Një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë është proceduar penalisht pas një konflikti me kolegun e tij.
Dje në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili ka kallëzuar se është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, Eugen Saliasi.
Sipas kallëzimit, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Eugen Saliasi është proceduar penalisht për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
