Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    Nga InfoNews19.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    Në fillim të këtij viti, Bashkia Himarë nisi procedurat për ngritjen e “Himara Invest”, një shpk që sipas relacioneve zyrtare do të menaxhonte pronat e bashkisë dhe do të gjeneronte të ardhura prej tyre.

    Por, siç raportoi më herët Skyweb.al, paralelisht me këtë nismë u artikulua edhe një skemë më e gjerë që synonte marrjen nën kontroll të pronave problematike apo në konflikt dhe orientimin e tyre drejt interesave të caktuara.

    Reagimet publike e detyruan këtë projekt të tërhiqej përkohësisht, por zhvillimet e fundit tregojnë se qasja ndaj pronave të florinjta në Himarë nuk ka ndryshuar.

    Përkundrazi, ajo duket se po kalon në një fazë të re, përmes një tenderi që i hap rrugë përfshirjes së një subjekti privat në një proces thelbësor si regjistrimi dhe sistemimi i pronave, i cili në fakt i takon shtetit, por Vangjel Tavo po bën një shpikje, e cila duket mire se ku pritet ta nxjerrë kokën.
    Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, Bashkia Himarë ka shpallur një tender me fond limit 50 milionë lekë pa TVSH, me objekt “menaxhimi i pronave për disa fshatra”.

    Por siç ka verifikuar redaksia, përmbajtja reale e kontratës shkon shumë përtej këtij formulimi të përgjithshëm.

    Një kompani private do të marrë përsipër regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, përfshirë krijimin e hartave kadastrale, përpunimin e dokumentacionit pronësor, verifikimet në terren dhe ndërtimin e një baze të dhënash për mbi 7300 pasuri në zona si Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat, Pilur dhe Himarë. Në fund të procesit do të jetë pikërisht procedura e kryer nga privati (jo shteti) që do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo në pronat e Himarës.

    Në praktikë, kjo do të thotë se një kompani private do të ketë në dorë një pjesë kyçe të procesit që përcakton kush është pronar, dhe ku janë kufijtë.

    Ky është një guxim i madh në fakt në raport me ligjin dhe të drejtën zakonore.

    Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacion se situata aktuale është problematike dhe e paqartë.
    “Problematikat që kanë qytetarët me pasuritë e paluajtshme… duhet të lidhen me kartelat dhe hartat që ndodhen në DVASHK”, thuhet në dokument, duke pranuar në thelb mungesën e një sistemi të saktë dhe të unifikuar.

    Po ashtu, një tjetër problem i rëndësishëm i evidentuar është:
    “Një nga problematikat që kemi në bashki është mospërputhja e fshatit me zonën kadastrale… për shumë familje tokat janë regjistruar në më shumë se një zonë kadastrale.”

    Por ky është minimumi pasi në zonën e Himarës aktualisht ka mjaft prona të zaptuara nga njerëz të “hựaj” për zonën, të cilët do të shfrytëzojnë pikërisht këtë lëvizje të mirëmenduar nga Bashkia për të zhvatur pronat e banorëve të zonës.

    Këto probleme, të kombinuara me faktin që bashkia pranon mungesë kapacitetesh teknike dhe njerëzore, janë përdorur si argument për t’ia deleguar procesin një subjekti privat.

    Por pikërisht këtu lind edhe dyshimi kryesor.

    Sepse në një territor si Himara, ku pronat janë ndër çështjet më të ndjeshme dhe më të kontestuara, kalimi i një procesi të tillë në duar private krijon një hapësirë të madhe për interpretim, ndikim dhe potencialisht zhvatje.

    Në këtë kontekst, përfshirja e Bashkisë Himarë nën drejtimin e Vangjel Tavos nuk mund të shihet si neutrale, por palë dhe në shërbim të zhvatësve.

    Jo vetëm për shkak të precedentëve të mëparshëm, por edhe për faktin se vetë struktura e këtij tenderi krijon një mekanizëm ku kontrolli real mbi procesin mund të zhvendoset nga institucionet publike te aktorë privatë.

    Mënyra se si është ndërtuar kjo kontratë dhe momenti kur po zbatohet, ngrenë pikëpyetje serioze nëse kemi të bëjmë thjesht me një reformë administrative apo me një tjetër përpjekje për të vendosur kontroll mbi një nga asetet më të rëndësishme të zonës: Tokën, në një kontekst kur edhe kryetari i Bashkisë ka precedentë të ngjashëm me pronat në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.

    kompania do të caktojë se kush është pronar Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.