Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026

    TABELA/ Deri në 2 mijë euro, qeveria miraton pagat e reja për ushtarakët

    06.03.2026

    KLSH: Shteti vjedh sigurimet e të burgosurve që punojnë

    06.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nga Durim Keçi te Arjan Margjoni, SPAK zbulon trafikantë të tjetër droge

    Nga InfoNews06.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Durim Keçi te Arjan Margjoni, SPAK zbulon trafikantë të tjetër droge

    Janë lëshuar masa arresti për Kevin (Arjan Margjoni), Durim Keçi, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola në kuadër të një aksioni të SPAK që goditi një tjetër rast të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për vijimin e hetimit që më herët zbuloi një laborator të përpunimit të kokainës në Frakull të Fierit, duke çuar në rritjen e numrit total të të arrestuarve në këtë dosje. Grupi trafikonte drogë nga Kolumbia drejt Shqipërisë dhe me herët disa nga anëtarët e tij janë dënuar në total me 80 vite burg.

    Durim Keçi është emri më i njohur nga të dyshuarit e fundit, pasi ka lidhje me politikën. Ai konsiderohej vite më parë si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Sipas mediave italiane, në një nga seancat gjyqësore në shtetin fqinj, Durim Keçi ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane.

    Duke iu drejtuar prokurorëve Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai ka deklaruar: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!” Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës në Itali, me vendimin nr. SIEP 294/2013, datë 21.02.2014, me 9 vjet, 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale: “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

    NJOFTIMI I PLOTË

    SPAK heton një tjetër episod të trafikut ndërkombëtar të kokainës, shkon në 15 numri i personave të identifikuar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr/141/1.1 i vitit 2026 (pa autor) që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 5 personave nën hetim dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”. Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Procedimi penal nr. 141/1.1 të vitit 2026 rrjedh nga procedimet penale nr. 141 të vitit 2022 dhe nr. 141/1 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme. Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal. Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier. Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R. Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi i pesë bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet kriminal. Për rrjedhojë, më datë 19.02.2026, është urdhëruar regjistrimi në procedimin penal i shtetasve K. (alias A.) M., M. Gj., D. K., A. Z. dhe K. Gj., ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara. Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar: 1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018; 1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012; 1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012; 1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017; 2 aparate celularë. Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe Kolumbisë, si dhe Eurojust dhe Europol për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

    Durim Keci Nga Durim Keçi te Arjan Margjoni SPAK zbulon trafikantë të tjetër droge
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026
    Aktualitet

    TABELA/ Deri në 2 mijë euro, qeveria miraton pagat e reja për ushtarakët

    06.03.2026
    Aktualitet

    KLSH: Shteti vjedh sigurimet e të burgosurve që punojnë

    06.03.2026
    Aktualitet

    Dëshmitarja zhyt Kristian Shkrelin: Më tha voto Tom Doshin

    06.03.2026
    Aktualitet

    “SPAK 2019″/ Vodhën kodet dhe të dhënat e SPAK, gati gjykimi për Agim Ismailin

    06.03.2026
    Aktualitet

    490 kg kokainë në Fier, ja kush janë 5 pronarët

    06.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026

    TABELA/ Deri në 2 mijë euro, qeveria miraton pagat e reja për ushtarakët

    06.03.2026

    KLSH: Shteti vjedh sigurimet e të burgosurve që punojnë

    06.03.2026

    Dëshmitarja zhyt Kristian Shkrelin: Më tha voto Tom Doshin

    06.03.2026

    “SPAK 2019″/ Vodhën kodet dhe të dhënat e SPAK, gati gjykimi për Agim Ismailin

    06.03.2026
    Më të lexuarat

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    Nga InfoNews04.03.20260

    Një aksident i rëndë me pasojë plagosje tejet të rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.