Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Muri i gjakut!

    Nga InfoNews03.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në vitin 2018, Hamza Kazazi trokiti në zyrat e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP, me shpresën se ardhja në Shqipëri e kësaj organizate do të çonte përpara përpjekjet e tij prej dekadash për të gjetur eshtrat e babait të tij, Jup Kazazi – një nga drejtuesit e kryengritjes antikomuniste të Postribës në vitin 1946.

    Sipas dokumenteve arkivore të kohës, Jup Kazazi vrau veten pas një shkëmbimi zjarri në Shkodër me Brigadën e Mbrojtjes së Popullit, një organ i ministrisë së Mbrojtjes së regjimit komunist. Trupi i tij u ekspozua në publik për të mbjellë terror, por nuk iu kthye kurrë familjes dhe nuk dihet se ku është varrosur.

    Kazazi besonte se trupi i të atit ndodhet në vendin e njohur si “Muri i Gjakut”, pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër, ku pushkatoheshin dhe më pas varroseshin pa emër kundërshtarët e regjimit komunist. Në fillim të viteve ’90, ai gërmoi privatisht në zonë, ku gjeti një kafkë njeriu, një veladon prifti dhe një kryq, objekte të cilat ia dorëzoi kishës dhe ndërpreu kërkimet për të atin.

    Të dhënat e Kazazit dhe koordinatat për vendin u vërtetuan si të sakta në vitin 2025 nga një grup arkeologësh të ICMP. Sipas hetimit të kryer prej tyre, lëndina pranë ‘Murit të Gjakut’ ka ndryshime në ngjyrën dhe strukturën e tokës dhe që ka indikacione për ‘mbetje njerëzore’ në thellësi të saj.

    Hetimi antropologjik, arkeologjik dhe mjekoligjor, i kryer nga ICMP me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve, u krye në 6 lokacione të ndryshme dhe arriti në përfundimin se në pesë prej tyre ekziston një propabilitet i lartë që të ketë ‘mbetje njerëzore’, gjë që përkon me të dhënat arkivore dhe dëshmitë e mbledhura.

    Përveç lokacionit pranë varrezës së Rrmajit, ICMP gjeti të dhëna për varreza edhe në Shpal të Mirditës, në dy vende të ndryshme, në një varrezë ekzistuese të kishës dhe në një lëndinë, ku besohet se janë varrosur në një gropë të përbashkët 4 të pushkatuarit e revoltës së 1973-it në kampin e punës së detyruar në Spaç.

    Hetimi po ashtu doli në përfundimin se kishte ndryshime të strukturës së dheut në formë të një varreze të shumëfishtë edhe në Shën Vasil të Sarandës, një vend i përdorur si kamp internimi gjatë komunizmit, si dhe në Shelegu-Gërmenj ku dyshohet për një varr të vetëm që përkon me dëshmitë për vendndodhjen e tij. Në një rast në Mallkeq të Selenicës, të dhënat nuk përcaktojnë me propabilitet të lartë mundësinë e ‘mbetjeve njerëzore’ në zonën ku u krye hetimi dhe sugjerojnë për një hetim të mëtejshëm.

    ICMP i prezantoi gjetjet e hetimit në Tiranë më 31 Mars, në një tryezë të organizuar me AIDSSH në përmbyllje të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Europian për drejtësinë tranzitore dhe ballafaqimin me të kaluarën.

    Në të gjitha këto lokacione të ekzaminuara, ICMP konstaton se “janë gjetur ndryshime morfologjike të strukturës së dheut të bëra nga dora e njeriut si rezultat i gërmimeve”.

    Samira Krehiç, shefe e Programit për Ballkanin Perëndimor të ICMP dhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula. Foto kortezi: Autoriteti i Dosjeve.
    Në bazë të këtyre gjetjeve, ICMP u rekomandon institucioneve shqiptare që të nisin procesin e gërrmimeve për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur – një proces që mbahet peng prej dekadash për shkak të përplasjeve institucionale dhe mungesës së vullnetit politik.

    Autoritetet shqiptare vlerësojnë se rreth 6,000 shqiptarë vdiqën nga torturat ose ekzekutimet jashtëgjyqësore ose u qëlluan teksa përpiqeshin të kalonin kufirin midis viteve 1944 dhe 1991, kur Shqipëria drejtohej nga një diktaturë e egër staliniste. Që nga rënia e komunizmit, të afërmit e të zhdukurve kanë kërkuar gjetjen e eshtrave të tyre, por kanë marrë pak ndihmë nga shteti.

    Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, tha se ky ishte një moment që duhej përdorur për të ndërmarrë hapa konkretë për qartësimin e fatit të këtyre personave, duke i kërkuar Prokurorisë që të marrë në shqyrtim gjetjet e ICMP-së, si prova të forta për hetim të mëtejshëm.

    “Sot kemi 17 vendvarrime në proces hetimi, 6 prej tyre të vlerësuara me metoda shkencore. Hetimet janë në fazë finalizimi dhe hapi tjetër është i qartë: përcjellja e materialeve në prokurori,” deklaroi Sula.

    Ndërmarrja e hapave finalë për zhvarrimin dhe identifikimin e eshtrave njerëzore, mbetet në dorë të vullnetit politik të Shqipërisë, thotë Samira Krehiç, shefe e Programit për Ballkanin Perëndimor të ICMP. Organizata propozon ngritjen e një strukture koordinuese për të nisur procesin e shumëpritur të zhvarrimeve dhe identifikimeve.

    “Në botë ekzistojnë modele funksionale që e kanë provuar efikasitetin e tyre dhe ne i kemi propozuar një model të tillë dhe Shqipërisë. Në këtë kuptim, vendimi i takon Zyrës së Kryeministrit ose vetë qeverisë shqiptare për të përcaktuar nëse do ta marrë përsipër këtë rol,” tha Krehiç për BIRN.

    Përfaqësuesja e ICMP i bëri apel qeverisë shqiptare që të ndërmarrë hapa konkretë, duke e konsideruar gjetjen e eshtrave të të zhdukurve në komunizëm një detyrim themelor të shtetit, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

    Sipas Krehiç, procesi i gjetjes dhe identifikimit të të zhdukurve është një aspekt shumë i rëndësishëm i ndërtimit të një narrative historike të bazuar në fakte, në mënyrë që ajo të mos të deformohet dhe ndikohet nga mite ose nga motive politike.

    ”..ky është një detyrim themelor i çdo shteti që, pasi ka dështuar të mbrojë qytetarët e tij ose pas ndodhjes së mizorive, duhet të mbrojë të mbijetuarit dhe të ruajë kujtimin e të humburve,” përfundoi Krehiç.

    Muri i Gjakut
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    Nga Tirana në Fier! Ja shefat e rinjë të Komisariateve

    18.06.2026

    Horoskopi i Ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot?

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.