Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Durim Bami kalon në gjykim…Aldo Avdyli tentoi ta vriste

    Nga InfoNews17.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Durim Bami kalon në gjykim…Aldo Avdyli tentoi ta vriste
    Gjykata e Posaçme kalon në gjykim dosjen për 7 të arrestuarit e operacionit ‘Revanshi’, nga 27 të pandehurit pas goditjes së 7 grupeve kriminale. 20 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Në gjykim, Durim Bami, Aldo Avdyli, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Henerigert Mitri dhe Edson Jozwik, në akuzë për disa krime si vrasje, tentativë vrasje, trafik dhe kultivim droge.

    I njohur si i forti i Niklës, Durim Bami, i arrestuar në Dubai në tetor 2024 dhe i ekstraduar pak ditë më parë, akuzohet për “sigurim e kushteve në vitin 2021 për vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit, drejtues dhe financues i grupit të kultivimit të kanabisit në Nikël të Fushë Krujë dhe Bubq të Krujës në dhjetor 2019-korrik 2020.

    Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, akuzohet si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e drogës në zonën e Krujës dhe për dhënien e informacioneve mbi operacionet e policisë që Bami të shmangte kontrollet për parcelat me drogë.
    Jozi Kraja i ekstraduar nga Zvicra dhe Aldo Avdylaj, si anëtarë të grupit kriminal të Ervis Martinajt, bosit të zhdukur të lojërave të fatit, akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e mbetur në tentativë të vëllezërve Durim dhe Valter Bami, e porositur nga Arben Ndoka, ku u angazhua edhe Ervis Martinaj. Aldo Avdylaj akuzohet se ka drejtuar grupin me Astrit Avdylaj për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.

    Mariklen Haka, i arrestuar në shtator 2024 akuzohet në këtë dosje si pjesëmarrës për atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit. Haka ishte aleat dhe armik i disa grupeve kriminale, i dyshuar po ashtu për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë e disa ngjarje të tjera.

    Henerigert Mitri, ish-drejtues i policisë së Lezhës, akuzohet për favorizimin e kultivimit të drogës nga një grup kriminal i identifikuar nga SPAK në maj-shtator 2020 në Lezhë dhe Krujë. Mitri dyshohet se ka dhënë informacion për operacionet e policisë për të shmangur kontrollet. Ai u jepte informacion grupeve kriminale përmes SkyEcc. Lejonte edhe aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

    Në gjykim dhe Edson Jozwik, i njohur edhe si Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri, në akuzë për trafikim ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE dhe grup të strukturuar kriminal.

    Bami, Avdyli, Haka dhe Kraja ndodhen në burgun 313. Prokuroria e Posaçme në dosjen “Revanshi” zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Në total, SPAK lëshoi 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

    Durim Bami kalon në gjykim...Aldo Avdyli tentoi ta vriste
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026

    Goditja e grupit të Salvadore Aliut, lihet në burg i vetmi anëtar që u arrestua! Florjan Musaj kyç gojën

    17.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.