Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit, aksionerët mister! A i kalon filtrat e pastrimit të parave?

    By InfoNews12.03.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit, aksionerët mister
    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit, aksionerët mister
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një Izraelit, aksionerët mister! A i kalon filtrat e pastrimit të parave?

    Sipas bankës së Shqipërisë JET Bank është banka e parë që synon të operojë tërësisht në mënyrë digjitale në Shqipëri, pa degë fizike, në kuadër të strategjisë më të gjerë për digjitalizimin e pagesave dhe nismës “Cashless Albania 2030”.

    JET Bank zotërohet 100% nga shoqëria “Jet Holdings B.V.” në Holandë dhe se përfituesi kryesor është investitori izraelito‑britanik Idan Avishai.

    Por a janë verifikuar përshtatshmëria e aksionerëve, ligjshmëria e burimit të fondeve dhe respektimi i kërkesave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga Banka Jet?

    Duke qënë se është një bankë tërësisht Online të dhënat e klientëve a do të ruhen brenda standardeve të BE‑së, në përputhje me rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave?

    Institucioni nuk jep një shifër të saktë për kapitalin e investuar deri tani, nuk shpjegon detajisht burimin konkret të kapitalit përtej formulimit të përgjithshëm “burime të ligjshme”, dhe nuk zbardh strukturën e plotë të gjashtë shoqërive aksionere pas Jet Holdings, të cilat sipas raportimeve janë krijuar së fundmi dhe pa histori të gjatë aktiviteti.

    Po kështu, nuk ka një adresim specifik për dyshimet mbi transparencën e aksionarëve, kufizimin e informacionit publik për drejtuesit, apo për mundësinë e ndikimeve politike dhe lobimit në procesin e licencimit, çka ishin pyetje të drejtpërdrejta të adresuara.

    Banka e Shqipërisë thekson se JET Bank ka vetëm miratim paraprak dhe nuk është ende operative; brenda 12 muajve banka duhet të depozitojë kapital minimal prej të paktën 1 miliard lekësh, të plotësojë të gjitha kërkesat teknike, rregullatore dhe të qeverisjes së brendshme, e vetëm më pas Këshilli Mbikëqyrës do të vendosë për licencën përfundimtare.

    Megjithatë, mbetet pa një përgjigje konkrete pyetja nëse do të ketë raporte periodike të veçanta publike për performancën dhe përputhshmërinë e JET Bank, si dhe pse në këtë rast informacioni publik për aksionarët dhe drejtuesit është më i kufizuar se zakonisht.

    Kështu, ndërsa Banka e Shqipërisë konfirmon linjën zyrtare të sigurisë rregullatore dhe rëndësinë strategjike të bankës së parë plotësisht digjitale, një pjesë e shqetësimeve të ngritura sidomos ato mbi transparencën e pronësisë, burimin konkret të kapitalit dhe trajtimin e barabartë me aplikantë të tjerë mbeten pa përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë ende hapësirë për debat publik mbi këtë projekt të ri në tregun bankar shqiptar.

    aksionerët mister Banka JET Fatbardha Rino Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit Jet Bank JET BANK Shqipëri izraelit aksionerët mister
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026
    Aktualitet

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026
    Aktualitet

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Aktualitet

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026
    Aktualitet

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Aktualitet

    30 vite burg për zjarrvëniet

    29.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.