Gjykata sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares
Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij, me kërkesë të Prokurorisë. Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.
Taullau ka qenë edhe më parë i hetuar gjatë operacionit Forca e Ligjit, ku OFL e procedoi pikërisht për pasuritë e pajustifikuara dhe që dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme.
Saimir Taullau njihet në opinionin publik si kundërshtar i Aldo Bares, një emër i përfshirë më herët në procese gjyqësore për veprimtari kriminale.
