Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Trafikoi disa fëmijë për të lypur në Athinë, ekstradohet Mustafa Saliu

    14.05.2026

    Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

    14.05.2026

    Dënim prej 8 vitesh burg për kreun e grupit kriminal që trafikoi 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë

    14.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dënim prej 8 vitesh burg për kreun e grupit kriminal që trafikoi 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë

    By InfoNews14.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Trafikuan 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, GJKKO dënon me 8 vite burg liderin e grupit kriminal

    Njoftimi i plotë

    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka depozituar pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me procedimin nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Luc Melaj, Gëzim Camaj dhe Emanuel Melaj. 2. Gjykimi i kësaj çështjeje u realizua sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Pas përfundimit të procesit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, shpalli vendimin nr. 40, datë 13.05.2026, me rezultatet si më poshtë:

    2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve për qëllime përfitimi” në formën e bashkëpunimit të veçantë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe, sipas neneve 298/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. 1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë si pjesë e grupit kriminal, me dënim prej 6 (gjashtë) vjetësh burgim, bazuar në nene 189/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

    1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” të kryer në përputhje me neni 333a/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. 1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” sipas nenit 298/3 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

    1.4. Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” sipas nenit 245/1, paragrafi i tretë të Kodit Penal, për episodin e datës 27.02.2023, për shkak të zbatimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”. 1.5. Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” sipas nenit 245/1, paragrafi i tretë të Kodit Penal, për episodin e datës 10.10.2023, gjithashtu për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

    1.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenit 278/3 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

    1.7. Në përmbledhje të dënimeve, sipas nenit 55/1 të Kodit Penal, dënimi i të pandehurit Luc Melaj do të jetë një i vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjetësh burgim. 1.8. Duke aplikuar nenin 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i pandehurit do të ulet me 1/3, duke rezultuar në 8 (tetë) vite burgim përfundimtar. 1.9. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga data e ndalimit të tij, datë 22.07.2024, dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Melaj për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në bashkëpunim me Luc Melaj, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim sipas nenit 298/3 të Kodit Penal; 2.1. Dënimi i tij përfundimtar do të jetë 4 (katër) vjet burgim. 2.2. Në përputhje me nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në provë e të pandehurit Emanuel Melaj për një periudhë 3 (tre) vjeçare, me kushtin që gjatë kësaj kohe ai të mos kryejë tjetër vepër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

    2.3. Sipas nenit 60/9 të Kodit Penal, i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta, përveç babait të tij. 2.4. Sipas nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e cila ishte vendosur me vendimin nr. 199, datë 16.09.2025, nga Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Camaj për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në më shumë se një rast (në gjashtë raste), në një rast në bashkëpunim me Luc Melaj, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim sipas nenit 298/3 të Kodit Penal. 3.1. Pushimin e akuzës për të pandehurin Gëzim Camaj për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1, paragrafi i tretë të Kodit Penal, për episodin e datës 13.12.2022, për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

    3.2. Aplicimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij përfundimtar me 4 (katër) vjet burgim. 3.3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në provë e të pandehurit Gëzim Camaj për një periudhë 3 (tre) vjeçare, me kushtin që ai të mos kryejë tjetër vepër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 3.4. Sipas nenit 60/9 të Kodit Penal, i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta.

    3.5. Sipas nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e vendosur me vendimin nr. 469, datë 17.07.2025, nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    4. Pas marrjes së formës së prerë të vendimit, sipas nenit 190/1, gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36/1, gërma “a” të Kodit Penal, do të konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit provat materiale të sekuestruara, përkatësisht: a) 625.000 lekë, 8125 euro, 3.060 dollarë amerikanë dhe 240 dollarë kanadezë, të sekuestruara nga Luc Melaj. b) Automjetet e sekuestruara nga Luc Melaj, përfshirë një Mercedes Benz dhe një Volkswagen Touran, të cilat do të ruhen pranë Drejtorisë së Forcave Operacionale të Policisë. c) Aparate telefonike që u përkasin të pandehurve, duke përfshirë modele të ndryshme Iphone dhe Nokia.

    – 21 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të lënë në ruajtje pranë Drejtorisë Vendore Shkodër, të sekuestruar nga Luc Melaj, do t’i kalojnë entit përkatës si sende të ndaluara në qarkullim. – Në bazë të nenit 190/1, gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale, do të kthehen disa sende të sekuestruara për individë të ndryshëm.

    6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

    lajm në përditësim….

    ——————————-

    Sqarim: Çdo individ prezumohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë së tij me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Trafikoi disa fëmijë për të lypur në Athinë, ekstradohet Mustafa Saliu

    14.05.2026
    Aktualitet

    Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

    14.05.2026
    Aktualitet

    Depërtimi i krimit në institucione? Gazetari italian: Një sasi e madhe parash pastrohen nga grupe shqiptare

    14.05.2026
    Aktualitet

    IMT në gjumë! Pallati pa leje i Mirson 2A, u përfundua që në 2024! Pse po sulmohet policia…

    14.05.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Aktualitet

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    Të Fundit

    Trafikoi disa fëmijë për të lypur në Athinë, ekstradohet Mustafa Saliu

    14.05.2026

    Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

    14.05.2026

    Dënim prej 8 vitesh burg për kreun e grupit kriminal që trafikoi 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë

    14.05.2026

    Depërtimi i krimit në institucione? Gazetari italian: Një sasi e madhe parash pastrohen nga grupe shqiptare

    14.05.2026

    IMT në gjumë! Pallati pa leje i Mirson 2A, u përfundua që në 2024! Pse po sulmohet policia…

    14.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    11.05.2026

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    12.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.