parë është marrë nga kompania “3X ENERGY”. Parku fotovoltaik do të ndërtohet në Savër të Lushnjes, në fshatin Savër, njësia administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier.

    Sipas të dhënave të vendimit, projekti do të zhvillohet nga shoqëria “3X ENERGY”, me NIPT M53804401H, dhe do të ketë kapacitet të instaluar 70 MW. Vendndodhja e centralit është përcaktuar në zonën kadastrale 3268.

    Ky është edhe centrali më i madh nga tre projektet e miratuara nga qeveria. Vetëm ky projekt i jep kompanisë së lidhur me Xhindolin një kapacitet prej 70 MW në prodhimin e energjisë nga dielli.

    Leja e dytë lidhet me kompaninë “PARK SOL ENERGY”, në emër të Agim Xhindolit dhe Paqësor Buzit. Ky projekt do të ndërtohet në Sarandë dhe do të ketë fuqi të instaluar 50 MW.Bëhet fjalë për tokën në zonën e Nivicës, për të cilën banorët protestuan, por Bashkia Sarandë nuk i dëgjoi. Përmes manovrave administrative, kjo tokë iu kalua në shërbim biznesmenëve në fjalë, të cilët tashmë janë kthyer në të parapëlqyerit e kryeministrit Rama.

    Sipas vendimit, projekti do të ndërtohet në Sarandë, në zonën kadastrale 2806, nga shoqëria “PARK SOL ENERGY”, me NIPT M24603401S. Centrali fotovoltaik do të ketë kapacitet të instaluar 50 MW dhe do të ngrihet në njësinë administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë.

    Pra, vetëm përmes këtyre dy lejeve, kompanitë e lidhura me Agim Xhindolin marrin të drejtën për të zhvilluar 120 MW kapacitet të instaluar në energjinë diellore. Njëri projekt në Lushnje, me 70 MW, dhe tjetri në Sarandë, me 50 MW.

    Përveç dy lejeve që lidhen me Agim Xhindolin, qeveria miratoi edhe një leje tjetër për park fotovoltaik. Bëhet fjalë për kompaninë “X ONE”, të biznesmenëve Çesk Ivanaj, Ilir Trebicka dhe Ylli Ujka.Ky projekt do të ketë fuqi të instaluar 54 MW dhe do të ndërtohet në Tërpan të Beratit, në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat.

    Edhe ky central fotovoltaik nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Ai ka të njëjtat kushte kryesore: ndërtim dhe vënie në operim brenda 36 muajve, afat operimi 49 vjet, raportim periodik tremujor, sigurim kontrate jo më pak se 5% e vlerës së investimit dhe detyrim për royalty në masën 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike.

    Në total, tre vendimet e qeverisë japin 174 MW kapacitet të instaluar për parqe të reja fotovoltaike. Por pjesa më e madhe e kësaj fuqie, 120 MW, lidhet me dy projekte që çojnë te Agim Xhindoli. /skyweb.al

    Merri 2 parqe fotovoltaike...Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindoli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Aktualitet

    I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.