Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    Nga InfoNews11.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    Kjo është hyrja për në fshatin Qinam, pjesë e bashkisë së Kolonjës. Banorët e këtij fshati janë zënë në befasi kur kanë kuptuar se kullotat janë dhënë me qira për ndërtimin e një parku fotovoltaik pa asnjë konsultim publik. Ata nuk janë sqaruar nga institucionet për asgjë.

    “Tani na vjen shumë rëndë, Bashkia ka nga PS, PD ka nga LSI këshilltarë, përse nuk merr kryetari i Bashkisë dhe të vetë në Qinam ta diskutojë këtë problem”, u shpreh Nevruz Kalo, banor.

    “Hajde ma jep tokën mua ti se unë do të bëj biznes, ç’është kjo? Ma jep tokën, ma fal mua tokën se do bëj biznes unë. Kjo është jashtë çdo logjike, nuk ndodh në asnjë vend të botës”, u shpreh Adriatik Osmani, banor.

    “Unë kam një kope me dhi, jam vetë i treti në shtëpi, tani po morën atë kullotë që kemi ne si fshat ku do vëmë ne. Ne jemi drejt zhdukjes, me se do të rrojmë ne”, u shpreh Valentin Kalo, banor.

    Sipërfaqja e dhënë me qira privatit është rreth 3.5 hektarë. Për banorët e zonës, ky hap përbën fundin e blegtorisë. Ajo është e vetmja zonë që atyre u shërben si kullotë.

    “Këtu janë 680 krerë lopë, ka kope me dhi, dhenë, është fshat i ngarkuar. Tani pse t’ia marrësh tjetrit. Atje quhet rraje ajo parcela që i kanë shtënë sytë këta… hynë në zyrat e pushtetit me duar në xhep dhe ngrihen pashallarë”, u shpreh Valentin Kalo, banor.

    “Këtu është në fshat që është kompakt i tëri. Ta flejë mendjen ai, këtu nuk i bën dot”, u shpreh Adriatik Osmani, banor.

    Në listën përfundimtare të ERE nuk rezulton ende një leje e dhënë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Qinam. Megjithatë, procedurat kanë nisur. Në verifikimin e të dhënave rezulton se dy kompani kanë marrë me qira tokë në Qinam. “Kail Energji”, me pronare Edona Osmanin, ka marrë plot 100 hektarë për 10 vite. Kompania tjetër

    “Universal Transport II LLC” ka marrë 40 hektarë të tjera po për 10 vite, por nuk dihet nëse ankandet kanë respektuar normat e konkurrueshmërisë. Bën përshtypje fakti, një shfaqje publike e kryebashkiakut të Kolonjës me biznesmenin Adriatik Sheko, një emigrant që zotëron kompaninë “Universal Transport II LLC”, përfituese e 40 hektarëve.

    Bashkia e Kolonjës u pyet lidhur me tokën e dhënë me qira në Qinam dhe Taç i Lartë. Në përgjigjen e dhënë, ky institucion vendor iu referua vetëm parqeve fotovoltaike që kanë marrë leje përfundimtare nga ERE dhe nuk dha asnjë informacion për këto dy fshatra.

    “Ky vjen e na merr tokën, i bën dhe gropën, se po i more tokën çfarë të bëjë ky, ku të mbytet”, u shpreh Petrit Zeqo, banor.

    Situata është e tensionuar edhe në fshatin Taç i Sipërm, në po të njëjtën bashki. Banorët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e parkut fotovoltaik që do të prodhojë energji të rinovueshme me kapacitet 62 megavatë. Kompania turke “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. ka fituar të drejtën për të realizuar këtë projekt. Fortis është në pronësi dhe administrohet nga shtetasi turk Mehmet Burak Uçkardes.

    “Tani po na merr kullotën, ne jemi 100 shtëpi këtu, kemi dhen, kemi lopë, kemi kuaj, ne atje i mbajmë dimër-behar. Në rast se na i marrin këtu, ne duhet të shkojmë. Unë kam djalin në Itali, një çupë në Greqi, një në Tiranë, ama më vjen keq të shoh tokën të ma marrë tjetri”, u shpreh Rushan Byreku, banor.

    “Im atë ka blerë 825 napolona flori tokë, iku edhe toka, iku edhe paraja”, u shpreh Adriatik Osmani, banor.

    Referuar vendimit të qeverisë, centrali diellor i Taçit ka të drejtën e shfrytëzimit për 49 vite. Ajo që bën përshtypje është fakti se e njëjta kompani me pronarë turq ka përfituar nga 3 ankande të tjera për marrjen me qira të tokave pyjore dhe kullotave nga bashkia e Vaut të Dejës. Vlera e përgjithshme është 4,6 milionë lekë për 10 vite. Qëllimi është për ndërtimin e parqeve fotovoltaike që në të vërtetë kanë jetëgjatësi mbi 25 vite. Pra, problemi me të cilin përballen sot banorët e fshatit Taç rrezikon të zgjerohet.

    “Rreth 720 krerë bagëti që i di unë, do t’i shesin këta se me se të rrojnë, toka është baza e gjithë të mirave të fshatit”, u shpreh Petrit Zeqo, banor.

    “Im atë ka pasur 500 dhen dhe i mbante këtu, në kullotë dhe mbi kanal është vathë e Beqës, llazina është e Dumellarëve dem baba dem, tani u qamë nga shiu ne dhe ramë në breshër”, u shpreh Adriatik Osmani, banor.

    Problematika në fshatin Taç është më e thellë nga sa duket. Rezulton se për tokat ku do të ngrihen panelet diellore është zhvilluar një proces gjyqësor që ka nxjerrë një pronar fitimtar. Ai e ka shitur më pas tek të tretët, por i gjithë procesi ka hije dyshimi për banorët.

    “Na ka ardhur një pa origjinë në vend, ka marrë një kullotë, ka bërë një gjyq në 89, pa asnjë lloj dëshmitari kur atëherë duheshin 3 dëshmitarë që të fitoje pronësinë, pas 11 vjetësh e ka hedhur në certifikatën e pronësisë. Jemi 3 fshatra dhe të tërë këta fshatra kanë rrojtur, kanë lindur dhe rrojtur me këtë pasuri”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Ibrahim Byreku.

    Banorët e fshatrave Taç dhe Prodan pretendojnë se janë zaptuar mbi 400 hektarë tokë për vendosjen e fotovoltaikëve. Ata flasin për mbivendosje të pronave në hartë, duke pretenduar për lëvizje të kufijve ndarës.

    “Ky që e ka marrë me certifikatë ka mbivendosje, po të shikosh hartën tonë me hartën e zotërisë është fiks, është fiks po të them”, u shpreh Armand Byreku, banor.

    Fortis Energy and Construction Kail Energji Si e morën tokën në Kolonjë Universal Transport II LLC
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026
    Aktualitet

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026
    Aktualitet

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    11.03.2026
    Aktualitet

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Aktualitet

    Energjia diellore në kurriz të banorëve të Lushnjes, roli i EUROELEKTRA & SunXpower dhe Anduel Çekrezi

    11.03.2026
    Aktualitet

    Drejtori dhe menaxheri i Agro Kredit të përlyer në rryshfet

    11.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    11.03.2026

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    Nga InfoNews04.11.20250

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë…

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    04.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Qytetarët i sulen One Albania: Kompani hajdute! A do mbajë përgjegjësi Ceo Barna Kutvolgyi

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.