Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush u arrestua për Call Center në Tiranë

    14.04.2026

    Mbi 100 telefona të sekuestruar! Thasë me lekë duke mashtruar…por bosët e Call Center ikin sërish!

    13.04.2026

    EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morinaj rrisin fitimin dhe ulin dëmshpërblimet

    13.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Himara e mëkateve! Vangjel Tavo hap tendera për salçiçe pule, tallava dhe cirk në qiell

    Nga InfoNews09.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Himara e mëkateve! Vangjel Tavo hap tendera për salçiçe pule, tallava dhe cirk në qiell

    Vangjel Tavo ka nisur sezonin e tenderëve në Bashkinë Himarë, nën argumentin e përgatitjes për çeljen e sezonit turistik në jug të vendit. Siç do të shpjegojmë më poshtë bazuar në dokumentet që ka konsultuar skyweb.al, bëhet fjalë për një seri aktivitetesh festive, që mbështeten me fonde publike të konsiderueshme dhe që rikthejnë një model të njohur të shpenzimit të parave të taksapaguesve për tarafin e kryetarëve.

    Pas precedentit të vitit të kaluar, ku aktivitete të ngjashme për çeljen e sezonit u shoqëruan me kontrata të majme, dhënë prodhuesve të patateve nga Velçani i Pogradecit që përfituan rreth 120 milion lekë për organizime me karakter më shumë argëtues sesa turistik, këtë vit skema duket se po përsëritet.Në total, vetëm për tre tenderët e parë të këtij sezoni, Bashkia Himarë ka vënë në dispozicion rreth 24 milion lekë me TVSH, të shpërndara në aktivitete të përkohshme, pa asnjë investim të qëndrueshëm.

    Sìç ka parë skyweb.al, tenderi i parë është hapur tashmë dhe ka si objekt “Organizim aktiviteti Dron Art”, një shfaqje ajrore me dronë në kuadër të festës së Pashkëve. Fondi limit për këtë aktivitet është 3,333,333 lekë pa TVSH, që shkon në rreth 4 milion lekë me TVSH.

    Sipas dokumenteve të tenderit, aktiviteti konsiston në një spektakël ajror me të paktën 400 dronë, të sinkronizuar me muzikë dhe me një kohëzgjatje prej vetëm 10 deri në 15 minutash.Kjo do të thotë se miliona lekë publike do të përdoren për një event të shkurtër vizual, pa ndikim afatgjatë dhe pa asnjë investim të qëndrueshëm për zonën.

    Në thelb, bëhet fjalë për një aktivitet simbolik, që synon më shumë efekt vizual dhe propagandistik sesa zhvillim real turistik, ndërsa kërkesat teknike dhe specifikimet e detajuara sugjerojnë një tender të strukturuar në mënyrë që kufizon konkurrencën.

    Në të njëjtën linjë, tenderi i dytë për organizimin e çeljes së sezonit turistik parashikon një fond prej 9,800,000 lekë pa TVSH, ose rreth 12 milion lekë me TVSH. Edhe pse prezantohet si një festival i gjerë me muzikë, sport dhe kulturë, thelbi i tij është i përqendruar te panairet dhe ushqimi në rrugë, demonstrimet e gatimit dhe përfshirja e operatorëve privatë.

    Në praktikë, ky tender krijon një mekanizëm të drejtpërdrejtë për shpërndarjen e fondeve publike drejt bizneseve pjesëmarrëse, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë konsumimi salcicesh, makaronash e patatesh të skuqura.

    Fituesi i tenderi në fjalë dyshohet se është paracaktuar sipas argumenteve që i janë paraqitur KPP-së për procedurën në fjalë, të cilën do ta trajtojmë në një raportim tjetër.

    Ky model është i njohur. Një vit më parë, tenderi për të njëjtin aktivitet përfundoi në duart e një bashkimi kompanish ku përfshihej edhe një shoqëri bujqësore nga Velçani i Pogradecit, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e farës së patates.

    Tenderi u fitua me 99.9% të fondit limit dhe u shënua me “flamur të kuq” për mungesë gare reale, ndërsa përfitues rezultuan subjekte pa profil të drejtpërdrejtë në organizimin e eventeve, lidhje e njerëzve pranë kryetarit. Në këtë sfond, struktura e tenderit të këtij viti duket se ndjek të njëjtën logjikë, duke krijuar hapësira për përfitues të përzgjedhur përmes aktiviteteve të shpërndara dhe të vështira për t’u monitoruar në mënyrë të qartë duke përsëritur skemën e vjetshme.

    Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë kostot janë zgjeruar edhe më tej përmes një tenderi të tretë, me objekt “Shërbime mbështetëse për aktivitetin”, me një fond prej 6,866,667 lekë pa TVSH, ose rreth 8.2 milion lekë me TVSH.

    Ky tender nuk lidhet me aktivitete konkrete për publikun, por me gjithë mekanizmin që i shoqëron ato: skena, pajisje audio dhe video, prodhim përmbajtjeje, promovim, rrjete sociale dhe materiale promocionale.

    Pra, përveç parave për spektaklin dhe për ushqimin, shtohen edhe miliona lekë të tjera për ta prodhuar dhe shpërndarë imazhin e këtij aktiviteti.

    Në total, rreth 24 milion lekë me TVSH shpenzohen për një event 3-ditor, ku përfshihet një spektakël 15-minutësh me dronë, panaire ushqimi dhe një paketë e plotë propagandistike.

    Në këtë panoramë, mbetet e paqartë nëse këto fonde po përdoren për të ndërtuar një ofertë turistike të qëndrueshme për Himarën, apo për të përsëritur një model shpenzimesh afatshkurtra, ku përfitimet reale mbeten të përqendruara te një rreth i kufizuar operatorësh me lidhje me kryetarin.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush u arrestua për Call Center në Tiranë

    14.04.2026
    Aktualitet

    Mbi 100 telefona të sekuestruar! Thasë me lekë duke mashtruar…por bosët e Call Center ikin sërish!

    13.04.2026
    Aktualitet

    EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morinaj rrisin fitimin dhe ulin dëmshpërblimet

    13.04.2026
    Aktualitet

    “Ka bërë leke, ka vjedhur me Call Center…”/ Si u mor peng Florian Sula nga Jurgen, Kevin e Hysen Neza

    13.04.2026
    Aktualitet

    Vartësi i Amant Josifit? Kush është Florian Sula bosi i Call Center që u mor peng, nami me mashtrime

    13.04.2026
    Aktualitet

    1 mln euro, SPAK merr të pandehur 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë!

    13.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush u arrestua për Call Center në Tiranë

    14.04.2026

    Mbi 100 telefona të sekuestruar! Thasë me lekë duke mashtruar…por bosët e Call Center ikin sërish!

    13.04.2026

    EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morinaj rrisin fitimin dhe ulin dëmshpërblimet

    13.04.2026

    “Ka bërë leke, ka vjedhur me Call Center…”/ Si u mor peng Florian Sula nga Jurgen, Kevin e Hysen Neza

    13.04.2026

    Vartësi i Amant Josifit? Kush është Florian Sula bosi i Call Center që u mor peng, nami me mashtrime

    13.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026

    Për pak ditë bëhej baba, 31-vjeçari humb jetën tek Orange Club në Sarandë, arrestohet administratori Ermal Fataj

    10.04.2026

    Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

    10.04.2026

    Gjykata e Lartë në ankth për arrestet! Drejtësia me dy standarde? Rasti i Dario Jashari, bleu lirinë me 1 mln euro

    09.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.