Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Me dokumente! Kush i hëngri 2.5 ton salçiçe të prishura Wudy te SPAR Albania?

    26.04.2026

    KLSH jep Alarmin! Si u zhdukën 2.5 ton produkte Wudy dhe roli i Spar Albania

    26.04.2026

    Alarm Kombëtar: 2.5 ton produkte të Kontaminuara Wudy! Misteri te SPAR Albania

    26.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Me dokumente! Kush i hëngri 2.5 ton salçiçe të prishura Wudy te SPAR Albania?

    Nga InfoNews26.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Me dokumente! Kush i hëngri 2.5 ton salçiçe të prishura Wudy te SPAR Albania?

    Një rast i rëndë me pasoja potenciale për shëndetin publik është evidentuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku rezulton se mbi 2.5 ton salçiçe të kontaminuara “Wudy” nuk kanë asnjë gjurmë dokumentare për asgjësimin e tyre, duke ngritur dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të produkteve ushqimore në treg.

    Sipas dokumentit të auditimit dhe burimeve të Ora News, bëhet fjalë për një sasi totale prej 8,852 kg produkte mishi të kontaminuara, të cilat duhej të asgjësoheshin sipas procedurave ligjore.

    Megjithatë, në landfillin e autorizuar rezulton të jenë depozituar vetëm 6,280 kg, ndërsa diferenca prej 2,572.2 kg nuk figuron në asnjë dokument zyrtar.

    Raporti e cilëson këtë si mungesë të plotë të gjurmueshmërisë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që kjo sasi është asgjësuar realisht. Në të njëjtën kohë, dokumenti nënvizon se nuk ekzistojnë të dhëna mbi metodën e asgjësimit, autorizimin institucional përkatës apo procedurat e ndjekura, duke e bërë të pamundur verifikimin e fatit të këtyre produkteve.

    Raporti i KLSH
    Raporti i KLSH
    Sipas të dhënave të auditimit, produkti në fjalë është salçiçe “Wudy”, e kontaminuar me bakterin Listeria ST155, e importuar nga Italia dhe e tregtuar për konsum në popullatë në një sasi që arrin në 328,829 kg. Kjo e zgjeron ndjeshëm përmasën e problemit dhe rrit rrezikun potencial për konsumatorët.

    Burime mediatike e lidhin këtë rast me subjektin “SPAR Albania”, i cili sipas këtyre burimeve kishte detyrimin për menaxhimin dhe asgjësimin e produkteve të kontaminuara. Megjithatë, në raportin zyrtar të KLSH subjekti përmendet i anonimizuar si “Shoqëria S A”, pa u identifikuar publikisht.

    Auditimi evidenton gjithashtu një tjetër problem serioz: mungesën e dokumentacionit për dezinfektimin e ambienteve ku janë mbajtur produktet e kontaminuara. Nuk ka prova për pastrimin, trajtimin apo analizat që konfirmojnë eliminimin e ndotjes, çka shton rrezikun për përhapjen e kontaminimit në produkte të tjera ushqimore.

    Në të njëjtën kohë, raporti konstaton se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për rrezikun që paraqesin këto produkte, pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një bakter të rrezikshëm për shëndetin publik.

    KLSH e konsideron këtë situatë si shkelje të rëndë të ligjit “Për ushqimin” dhe kërkon nisjen e një hetimi administrativ për të përcaktuar përgjegjësit dhe për të verifikuar nëse kjo sasi është rikthyer në treg.

    Raporti i KLSH pas kontrollit te AKU

    Mungesa e gjurmueshmërisë për një sasi kaq të madhe produktesh të kontaminuara lë të hapur skenarin më shqetësues: që këto produkte mund të kenë dalë jashtë çdo kontrolli institucional dhe potencialisht të jenë konsumuar nga qytetarët.

    Ky rast rikthen në qendër të vëmendjes dobësitë në sistemin e sigurisë ushqimore në vend dhe ngre pikëpyetje të forta mbi kontrollin real të zinxhirit nga importi deri te asgjësimi i produkteve të rrezikshme.

    Me dokumente! Kush i hëngri 2.5 ton salçiçe të prishura Wudy te SPAR Albania? salcice Wudy Spar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    KLSH jep Alarmin! Si u zhdukën 2.5 ton produkte Wudy dhe roli i Spar Albania

    26.04.2026
    Aktualitet

    Alarm Kombëtar: 2.5 ton produkte të Kontaminuara Wudy! Misteri te SPAR Albania

    26.04.2026
    Aktualitet

    U vra në Lezhë, e shkuara e errët e Kreshnik Mujecit

    26.04.2026
    Aktualitet

    Plas arma në Lezhë, dyshohet për viktima

    26.04.2026
    Aktualitet

    Alarm për bombë në QTU, nxirren jashtë të gjithë njerëzit

    26.04.2026
    Aktualitet

    E larë në flori, por e zhytur në borxh! Bllokohet Amadeus Palace

    25.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Me dokumente! Kush i hëngri 2.5 ton salçiçe të prishura Wudy te SPAR Albania?

    26.04.2026

    KLSH jep Alarmin! Si u zhdukën 2.5 ton produkte Wudy dhe roli i Spar Albania

    26.04.2026

    Alarm Kombëtar: 2.5 ton produkte të Kontaminuara Wudy! Misteri te SPAR Albania

    26.04.2026

    U vra në Lezhë, e shkuara e errët e Kreshnik Mujecit

    26.04.2026

    Plas arma në Lezhë, dyshohet për viktima

    26.04.2026
    Më të lexuarat

    Call Center/ Arrestohen dy mashtruesit Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj

    Nga InfoNews25.04.20260

    Një tjetër Call Center ku kryeheshin mashtrime online është zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar…

    Kush ikën dhe kush vjen! Furtunë në Policinë e Shtetit, ndryshime në disa drejtori kyçe

    22.04.2026

    Plagosja në Kurbin/ Shpallet në kërkim Fation Staka, e pëson edhe mjeku roje

    25.04.2026

    Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës? Dy aksidente me vdekje dhe 8 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    25.04.2026

    U ekstradua nga Franca! Ja kush është Alban Skonja

    24.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.