Ermal Beqiri i bën gol SPAK-ut nga arratia me ndihmën e AKSHI-t! Merr tenderin 3.1 milionë euro te KLGJ
Shteti shqiptar ka rënë??? Shumë e mendojnë këtë, të tjerë janë bindur, por sot kemi provën. Tenderi 3.1 milionë euro, e dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për projektin “Sistem Enterprise Service Bus (ESB)”, e fituar pikërisht nga Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i gjendeur në arrati, e konfirmon çfarë themi më sipër.

Tenderi 3.1 milionë euro i KLGJ është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Soft & Solution dhe Horizon. Të dyja këto janë kompani në pronësi të Ermal Beqirit.

Kjo ndodh ndërkohë që pronarët e çdo kompania në vend duhet të dorëzojnë vërtetim që nuk janë nën hetim në çdo rast prokurimi publik.

Se kush është Ermal Beqiri, ju ftojmë të lexoni raportimet e vazhdueshme të redaksisë mbi të dhe “bosat” e tij:
