Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kruja plotë me drogë, zbulohen 100 parcela

    24.06.2026

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    Nga InfoNews17.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë
    Gjykata e Posaçme vendosi të premten më 17 prill deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për veprën penale të pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, duke e dënuar atë me një gjobë prej 100 mijë lekësh.

    Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Rudina Palloj, gjoba duhet të paguhet brenda gjashtë muajve nga momenti që vendimi merr formë të prerë.

    SPAK kërkoi dënimin e Spahisë me 700 mijë lekë gjobë, ndërsa ky i fundit e ka kundërshtuar akuzën si te pabazuar dhe e ka cilësuar padinë si të ngritur politikisht.

    SPAK e akuzoi Spahinë se, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasin M.M dhe ka emëruar në këtë detyrë shtetasin A.B.

    I larguari nga detyra ka ushtruar padi në gjykatë, që e ka pranuar kërkesën e tij dhe po ashtu ka vendosur pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia për emërimin e administratorit të ri, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata lidhur me këtë çështje.

    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Spahia, megjithëse ka qenë në dijeni të vendimit të gjykatës që ishte i qartë dhe i ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershme, e ka anashkaluar këtë urdhërim gjyqësor. Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Këto veprime u konsideruan prej prokurorisë se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kruja plotë me drogë, zbulohen 100 parcela

    24.06.2026
    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kruja plotë me drogë, zbulohen 100 parcela

    24.06.2026

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    Nga Tirana në Fier! Ja shefat e rinjë të Komisariateve

    18.06.2026

    Horoskopi i Ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot?

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.