Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “680 mijë euro dua…”! Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari me Korrospodencë Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

    Nga InfoNews06.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “500 mijë euro dua…”! Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari me Korrospodencë Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

    TIRANË- Një letër e çuditshme, e paprecedentë më parë, është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online. Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja. Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”.

    Historia është kjo: Dionis Teqja, një biznesmen i njohur, jo fort për mirë kohët e fundit, është paditur nga ortakët e tij në gjykatë. Procesi gjyqësor nuk zhvillohet, pasi Teqja nuk paraqitet. Gjykata detyrohet të afishojë shpalljen për të paditurin. Gazetarët që ndjekin informacionet nga gjykata e shohin këtë shpallje dhe raportojnë lajmin. Ai përhapet shpejt me tituj pak a shumë të ngjashëm: “Shpallet në kërkim biznesmeni Teqja”.

    Profesionalisht, dikush mund të argumentojë se titulli është abuziv. Por, përpara se ta bëjë këtë, duhet të gjejë termin e saktë juridik për shpalljen e gjykatës. Ky është një debat profesional, që nuk prek vërtetësinë e lajmit dhe aq më pak nuk mund ta rrëzojë atë.

    Nga pikëpamja ligjore, askush nuk mund të guxojë ta konsiderojë lajmin të pavërtetë. Aq më tepër një gjyqtar, i cili nuk mund as ta mendojë të hedhë poshtë një lajm që është afishuar nga vetë gjykata ku ai punon. Dhe një biznesmen duhet të jetë tejet i pacipë që, ndërsa injoron gjykatën në procesin ku është i paditur, gjen derën e saj kur kërkon të padisë mediat.

    Këtu lindin disa probleme serioze. I pari dhe më thelbësori lidhet me lirinë e medias. A mund të ndodhë që një lajm të hiqet nga të gjitha mediat me vendim gjykate, jo sepse është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”? Çfarë do të ndodhte nëse precedenti i Flamur Kapllanit do të kthehej në normë? A do të ekzistonin më lajmet, apo do të hiqeshin të gjitha me “sigurim padie”? Nëse nesër ndodh një vrasje dhe autori dërgon avokatin në gjykatë për të bllokuar çdo raportim mediatik, çfarë mbetet nga e drejta e publikut për t’u informuar?

    Për të parën nuk jemi palë. Por për të dytën e dimë shumë mirë pse nuk ka sjellë përgënjeshtrim dhe pse ka zgjedhur të përdorë Flamurin e shkretë si polic mediatik./Marre nga Zeri

    Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për

    Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat përPrecedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për

     

    “500 mijë euro dua…”! Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari me Korrospodencë Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas Dionis Teqja Flamur Kapllani
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.