Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Antidroga zbarkon në Elbasan, 18 persona në shënjestër

    02.05.2026

    Reklamoi 200 mijë euro orën në TikTok, ia grabisin në Paskuqan

    02.05.2026

    25 milion euro për 2 muaj, Baron i energjisë, pa zyrë! Lidhjet e Marin Gjonajt me pushtetin në Kosovë

    01.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Sekuestrohet EURO BETON 2005

    Nga InfoNews01.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestrohet EURO BETON 2005

    Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekustrimin si aset kriminal të kompanisë EURO – BETON 2005 shpk, e cila rezulton e përfshirë në pastrim parash, skema mashtrimi dhe fshehje të të ardhurave.

    Sekuestrohet “EURO BETON 2005” e mafiozëve Telesca dhe e Bujar

    E skeduar si ‘betonieria’ kryesore në Tiranë e pastrimit të parave të drogës, korrupsionit dhe skemave mashtruese, vendimi për sekustrimin e kompanisë EURO – BETON 2005 është marrë në 24 prill 2026.

    Sekuestrohet “EURO BETON 2005” e mafiozëve Telesca dhe e Bujar

    Prokuroria e Tiranës nisi një hetim dismujor për aktivitetin e dyshuar kriminal të kompanisë Euro Beton 2005 pas sinjalizimit nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnere.

    Hetimi ka zbuluar pastrimin e dhjetëra milionë eurove, një skemë disavjeçare mashtrimi, evazion fiskal etj., vepra penale të kryera nga një grup i dyshuar kriminal, por që megjithatë dosja nuk është referuar për komptencë në SPAK.Edhe pse pronarët e kompanisë rezultojnë mbulesë e parave të grupeve të rrezikshme kriminale, SPAK është mbajtur larg kësaj dosje. Jo vetëm kaq.

    Por, edhe lajmi i sekuestrimit nuk është bërë publik, ndërsa drejtuesit e kompanisë jo vetëm që i kanë shpëtuar arrestimit, por vijojnë aktivitetin kriminal, sidomos duke mashtruar biznesmenë të ndryshëm.

    Sekuestrohet “EURO BETON 2005” e mafiozëve Telesca dhe e Bujar

    Pas kompanisë Euro Beton 2005 qëndrojnë italianët Pietro Telesca dhe Giovanni Battista Telesca (Giovanni i Euro Beton), i njohur si një prej mashtruesve më të famshëm në Tiranë.

    Giovanni Battista Telesca rezulton nga hetimi se ka mashtruar një numër biznesmenësh në Tiranë, duke u zhvatur miliona euro, ndërsa është personazhi kyç që mban lidhjet me grupet kriminale për pastrimin e parave në ndërtim.Ortakët shqiptarë janë Arjan Ormenaj dhe Bujar Gazheli, ky i fundit përfitues i dhjetëra milionë euro para publike në shëndetësi, përmes kompanisë kompaninë Albanian Medical Distributor (AMD), derivat i një kompanie të dyshimtë italiane.

    Ndërkaq, Arjan Ormenaj është skeduar si personazhi kyç që pastron paratë grupit kriminal Çopja, i goditur nga SPAK. Nga verifikimet rezulton se kompanitë ‘Elba Beton” dhe “Elba Import”, të themeluara nga anëtari i grupit kriminal Çopja, Arben Lamçja alias Dobrova, rezultojnë se kanë kaluar në emrin e biznesmenit Arjan Ormenaj.

    Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arjan Ormenaj, i cili sot është edhe administrator i të dyjave kompanive, dyshohet se mbulonte kompanitë e Arben Lamçes, me të cilat pastroheshin paratë e veprimtarisë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine dhe vrasje me pagesë.

    Kompanitë ‘Elba Beton” dhe “Elba Import”, sot në emrin e Arjan Ormenaj rezulton se kanë qarkulluar dhjetëra miliona euro, para të dyshuara se janë injektuara në këto kompani nga aktiviteti kriminal.Arjan Ormenaj menaxhon një kartel kompanish me veprimtari të dyshimtë, ndërsa posedon në emrin e tij restorante, lokale, apartamente dhe biznese dhjetëra milionë euro nga Elbasani në Tiranë.

    Arjan Ormenaj nuk është biznesmeni i vetëm i cili dyshohet se mbulon pasuritë dhe bizneset e grupit kriminal Çopja.

    Grupi kriminal për vite me radhë ka arritur të rekrutojë gjyqtarë, policë, prokurorë etj., duke blerë drejtësinë dhe duke i shpëtuar veprimit të ligjit. / Marrë nga “Prapaskena“

    Sekuestrohet EURO BETON 2005
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Antidroga zbarkon në Elbasan, 18 persona në shënjestër

    02.05.2026
    Aktualitet

    Reklamoi 200 mijë euro orën në TikTok, ia grabisin në Paskuqan

    02.05.2026
    Aktualitet

    25 milion euro për 2 muaj, Baron i energjisë, pa zyrë! Lidhjet e Marin Gjonajt me pushtetin në Kosovë

    01.05.2026
    Aktualitet

    48 jetë të humbura në 2025, siguria në punë mbetet zero

    01.05.2026
    Aktualitet

    481 netë nën vëzhgim! Rama e dinte të pastrehë, si e zbuloi SPAK apartamentin e Linda Karçanajt

    01.05.2026
    Aktualitet

    Sokol Sadiku ndërtoi banesë sipër pallatit, policia e arreston

    01.05.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Antidroga zbarkon në Elbasan, 18 persona në shënjestër

    02.05.2026

    Reklamoi 200 mijë euro orën në TikTok, ia grabisin në Paskuqan

    02.05.2026

    25 milion euro për 2 muaj, Baron i energjisë, pa zyrë! Lidhjet e Marin Gjonajt me pushtetin në Kosovë

    01.05.2026

    Sekuestrohet EURO BETON 2005

    01.05.2026

    48 jetë të humbura në 2025, siguria në punë mbetet zero

    01.05.2026
    Më të lexuarat

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

    Nga InfoNews29.04.20260

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar…

    25 milion euro për 2 muaj, Baron i energjisë, pa zyrë! Lidhjet e Marin Gjonajt me pushtetin në Kosovë

    01.05.2026

    Burgjet shkunden me themele! Mbi 10 aksione për 1 muaj, qindra thika, telefona e mjete të ndaluara

    30.04.2026

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    30.04.2026

    Aksioni kundër Call Center mashtrues në Tiranë, EUROPOL: Ja çfarë u gjet

    29.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.