Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Wolt Albania shkel ligjin me dy këmbë! Shet vape për fëmijë

    Nga InfoNews24.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Wolt Albania shkel ligjin me dy këmbë! Shet vape për fëmijë
    Wolt Albania shkel ligjin me dy këmbë! Shet vape për fëmijë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Wolt Albania shkel ligjin me dy këmbë! Shet vape për fëmijë

    “Vape”, një pajisje elektronike me përmbajtje nikotine dhe me aroma të ndryshme po përdoret në masë në Tiranë edhe nga të miturit. Një vëzhgim zbulon se fenomeni ka prekur edhe fëmijë të moshës 11 vjeç, të cilët arrijnë ta marrin Vape duke e porositur në aplikacionet online “Delivery” për të shmangur refuzimet në dyqane fizike, duke qenë se janë në 18 vjeç.
    ***
    Një 11-vjeçar hyn në një tabakino në zonën e “Ali Demit” në Tiranë dhe i kërkon shitëses të blejë një “Vape”. I mituri, për të cilin Report Tv mori lejen e prindërve për tu bërë pjesë e këtij investigimi, largohet pa mundur ta marrë atë, me këshillën e shitëses se është i vogël dhe nuk mund të konsumojë këtë produkt.

    Edhe në një tjetër tabakino, në “Rrugën Bardhyl”, 11-vjeçari del pa sukses, pavarësisht se tentoi ta bindë shitësen duke i thënë se e kërkon “Vape” për motrën e tij në moshë madhore.
    Pajisjen me bateri e cila ngroh lëngun me përmbajtje të nikotinës dhe krijon avull që thithet në mushkëri, i mituri arrin ta marrë në një tjetër pikë shitje. Nga kjo kioskë në qendër të Tiranës, fëmija largohet me “Vape” në dorë, të cilën e bleu për 1 mijë lekë të rinj, pa faturë tatimore.
    Mes vështirësive për ta siguruar këtë pajisje elektronike shpesh edhe me shije të ndryshme, të miturit kanë zbuluar të tjera metoda për ta pasur atë.
    Një vëzhgim i Report Tv nxjerr në pah se të rinjtë, nën moshën 18 vjeç, po përdorin platformave të porosive online.
    Bashkëpunëtori ynë, fëmija 11-vjeçar porosit një Vape në një nga tabakinot që gjendet të reklamuara në aplikacionin Delivery, Wolt. Pajisja kushton gjithashtu 1 mijë lekë, por bashkë me transportin arrin në 1230 lekë.
    E vetmja pyetje që shfaqet në aplikacionin e Wolt, është nëse porositësi është mbi 18 vjeç. Por mjaftoi një përgjigje po, dhe motoristi mbërriti pa vonesë në adresë.
    11-vjecari i afrohet dhe motoristi i jep në dorë “Vape”, duke i marrë edhe pagesën cash, pa i dhënë as faturë tatimore.
    Edhe në këtë rast, vetëm një këshillë, pirja e vape në këtë moshë, nuk është e shëndetshme. Motoristi nuk i kërkon asnjë mjet identifikimi të voglit.
    Por pse të miturit po konsumojnë në masë Vape?
    “Në këtë rast fëmijët janë viktima. Janë viktima të tregut, të një presioni të modës, të imitimeve që i bëjnë njëri-tjetrit dhe të faktit që niveli i pjekurisë së tyre është i pamjaftueshëm për të kuptuar rrezikshmërinë e këtyre veseve sociale, të veseve individuale që ndikojnë jashtëzakonisht Shumë në zhvillimin e tyre fizik dhe në zhvillimin e personalitetit të tyre.”, shpjegon sociologu Gëzim Tushi.
    Që Vape është kthyer në një trend gjithnjë e më shqetësues, reflektohet edhe nga vëzhgimi në disa lokale në Tiranë, ku sheh fëmijë në moshë shumë të vogël që e konsumojnë hapur atë.
    Pasojat që kjo pajisje lë në shëndet janë serioze.
    “Sidomos në moshat e vogla. Varësia, ajo fizike dhe medikamentoze , është po e njëjtë. Pra duke qenë se ka nikotinë, nikotina krijon varësi. Shto dhe përzierjen me këto elementë konservonte të cilat shkaktojnë deri dhe efekte kancerogjene më shumë sesa vetë nikotina. Kjo bëhet tepër e rrezikshme. Kollë, vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima dhe rrahje të shpeshta të zemrës që mund të shoqërohen deri dhe me dhimbje të gjoksit.”, thotë pneumologu Serxho Golgota.
    Fenomeni nuk kalon pa u vënë re edhe nga qytetarët.
    “Që nga klasa e katërt, thjesht mësojnë shoku-shokun” deklaroi një zonjë.
    “Ves i keq, më i keqi dhe më i dëmshmi.” tha një zotëri
    “Duhet të Ndalohet, kaq!” u shpreh një zotëri

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026
    Aktualitet

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026
    Aktualitet

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026
    Aktualitet

    Ja kur zgjidhet Drejtori i ri i Policisë

    25.03.2026
    Aktualitet

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    25.03.2026
    Aktualitet

    Këta janë bashkëshortët që humbën jetën në Roskovec

    24.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026

    Ja kur zgjidhet Drejtori i ri i Policisë

    25.03.2026

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    25.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Betimi i të riut nga Burreli: Derisa t’i vras të gjithë burrat, nuk ndalem

    21.03.2026

    Si u bë Sabah Nuzi vrasës, roli i Kolaverajve dhe Aurel Hoxhës

    21.03.2026

    Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?

    24.03.2026

    Ilir Meta ofron pasuritë e avokatit për të dal nga burgu ??

    21.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.