Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Raporti për tenderat, lista e institucioneve në listën e zezë të abuzimeve

    Nga InfoNews26.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Raporti për tenderat, lista e institucioneve në listën e zezë të abuzimeve

    Nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, tek AKSHI, QSUT, e me radhë tek bashkitë e ndërmarrjet shtetërore. Këto rezultojnë të jenë institucionet më problematike me tenderat, sipas një raporti nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) të siguruar nga VNA.

    Ky dokument është një hartë e hapur e vendeve ku paratë tona “avullojnë” përmes tenderave që erëmojnë korrupsion, për sa kohë 52% e ankesave që shqyrtohen nga KPP-ja pranohen si të drejta.

    Sipas raportit, janë mbi 1,100 ankesa të depozituara brenda një viti. Fakti që rreth 37% e ankesave nisin që te “dokumentet e tenderit” tregon se zyrtarët tanë vazhdojnë të qepin kostume me porosi, ku kriteret vendosen aq specifike sa t’i përshtaten vetëm “klientit” të paracaktuar.

    “Lista e zezë”, kush janë kampionët e ankesave?

    • Operatori i Blerjeve të Përqendruara
    • Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
    • Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT)
    • Sh.A. Albpetrol
    • Bashkia Kamëz
    • Bashkia Durrës
    • Sh.A. Posta Shqiptare
    • Bashkia Tiranë
    • Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT)
    • Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës

    Raporti i vitit 2025 nxjerr zbuluar edhe institucione të tjera që duket se e kanë kthyer shkeljen në normë, ku përfshihen edhe:

    Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH): Me një numër të lartë ankesash që lidhen me tenderat e fryrë të shërbimeve dhe mallrave.

    Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe OSHEE: Energjetika mbetet një “minierë ari” ku operatorët ekonomikë përplasen fort për procedurat e prokurimit, shpesh duke denoncuar kritere përjashtuese.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH): Ndonëse me më pak procedura në numër se spitalet, vlera monetare e ankesave këtu është marramendëse, duke reflektuar dyshimet e përhershme mbi tenderat e rrugëve.

    Gjobat që nuk trembin askënd

    Ajo që të lë pa fjalë në këtë raport është rezistenca e institucioneve. KPP-së i është dashur të dërgojë dhjetëra kërkesa zyrtare për të detyruar institucionet të zbatojnë vendimet e saj. Kjo do të thotë se drejtuesit e institucioneve tona nuk e kanë problem të shkelin ligjin, madje edhe kur kapen me “presh në duar”.

    Referimi i vetëm 3 çështjeve në Prokurori gjatë gjithë vitit duket si një tallje me qytetarët. Kur ke mbi 1,100 ankesa dhe qindra tendera të anuluar apo modifikuar për shkelje, si mundet që vetëm 3 raste të konsiderohen me elementë penalë?

    Raporti i KPP-së për vitin 2025 konfirmon atë që gazetarët kritikë thonë prej kohësh: tenderat në Shqipëri janë një sport ku fituesi dihet para se të nisë gara. Certifikimi me “ISO 37001” për luftën kundër ryshfetit, me të cilin mburret KPP në fund të raportit, duket si një fasadë luksoze mbi një ndërtesë që po kalbet nga brenda.

    Deri kur Prokuroria të fillojë të lexojë këto raporte me të njëjtin zell si ne, paratë e taksapaguesve do të vazhdojnë të ushqejnë të njëjtën “vatër korrupsioni” që KPP-ja e dokumenton me kaq kujdes çdo vit.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.