Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    BKT e Raiffeisen, thasë me para jashtë Shqipërisë

    Nga InfoNews03.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    BKT e Raiffeisen, thasë me para jashtë Shqipërisë

    Dy nga bankat më të mëdha në vend, Raiffeisen Bank Albania dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT), kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë viteve 2023 – 2024, siç tregojnë të dhënat zyrtare të siguruara nga Zoom.al. Kjo shumë përbën dividentin e shpërndarë nga këto dy banka tek aksionerët e tyre të huaj.

    Kjo është një praktikë e ligjshme, por shifra është domethënëse dhe ngre një debat të rëndësishëm mbi bilancin mes përfitimit të investitorëve të huaj dhe riinvestimit të kapitalit në ekonominë shqiptare.

    Sipas pasqyrave financiare të publikuara nga vetë këto banka, Raiffeisen Bank Albania ka shpërndarë në vitin 2024 rreth 5.4 miliardë lekë dividend ose afërsisht 55 milionë euro. Për vitin 2023, Raiffeisen Bank Albania nuk ka publikuar shifra të qarta, por përllogaritet që dividenti të jetë në vlerën e 50 milionë eurove. Bazuar në burimet e tregut të kapitalit dhe të dhënat e publikuara, vlera totale e dividendit të aprovuara nga banka mëmë për 2023 ishte rreth 410,474,644 euro për gjithë aksionet e Raiffeisen Bank International.

    BKT ka miratuar dhe paguar në 2024 dividendë në vlerë 50 milionë euro. Pra, në total, vetëm këto dy banka kanë transferuar rreth 200 milionë euro fitime jashtë vendit brenda një viti. Për vitin 2023, BKT vendosi shpërndarjen e dividendit në shumën 5,216,500 mijë lekë, ekuivalente me 50 milionë euro, duke përdorur pjesë të fitimit neto të vitit 2022 dhe fitimin e pashpërndarë nga vitet e mëparshme. Kjo shpërndarje u pagua në maj 2023. Për vitin 2025, asnjëra nga bankat nuk i ka bërë ende publike bilancet dhe pasqyrat financiare.

    Këto janë para të marra ekskluzivisht nga aktiviteti i këtyre bankave në Shqipëri, si dhënie kredie, komisione për transferta apo llogari e të tjera aktivitete bankare. Por kush i përfiton këto para të shqiptarëve?

    Raiffeisen Bank Albania është pjesë e grupit austriak Raiffeisen Bank International, me seli në Vjenë. BKT kontrollohet nga grupi turk Çalık Holding.

    Kjo do të thotë se fitimet e gjeneruara nga kreditë, komisionet bankare, interesat dhe tarifat që paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare, pas taksimit në Shqipëri, kalojnë në fund si dividendë tek aksionerë jashtë territorit shqiptar.

    Shpërndarja e dividentit është një aktivitet i ligjshëm. Bankat paguajnë tatim mbi fitimin në Shqipëri dhe kanë të drejtë të shpërndajnë dividend sipas vendimeve të aksionarëve. Por nga pikëpamja ekonomike dhe strategjike, çështja është më komplekse. Dalja neto jashtë vendit e një kapitali prej 200 milionë eurosh është një shumë e konsiderueshme për një ekonomi si kjo e Shqipërisë. Për më tepër, këto para nuk rikthehen në ekonominë tonë. Ndërkohë, sistemi bankar dëshmon edhe njëherë se është pothuajse tërësisht në pronësi të huaj, çka do të thotë se është në varësi nga kapitali i huaj.

    Nëse dividendët shpërndahen në nivele të tilla të larta çdo vit, kjo redukton potencialisht kapitalin që mund të përdoret për zgjerim kredie, financim të projekteve afatgjata apo mbështetje të sektorëve strategjikë.Vlen për t’u përmendur fakti që të dyja bankat kanë pasur performancë shumë të mirë financiare në vitet e fundit, me norma fitimi të qëndrueshme dhe pozicion kapitali të fortë. Në këtë kuptim, dividendët janë reflektim i një biznesi të suksesshëm. Por a duhet që një pjesë më e madhe e fitimeve të mbetet në Shqipëri si kapital i riinvestuar, për shkak se suksesi i tyre është tërësisht rezultat i tregut dhe taksapaguesve shqiptarë.

    BKT e Raiffeisen thasë me para jashtë Shqipërisë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026

    Goditja e grupit të Salvadore Aliut, lihet në burg i vetmi anëtar që u arrestua! Florjan Musaj kyç gojën

    17.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.