Prokuroria e Posacme SPAK, ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të njohur si grupi i Oslos në Vlorë, të drejtuar nga Inez Hajrulla dhe të përfshirë në trafik kokaine, në dy vrasje dhe në pastrim parash.
SPAK, ka lëshuar 8 urdhër arreste, pasi nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin sky ecc, ka zbardhur vrasjen e Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt të ndodhura në vitin 2021, por edhe disa episode të trafikimit të kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Nga 8 urdhër arreste, janë mundur që të ekzekutohen vetëm 3 prej tyre, ndërsa 5 persona vijojnë të jenë të shpallur në kërkim.
Në kërkim nga SPAK është shpallur Inez Hajrullën I cili njihet si një nga të fortët e Vlorës, por edhe miku I tij Ervis Matodashajn. Grupi që drejtohej nga Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj dyshohet sipas SPAK se qëndrojnë pas vrasjes së Gentjan Qarrit dhe sigurimit të kushteve për vrasjen e Bledar Birçajt, por edhe pas trafikimit të qindra kilogram kokaine dhe ngjarjeve të tjera kriminale.
Pavarësisht se RENEA dhe BKH zbarkuan në Kompleksin OSLO, që njihet edhe si baza e grupit të Inez Hajrullës, në Vlorës, vetë Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë mundur qëtë kapen. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023 ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.
Ndërkohë në pranga e policisë ka rënë edhe Rezart Kuci, mbi të cilin rëndojnë akuzat për Shpërdorim Detyre, Trafik narkotikësh dhe grup kriminal. Aktualisht ai ka qënë me detyrë në Kukës pranë seksionit të Policisë shkenocore, ndërsa më herët ka pasur detyrëqn e Shefit të Krimieve në Komisariatin nr 1 në Tiranë. Veprat penale dyshohet se Rezart Kuci I ka kryer kur ka qënë me detyrë so shef krimevesh në Drejtorinë e Policisë në Vlorë.
Po ashtu masa e sigurisë së arrestit me burg mësohet se është ekzeutuar edhe për një ish punonjës policie, Hames Demushi, I cili është I arrestuar në Zvicër.
Masë sigurie e re I është komunikuar në burg, edhe Flodian Plakut i arrestuar në gusht 2025 për vrasjen e Gentian Bejtjes. SPAK mësohet se ka mundur që të siguroi të dhëna të rëndsishme nga celulari I sekuestruar I Flodian Plakut, I njohur ndryshe edhe si Pole Qorri. Në kërkim si pjesë e këtij grupi vijon të jenë Mendu Duka biznesmen, si dhe Arben Memishaj e Argest Xhezani. Këta persona dyhsohet se fshihen mes Italisë dhe Greqisë.
Përvec dy vrasjeve SPAK, ka dokumentuar edhe trafikun e disa qindra kilogramve kokainë.
Për një ngarkesë prej 750 kg kokainë të kapur në Rotterdam, sipas SPAK, porositës ka qënë Flodian Plaku në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka.
Për një ngarkesë tjerët prej 14 kg kokainë të kapur në Patra të greqisë brenda nja kamioni që vinte nga Holanda, sipas SPAK, ka qënë e organizuar nga Argest Xhezani.
Ndërkohë ish shefi I krimeve Rezart Kuci, bëhet përgjegjegjës për trafikimin e një sasie prej 400 kg kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020. Ai ka bashkëpunuar për trafikimin e kësaj ngarkese edhe me Arben Memishajn. Po ashtu ky grup kriminal janë porositësit edhe të një sasie prej 227 kg kanabis të kapura në Ipsala të Turqisë në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021.
Për Rezart Kucin SPAK thotë se ka siguruar logjistikën për trafikimin e lëndëve narkotike, ka nxjerr informaicone konfidenciale mbi kontorllet e policisë, ka fshirë të dhëna në disa hetime, ka përdorur sistemin TIMS ku ka fshirë rekorde kriminale, si dhe ka qënë përodures I palikacionit SKY ECC.
Në këtë operacion SPAK, është mbështetur nga DEA amerikane, por edhe Europol dhe Eurojust.
