Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU ndalon subjektin SORI-AL

    Nga InfoNews14.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË- Një grup prej 52 studentësh të Akademisë së Sigurisë ka rënë pre e helmimit për shkak të makaronave të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Kjo është konfirmuar nga analiza e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili ka vendosur të bllokojë aktivitetin e kompanisë së kateringut “SORI-Al”, e drejtuar nga Alma Tafani.

    Sipas AKU-së, nga nëntë mostra të marra për analizë, tetë kanë rezultuar brenda normave të pranueshme, ndërsa një kampion makaronash të gatshme, i marrë nga kuzhina e Akademisë së Sigurisë në Sauk, ka dalë pozitiv për dy bakteret. Akademia ofronte tre vaktet për studentët përmes kateringut nga kompania SORI-Al, administratorja e së cilës është duke u hetuar në gjendje të lirë.

    Përveç kësaj, është vendosur një masë administrative me gjobë prej 1,500,000 lekësh për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme.

    Policia ka arrestuar kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe teknologen e ushqimit Kristjana Plaka nga kompania që siguron ushqimin për Akademinë e Sigurisë, ndërsa një tjetër teknologe ushqimi nga SORI-Al është lënë në gjendje të lirë.

    Njoftimi i AKU

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës dhe informimit publik, njofton se lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë, janë marrë në analizë nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).

    Sipas informacionit nga laboratori i Referencës ISUV, tetë mostra kanë rezultuar brenda normave, ndërsa një kampion i makaronave, produkt i gatshëm, ka dalë jokonform për nivelin e Escherichia coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër e cila është marrë në kuzhinën e akademisë.

    Për këto gjetje, AKU ka ndërmarrë masën e pezullimit të aktivitetit deri në përmbushjen e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

    Në vazhdim, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është zhvilluar prodhimi i këtyre produkteve, janë evidentuar shkelje nga institucionet shëndetësore në raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme në lidhje me higjenën, duke përfshirë kampionët e ruajtura dhe disa pajisje pune.

    AKU ka vendosur gjithashtu të ndalojë aktivitetin e subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.

    Një masë administrative me gjobë prej 1,500,000 lekësh është vendosur gjithashtu për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.

    Kompania është ngarkuar me detyrën për të kryer procedurat e asgjësimit të produkteve të bllokuara që kanë rezultuar jokonform.

    Derisa të mbyllet viti 2025, Sori-Al ka fituar 75 tenderë publikë, me një vlerë totale prej 4.2 miliardë lekësh.

    Lajmi është duke u përditësuar…

    Reklamë
    AKU ndalon subjektin SORI-AL Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026
    Aktualitet

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Aktualitet

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026
    Aktualitet

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Aktualitet

    Greqi/ Shqiptari vret të dashurën dhe më pas veten

    23.08.2026
    Shto një koment

    Comments are closed.

    Të Fundit

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.