Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë
I ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai, ‘i forti i Niklës’ Durim Bami ka kërkuar të transferohet nga burgu “313” drejt Fushë-Krujës me argumentin se aty ndodhen të gjithë kundërshtarët e tij. Bami do të dalë nesër përpara gjykatës për verifikim të masës së sigurisë.
“Në këtë proces, i pandehuri Durim Bami është në cilësinë e viktimës së veprës penale. Në institucionin ku ai ndodhet aktualisht, i akomoduar në IEVP Rr. “J. Misja”, Tiranë (burgu 313), si dhe në IEVP 302, Rruga “Mine Peza”, Tiranë, në IEVP Peqin dhe IEVP Reç, Shkodër etj., ndodhen persona të cilët në të kaluarën kanë siguruar kushte për vrasjen e tij, fakt i njohur botërisht edhe nga media dhe i dokumentuar në procedimet penale përkatëse.
Në cilësinë e mbrojtësit të shtetasit Durim Bami, aktualisht i paraburgosur në IEVP 313 pas ekstradimit të tij, ju paraqes këtë kërkesë për transferimin e tij të menjëhershëm në një tjetër institucion paraburgimi. Prania e tyre në të njëjtin ambient krijon një rrezik real, serioz dhe aktual për jetën dhe integritetin fizik të tij. Administrata e burgjeve ka detyrim për të garantuar sigurinë e çdo personi të privuar nga liria”, thuhet në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Burgjeve.
Ne kete proces i pandehuri Durim Bami eshte ne cilesine e viktimes se vepres penale.
Ne institucionin ku ai ndodhet aktualisht i akomoduar ne IEVP Rr. “J. Misja” Tirane (burgu 313) si dhe ne IEVP 302, Rruga “Mine Peza” Tirane, ne IEVP Peqin dhe IEVP Reç Shkoder etj, ndodhen persona, te cilet ne te kaluaren kane siguruar kushte per vrasjen e tij, fakt i njohur boterisht edhe nga media dhe i dokumentuar ne procedimet penale perkatese.
Ne cilesine e mbrojtesit te shtetasit Durim Bami, aktualisht i paraburgosur ne IEVP 313 pas ekstradimit te tij, ju paraqes kete kerkese per transferimin e tij te menjehershem ne nje tjeter institucion paraburgimi.
Prania e tyre ne te njejtin ambient krijon nje rrezik real, serioz dhe aktual per jeten dhe integritetin fizik te tij.
Administrata e burgjeve ka detyrim per te garantuar sigurine e çdo personi te privuar nga liria.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
Ndërsa në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.
