Tonin Vocja kryeson garën për Drejtor Policie
Tonin Voci, është kandidati i cili kryeson listën, në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas raportimeve në media, Voci është kandidatura që ka fituar më shumë pikë, i cili është renditur i pari, ndërkohë që pas tij është Lorenc Panganika që është vlerësuar me pikavarazh të lartë.
Ndërkohë, po sipas raportimeve, tre emrat e parë në listë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Lamallari në tavolinën e Ramës, i cili do të vendosë emrin e kandidatit fitues sipas preferencës së tij.
Gara për Postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u hap më 1 mars, pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë.
Pas filtrit të aplikimeve dhe verifikimeve ligjore, në Ministrinë e Brendshme u zhvillua “testi final” për 14 kandidatët e mbetur në garë. Dy aplikante gra u skualifikuan që në nisje, pasi ligji kërkon që kandidatët të jenë pjesë e strukturave të policisë.
Mbetet për tu parë se cili nga 3 emrat e dorëzuar Ramës do të zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit.
Lista e plotë e kandidatëve
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hitaj
Tonin Vocaj
