Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

    15.04.2026

    EMRAT/ Pranga vëllait të Mir Pepës, kush u arrestua

    15.04.2026

    Droga lum…/ SPAK godet grupin Pepa: Sekuestruam 12 milion euro

    15.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    Nga InfoNews25.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    Një nga shkaktarët e dyshuar për shembjen e rrugës Librazhd-Pogradec, është edhe gërryerja e lumit Shkumbin për të marrë inerte për ndërtimin e segmentit të ri Elbasan-Qafë Thanë. Report Tv zbuloi se aktualisht janë 5 leje aktive për marrjen e zhavorri në basenin e Shkumbinit.

    Segmenti Elbasan-Qafë-Thanë me kosto gati 212 milionë euro, duket se po kushton shumë më tepër se kaq, pasi prej ditësh është bllokuar qarkullimi për shkak të prishjes së rrugës Librazhd-Pogradec.

    Zyrtarisht institucionet thonë se rrëshqitjet masive kanë ardhur si ngjarje natyrore, por ndërtimi i rrugës së re është shoqëruar me një seri lejesh të dhëna kompanive ndërtuese që kanë marrë përsipër rrugën e re, pjesë e Korridorit 8, për të shfrytëzuar basenin e Shkumbinit për inerte.

    Report TV hulumtoi lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte të Basenit të Shkumbinit. Katër kompani që kanë fituar edhe disa lote të këtij projekti rrugor, kanë 5 leje për të gërryer lumin dhe për të marrë inerte.

    Sipas të dhënave, sipërfaqja lejuar për tu gërryer në total është 1,565,141 metër katror, dhe totali i inerteve që do të merret prej shtratit të lumit është 3,531,728 metër kub.

    Kompania ANK që ka fituar lotin 4 të zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë (20 mln euro) që është dhe më pranë vendit ku ka ndodhur edhe shembja masive, ka marrë licencën për të marrë inerte në Shkumbin më 19 dhjetor të 2024-ës dhe ka të drejtë për ta shfrytëzuar lejen deri më 19 dhjetor 2027. Në leje thuhet se shfrytëzimi i shtratit të lumit Shkumbin bëhet për zbatimin e projektit “zgjerimi i rrugës Elbasan Qafë Thanë. Kjo kompani ka si hapësirë shfrytëzimi 490 mijë metër katror shtrat lumorë, dhe mund të marrë 71.561 metër kub deri inerte deri në fund të lejes.

    Në korrik 2023, leje po për të gërryer lumin Shkumbin ka marrë edhe Alb-Building që fitoi lotin e parë të kësaj rruge me vlerë 21.8 milionë euro. Leja që skadon në 2027-ën, saktëson se kjo kompani ka 610.710 metër katrorë hapësirë për të marrë deri në 619.637 metër kub inerte në vit, ose 1,858.911 metër kub gjatë gjithë lejes.

    Në prill 2024, ‘4 AM’ ka marrë gjithashtu leje për materiale inerte për zbatimin e projektit ““Zgjerimi i rrugës Elbasan Qafi Thanë, (Faza II) me vlerë 24.2 milionë euro. Edhe kjo leje ka afat 3-vjeçar dhe skadon në 2027-ën. Sipërfaqja e shfrytëzimit 175.824 metër katror, dhe prej saj do të merren 316.483 metër kub inerte në vit ose 949,449 metër kub për 3 vitet e lejes.

    Po Alb-Building ka marrë një tjetër leje në korrik të vitit 2025 me afat deri në 2028-ën, për të shfrytëzuar 111.834 metër katror në Shkumbin për marrë 226.807 metër kub në total për zbatimin e projektit “Ndërtim aksi rrugor “Papër-Ura e Grykshit, (Faza III), që është pjesë e projektit tjetër që po bën ARRSH Elbasan-Lekaj.

    Kurse licencën tjetër e ka marrë Salillari në qershor të 2025-ës, me afat deri në 2028-ës, për zbatimin e projektit “Ndërtim aksi rrugor Elbasan-Papër, (Faza I) me kosto me vlerë 20 milionë euro, pjesë gjithashtu e projektit Elbasan-Lekaj. Sipërfaqja e shfrytëzimit për këtë kompani është 169.773 metër katrorë dhe inertet që do të merren në total janë 425.000 metër kub.

    Gërryerja e zhavorreve e ka denatyruar Shkumbinin, që tashmë e ka zgjeruar edhe më shumë shtratin e tij. Por lejet për të marrë inerte nuk janë të vetmet, pasi me dhjetëra leje janë marrë edhe për të përdorur burimet ujore nëntokësore apo sipërfaqësore, si dhe janë dhënë aprovime për ndërtime buzë Basenit të Shkumbinit.

    4 AM 5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë Alb-Building ANK ARRSH basen lumor Baseni i Shkumbinit burime ujore dëmtim mjedisor Elbasan Elbasan-Lekaj Elbasan-Qafë Thanë gërryerja e lumit inerte investigim mediatik investim 212 milionë euro kompani ndërtimi kontrata publike Korridori 8 kriza infrastrukturore leje mjedisore leje shfrytëzimi Librazhd-Pogradec licenca minerare ndërtim infrastrukture ndërtime buzë lumit Papër-Ura e Grykshit projekt rrugor Qafë Thanë rrëshqitje masive Salillari segment rrugor shembja e rrugës shfrytëzim i shtratit të lumit Shkumbin transport rrugor zgjerim rruge zhavorr zhvillim rajonal
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

    15.04.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Pranga vëllait të Mir Pepës, kush u arrestua

    15.04.2026
    Aktualitet

    Droga lum…/ SPAK godet grupin Pepa: Sekuestruam 12 milion euro

    15.04.2026
    Aktualitet

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026
    Aktualitet

    Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare, “Olti Group”, “Albavia” dhe “Standard”!

    15.04.2026
    Aktualitet

    SPAK vihet pas Mir Pepës! Lëshohen 11 urdhërarreste

    15.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

    15.04.2026

    EMRAT/ Pranga vëllait të Mir Pepës, kush u arrestua

    15.04.2026

    Droga lum…/ SPAK godet grupin Pepa: Sekuestruam 12 milion euro

    15.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare, “Olti Group”, “Albavia” dhe “Standard”!

    15.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026

    Për pak ditë bëhej baba, 31-vjeçari humb jetën tek Orange Club në Sarandë, arrestohet administratori Ermal Fataj

    10.04.2026

    Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

    10.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.