Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në kasafortë u doli një pistoletë, gabimi i hajdutëve në Tiranë

    Nga InfoNews04.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në kasafortë u doli një pistoletë, gabimi i hajdutëve në Tiranë

    Andi Hasani, 45 vjeç, dhe 48 vjeçari Agron Goxhaj, e vëzhguan pronarin e një banese në zonën e Porcelanit në Tiranë derisa doli, dhe më pas me një çelës të falsifikuar hynë brenda për të vjedhur sende me vlerë.

    Nga aty dolën me kasafortën e plotë, brenda së cilës, kur e hapën, gjetën para, bizhuteri floriri dhe një pistoletë që i zoti e kishte me leje. Gjetja e armës e komplikoi situatën e 2 hajdutëve, që dyshohet se kanë vjedhur edhe në zona të tjera të Tiranës dhe Durrësit, pasi menduan se pronari mund të ishte ndonjë punonjës policie. Në panik, Hasani dhe Goxhaj, vendosën të rikthejnë në banesë vetëm kasafortën dhe armën, duke mbajtur sendet e tjera me vlerë për të cilat kishin hyrë brenda.

    Por llogaritë nuk i kanë dalë sipas parashikimit me planin e dytë. Rikthimi i armës në banesë do të rezultonte një mision i pamundur dhe me rrezikshmëri të lartë, për shkak se forca të shumta policie tashmë kishin ardhur para tyre. Pronari i banesës, i cili rezulton të ketë pasur të justifikuara paratë dhe sendet me vlerë, kishte konstatuar grabitjen dhe njoftoi policinë. Ndërsa blutë kryenin veprimet hetimore ne banesë për vjedhjen, grabitësit u shfaqën dhe me të kuptuar që blutë tashmë i kishin parë ia futën vrapit, por pa mundur për t’u shpëtuar. Efektivët e Komisariatit nr. 4 i ndodën dhe i prangosen.Nga kontrollet në banesën e Agron Goxhajt, i cili rezulton me precedent penal, i arrestuar më parë për plagosje në Shkodër, u gjet një punishte e përshtatur për modifikim çelësash të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve. Vëzhgonin shtëpi që dyshonin se i kishin njerëz me të ardhura të mira, dhe në bazë të dyerve që kishin, 48-vjeçari mund të rikrijonte çelës për hapjen e tyre. Burime pranë policisë thonë se njihet për mënyrën e zgjuar të kopjimit të çelësave pa pasur origjinalin. Nga veprimet e bluve, përveç arrestimit në flagrancë, u sekuestruan edhe kasaforta, sende me vlerë floriri të marra në apartament, 2 automjete. Agron Goxhajt iu gjet edhe 1 motoçikletë me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilën sapo e kishte blerë.

    45 vjeç Andi Hasani dhe 48 vjeçari Agron Goxhaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    Nga Tirana në Fier! Ja shefat e rinjë të Komisariateve

    18.06.2026

    Horoskopi i Ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot?

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.