Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Zyra e hapur në Beograd dhe e kyçur në Prishtinë! Hetimi për ETMT të Marin Gjonaj, reagon Prokuroria Speciale

    29.04.2026

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

    29.04.2026

    Aksioni kundër Call Center mashtrues në Tiranë, EUROPOL: Ja çfarë u gjet

    29.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    LISTA/ Nuk ndalen ndryshimet në polici

    Nga InfoNews29.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    LISTA/ Nuk ndalen ndryshimet në polici

    Kupola e Policisë së Shtetit u është nënshtruar ndryshimeve të reja.

    Florjan Rrasa është emëruar drejtor për Krimin Ekonomik. Taulant Gjoka është vendosur zëvendësdrejtor Rendi në Policinë e Fierit.

    Këto ndryshime vijnë pas disa ndryshimeve të mëparshme të ndodhura në radhët e ‘Bluve’, pas marrjes së detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita.

    As 1 muaj në krye, Skënder Hita rifreskon një pjesë të mirë të strukturave në drejtoritë e policive vendore. Sipas ligjit të Policisë së Shtetit, emërimet e drejtuesve bëhen me konkurs, por në këtë rast, Hita ka zgjedhur të veprojë përmes të komanduarve të përkohshëm.

    Vendin që la bosh në Fier, kryepolici ia besoi Erion Ahmetit. Disa muaj më parë ai u largua nga drejtimi i Korçës, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë Rrugore. Shef të Komisariatit në Fier, Hita zgjodhi të dërgojë Gerald Toskën.

    Në mesin e ndryshimeve në kupolën e bluve, surprizë vjen ndryshimi me firmë të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai caktoi në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Klevis Qosen, ish drejtor i Burgjeve i cili u lirua nga detyra në fillim të këtij muaji. Eduard Merkaj lë AMP-në pasi e drejtoi më shumë se gjysmë viti.

    Një sërë ndryshimesh nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, vijnë edhe në nivele zëvendësish.

    Lajmi se do të lëvizë, nga zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit, shef rendi në Përmet, Krenar Guçen, e gjeti në gjyq. Ai u thirr si dëshmitar në procesin “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme, pasi fotoja e tij është gjetur në telefonin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

    Në Tiranë zv/drejtor për hetimin e krimit emërohet Oliger Torba, ndërsa në të njëjtin pozicion në Shkodër u emërua Petrit Halo.

    Islor Islami, drejtori i dorëhequr pak ditë më parë nga Policia e Lezhës pasi u zbuluan disa kazino të jashtëligjshme, transferohet në Drejtori të Përgjithshme, shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar.

    Një ditë më parë, Hita emëroi në krye të Operacionales, Alban ndërsa në vend të tij te Antiterrori – emëroi ish-drejtorin e Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ndryshimet në Policinë e Shtetit pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

    Emërimet e reja:
    Erion Ahmeti – Komandohet Drejtor i Policisë Fier
    Andi Banushi – Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
    Krenar Guçe – Shef Rendi në Përmet
    Gerald Toska – Shef i Komisariatit Fier
    Dritan Muça – Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
    Dritan Malaj – Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
    Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
    Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
    Islor Islami – Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
    Erdit Rreçeku – Shef Komisariati Peqin
    Lusjan Zeqaj – Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
    Ermal Zaimi – Komandant i Linjave të Trafikut Urban
    Jetnor Shira – Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë

    Andi Banushi - Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan Arben Nasufi - Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë Dritan Malaj - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat Dritan Muça - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë Erdit Rreçeku - Shef Komisariati Peqin Erion Ahmeti - Komandohet Drejtor i Policisë Fier Ermal Zaimi - Komandant i Linjave të Trafikut Urban Gerald Toska - Shef i Komisariatit Fier Islor Islami - Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH) Jetnor Shira - Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiran Krenar Guçe - Shef Rendi në Përmet LISTA/ Nuk ndalen ndryshimet në polici Lusjan Zeqaj - Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë Petrit Halo - Zëvendësdrejtor në Shkodër
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Zyra e hapur në Beograd dhe e kyçur në Prishtinë! Hetimi për ETMT të Marin Gjonaj, reagon Prokuroria Speciale

    29.04.2026
    Aktualitet

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

    29.04.2026
    Aktualitet

    Aksioni kundër Call Center mashtrues në Tiranë, EUROPOL: Ja çfarë u gjet

    29.04.2026
    Aktualitet

    Kërcënohet gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka

    29.04.2026
    Aktualitet

    Dosja ‘Balluku’/ Sekuestrohen celularë e dokumente

    29.04.2026
    Aktualitet

    Pastrimi i parave në Shqipëri arriti rekord

    29.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Zyra e hapur në Beograd dhe e kyçur në Prishtinë! Hetimi për ETMT të Marin Gjonaj, reagon Prokuroria Speciale

    29.04.2026

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

    29.04.2026

    Aksioni kundër Call Center mashtrues në Tiranë, EUROPOL: Ja çfarë u gjet

    29.04.2026

    Kërcënohet gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka

    29.04.2026

    Dosja ‘Balluku’/ Sekuestrohen celularë e dokumente

    29.04.2026
    Më të lexuarat

    Call Center/ Arrestohen dy mashtruesit Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj

    Nga InfoNews25.04.20260

    Një tjetër Call Center ku kryeheshin mashtrime online është zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar…

    Plagosja në Kurbin/ Shpallet në kërkim Fation Staka, e pëson edhe mjeku roje

    25.04.2026

    Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës? Dy aksidente me vdekje dhe 8 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    25.04.2026

    U ekstradua nga Franca! Ja kush është Alban Skonja

    24.04.2026

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

    29.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.