Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Philip Morris Albania, zapton tregun e cigareve! Nisin hetimet

    Nga InfoNews06.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Philip Morris Albania, zapton tregun e cigareve! Nisin hetimet

    Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve.

    Në kuadër të monitorimit të tregut, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi importet e realizuara sipas subjekteve importuese për cigaret me kodet doganore përkatëse, për periudhën janar 2021 – dhjetor 2025.

    Nga ky informacion, për produktet cigare dhe cigaret elektronike pa djegie rezultoi se tregu i importit të cigareve karakterizohet nga një nivel i lartë përqendrimi, ku ndërmarrja Philip Morris Albania zotëronte në vitin 2025 një pjesë tregu prej 57.96% në segmentin e cigareve tradicionale (FMC) dhe 97.74% në segmentin e cigareve elektronike.

    Pjesa e tregut e kësaj ndërmarrjeje paraqitet në nivele të larta dhe në rritje progresive gjatë periudhës së analizuar, pa evidentuar luhatje domethënëse që do të tregonin presion të ndjeshëm konkurrues nga ndërmarrjet e tjera.

    Ndërkohë, në Shqipëri ekziston prodhim vendas i duhanit. Sipas INSTAT, në vitin 2024 llogaritet se janë mbjellë 907 hektarë me duhan dhe janë prodhuar 1861 tonë duhan.

    Për sa i përket prodhimit të cigareve, në Shqipëri prodhimi, nëse ekziston, ai është i papërfillshëm dhe informal. Marka e vetme e regjistruar në Shqipëri është DS (Durrësi Special), e cila funksionin vetëm si markë tregtare dhe prodhohet jashtë vendit.

    Nga analiza e konkurrencës, ka rezultuar se tregu operon në një regjim të veçantë fiskal dhe rregullator, i karakterizuar nga nivel i lartë i akcizës, i përcaktuar në mënyrë progresive për periudhën 2022–2026; aplikimi i TVSH-së mbi çmimin e shitjes me pakicë; kontroll i posaçëm fiskal për mallrat me akcizë, përfshirë detyrimin për pullën e akcizës; ndalimi i reklamimit dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit; përcaktimi dhe deklarimi i detyrueshëm i çmimit maksimal të shitjes me pakicë nga furnizuesi kryesor.

    Sipas Autoritetit të Konkurrencës, këta faktorë përbëjnë barriera të konsiderueshme hyrjeje për ndërmarrje të reja dhe kufizojnë strukturën konkurruese të tregut. Në këto kushte, konkurrenca zhvillohet kryesisht ndërmjet furnizuesve kryesorë (importuesve), ndërsa distributorët dhe njësitë e shitjes me pakicë nuk kanë hapësirë reale për konkurrencë në çmim, pasi çmimi maksimal i shitjes me pakicë përcaktohet dhe kontrollohet nga furnizuesi kryesor.

    Regjimi i çmimit maksimal të shitjes me pakicë përqendron kontrollin e çmimit në nivelin e furnizuesit kryesor, duke i dhënë këtij të fundit ndikim të drejtpërdrejtë mbi çmimin final në treg.

    Duke marrë në konsideratë pjesën e konsiderueshme dhe në rritje të tregut të zotëruar nga një ndërmarrje e vetme, barrierat e larta hyrëse të krijuara nga regjimi fiskal dhe rregullator, centralizimin e përcaktimit të çmimit përmes mekanizmit të çmimit maksimal të shitjes me pakicë, si dhe rëndësinë ekonomike dhe fiskale të tregut të cigareve, vlerësohet i nevojshëm një verifikim i plotë i strukturës së tregut dhe i sjelljes së ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar nëse këto sjellje mund të përbëjnë shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 27 mars 2026.

    Philip Morris Albania zabton tregun e cigareve! Nisin hetimet
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.