Si i pastroi Ermal Beqiri paratë me vila në Green Coast dhe Rolling Hills të Samir Mane
Prokuroria e Posaçme njoftoi mbrëmjen e sotme për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e “AKSHI-it”. Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.
Biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili po ashtu është në kërkim, i janë sekuestruar nga SPAK 5 pasuri të paluajsthme si dhe: mjet lundrues Yacht “Skyfall”; subjektet “Soft & Solutions” sh.p.k dhe “H” sh.p.k.; biznes në rrugën “Çerçiz Topulli” dhe automjete e motomjete. Biznesmeni e ka vendosur jahtin ‘Predator 50 Skyfall’ me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”. Në sy bien edhe trualli në resortin “Green Coast” dhe vila luksoze në “Rolling Hills” te ndertuara nga biznesmeni Samir Mane.
Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin “EA Solution”, një automjet luksoz dhe disa llogari bankare. Vetë Agasi ndodhet në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej disa muajsh.
Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri u sekuestruan:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
