Personi në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, 7 maj, si pasojë e një atentati me armë zjarri në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, Rexhep Ismaili ishte pronar i një karburanti në zonë dhe dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë, duke ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
