Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush po bën pazare për kreun e Gardës? Ligji ndryshon sipas orekseve

    17.03.2026

    Durim Bami kalon në gjykim…Aldo Avdyli tentoi ta vriste

    17.03.2026

    Skandali BANKERS! SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve

    17.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kush i mbron? Bastet online lulëzojnë në të zezë

    Nga InfoNews17.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bastet online lulëzojnë në të zezë
    31 dhjetori i vitit 2018, më shumë se 7 vjet më parë, ishte dita e fundit kur në Shqipëri lojërat e fatit dhe bastet sportive konsideroheshin të ligjshme. Masa për mbylljen totale të tyre u justifikua me problematikën sociale që po sillte fenomeni, rrënim të ekonomisë, deri në prishje të familjes.

    Operacioni që çoi në mbylljen e tyre u quajt “Fundi i marrëzisë”, por në fakt marrëzia nuk mori fund. Thjesht u konsiderua e paligjshme, dhe lulëzoi si e tillë.
    Jo si dikur, por përgjithësisht online, fshehtas nëpër lokale të vogla, të padukshme, të pareklamuar dhe larg syrit të autoriteteve dhe mbi të gjitha, para të padeklaruara.

    Vetëm në tre vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare të siguruara, janë zbuluar gati 1200 raste të basteve të paligjshme, dhe gati dyfishi është numri i atyre që janë ndjekur penalisht për këtë aktivitet. Shifrat në 12 qarqe kanë trend thuajse të ngjashëm sa i përket numrit të rasteve të zbuluara, 436 në vitin 2023, 433 në atë pasardhës dhe 335 raste në 2025. Tirana ka numrin më të lartë, bazuar edhe në raportin me popullsinë, ndjekur nga Durrësi dhe Korça. Në shifra të papërfillshme janë qarqet Kukës dhe Shkodër.

     

    RASTET E GODITURA
    Qarku
    2023
    2024
    2025
    Tiranë
    122
    128
    84
    Durrës
    35
    107
    124
    Korçë
    59
    71
    66
    Fier
    45
    103
    21
    Elbasan
    35
    11
    12
    Lezhë
    42
    14
    7
    Vlorë
    29
    4
    10
    Shkodër
    22
    23
    7
    Dibër
    18
    32
    6
    Berat
    21
    8
    4
    Kukës
    5
    1
    7
    Gjirokastër
    3
    1
    3
    TOTALI
    436
    433
    335

    Në dallim nga numri i rasteve, dukshëm më i lartë, afro 2400, është ai i personave të arrestuar, ndaluar, apo hetuar në gjendje të lirë për ushtrimin e aktivitetit të basteve. Viti 2024 shfaqet me shifra më të larta se 2023 apo dhe 2025.

    AUTORË TË ARRESTUAR/HETUAR
    Qarku
    2023
    2024
    2025
    Tiranë
    253
    535
    162
    Durrës
    38
    116
    160
    Korçë
    111
    155
    139
    Fier
    56
    156
    32
    Elbasan
    83
    38
    43
    Lezhë
    72
    17
    29
    Vlorë
    51
    9
    15
    Shkodër
    29
    41
    7
    Dibër
    20
    37
    8
    Berat
    21
    8
    9
    Kukës
    5
    1
    8
    Gjirokastër
    4
    3
    3
    TOTALI
    743
    1,116
    615

    Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili e kundërshtoi prej fillimit bllokimin e basteve, thotë që shteti duhet ta kontrollojë këtë treg të zi, te i cili qarkullojnë para të pista.

    “Sot luajnë dhe 12 vjeç. Përveç kësaj luajnë në të zezë, asnjëri nuk është i siguruar. Para që mund të vijnë nga kontrabanda, nga korrupsioni, para të pista dhe luajnë në baste. Ne themi shteti të jetë rregullatori i këtij ligji të mirë për t’ i kontrolluar siç i kanë dhe vendet e Evropës. Mos ikin siç ikin sot, ikin në Azi me qindra mijëra dollarë dhe miliona dollarë i ikin shtetit shqiptar nga kompanitë e basteve”, shprehet Fidel Ylli.

    Çfarë ndodhi gjatë këtyre 7 viteve që bastet u bllokuan, kush i menaxhoi në mënyrë të paligjshme?

    “Bastet përfunduan në duart, pjesa më e madhe në ato kompani që i kanë pasur dhe më parë, sepse kanë infrastrukturën gati, kanë serverat gati, kanë atë lojtarin që menaxhon, lojën gati, dhe janë shumë të thjeshta për t’u bërë dhe ata mendojnë që thonë shyqyr që u bë kështu se s’paguajmë as taksa në shtet, as sigurime, as rroga, asgjë. Kanë një server aty, kanë disa menaxherë që luajnë online, tek ata bastexhi që janë të thekur për baste dhe funksionojnë dhe fitojnë miliona”, – thotë për Report Tv, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

    Në vitin 2018, AKEP bllokoi të gjitha faqet kombëtare dhe ndërkombëtare të basteve sportive, 56 në total, që funksiononin brenda territorit të vendit. Që prej asaj kohe, domainet e tyre janë të bllokuara dhe aksesi në to është i pamundur.

    Megjithatë, mënyra për t’i anashkaluar këto bllokime është gjetur. Për të hyrë në këto faqe përdoren VPN-të, përmes të cilave shqiptarët mund të krijojnë llogari dhe të vendosin baste, duke kryer pagesat me kartë bankare.

    Një tjetër formë që ka nxitur lulëzimin e këtyre aktiviteteve është hapja e faqeve me domain dhe emër të ndryshëm, që në pamje të parë nuk lidhen me bastet, për të cilat nuk ka nevojë për VPN. Për shembull, një domain mund të duket si faqe për shitje rrobash, por pasi hapet, shfaqet si platformë bastesh sportive. Edhe ato kanë akses për hapjen e llogarive nga përdoruesit. Për një pjesë të këtyre faqeve, pagesat kryhen me kartë bankare, ndërsa në raste të tjera përdoren edhe pagesa në dorë.

    Megjithatë, rikthimi i basteve, tanimë online, sipas Fidel Yllit duhet të jetë i kujdesshëm, por dhe pa burokraci të shumta.

    “Basti duhet të jetë atraktiv që lojtari të iki nga e zeza e të vijë te ty. Për çfarë duhet të vijë te ty kur ti i thua që të luash bazë tek unë duhet të futesh dhe për 100 lekë, duhet të futësh kartën e identitetit. Nuk të vjen njeri”, thekson Ylli.

    Gjatë vitit të fundit, kur ligji tashmë ishte miratuar për rikthimin online (më 15 shkurt të 2024-ës), por ende i pamundur për t’u zbatuar pasi ende nuk janë miratuar aktet nënligjore, një rrjet i dyshimtë lokalesh në Tiranë nisi të shtohej si kërpudhat nën emrat “CR7” dhe “333”, të cilët në pamje të parë ngjanin me lokalet e basteve sportive. Shpejt jehona e tyre u shua, pas zhurmës së krijuar në rrjete sociale.

    Bastet online lulëzojnë në të zezë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush po bën pazare për kreun e Gardës? Ligji ndryshon sipas orekseve

    17.03.2026
    Aktualitet

    Durim Bami kalon në gjykim…Aldo Avdyli tentoi ta vriste

    17.03.2026
    Aktualitet

    Skandali BANKERS! SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve

    17.03.2026
    Aktualitet

    Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, çështja kalon në themel

    17.03.2026
    Aktualitet

    Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist

    17.03.2026
    Aktualitet

    Pelikani Mondialpol Faces Lawsuit Over Unpaid Fees After Complaint by AKEP

    17.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush po bën pazare për kreun e Gardës? Ligji ndryshon sipas orekseve

    17.03.2026

    Durim Bami kalon në gjykim…Aldo Avdyli tentoi ta vriste

    17.03.2026

    Skandali BANKERS! SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve

    17.03.2026

    Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, çështja kalon në themel

    17.03.2026

    Kush i mbron? Bastet online lulëzojnë në të zezë

    17.03.2026
    Më të lexuarat

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    Nga InfoNews12.03.20260

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me…

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026

    Pelikani Mondialpol Faces Lawsuit Over Unpaid Fees After Complaint by AKEP

    17.03.2026

    Pajtoni Center pastrim parash? Si e zbuloi SPAK apartamentin e trafikantit, Armando Pajtoni thirret për gjyq

    16.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.