Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK gjurmon milionat, merr sendet nga Sokol Ramizi, Osvelda Qafa, Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja

    Nga InfoNews17.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SPAK gjurmon milionat, merr sendet nga Sokol Ramizi, Osvelda Qafa, Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja
    SPAK gjurmon milionat, merr sendet nga Sokol Ramizi, Osvelda Qafa, Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK gjurmon milionat, merr sendet nga Sokol Ramizi, Osvelda Qafa, Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar presin të shqyrtohen të paktën 9 kërkesa për kthim sendesh, të lidhura me një hetim të pabërë publik më parë. Kontrollet e SPAK 18 ditë me parë, të raportuara në kompani të lidhura me Klodjan Allajbeun e “Spitalit Amerikan” lidhen me hetime intensive të javëve të fundit për Koncesionin e Laboratorëve në Shëndetësi.

    Dokumente, celularë, kompjutera dhe materiale të tjera të vlefshme për hetim të koncesionit mbi 100 milionë euro janë sekuestruar te kompanitë koncesionare dhe të tjera të dyshuara të lidhura, si Spitali Amerikan dhe pronarit Klodjan Allajbeu. Pikërisht këtij të fundit SPAK i ka sekuestruar telefonin gjatë kontrollit personal, të cilin biznesmeni kërkon t’i rikthehet nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Elsa Ulliri.

    SPAK kontrolle në kompaninë E Vita

    “Toga e zezë’ e GJKKO do të duhet të shqyrtojë plot 9 kërkesa të lidhura më këto kontrolle, ku përveç Allajbeut edhe vetë Spitali Amerikan ka bërë një kërkese penale më vetë dhe kërkon kthimin e dokumenteve dhe sendeve të tjera të sekuestruara.

    Kompania koncesionare “LABORATORY NETWORKS”, e krijuar nga bashkimi i tre bizneseve të ndryshme për të fituar menaxhimin e laboratorëve në spitalet rajonale dhe në 2 bashkiake në vitin 2019, është mes firmave, të cilës i është bërë kontroll dhe i janë sekuestruar sende me vlerë për hetimin. Administratorit të saj Sokol Ramizi gjithashtu i është bërë kontroll personal dhe i është sekuestruar celulari, për të cilin kërkon rikthim. Ramizi është gjithashtu pronar 100% i një tjetër biznesi, T-MEDSS, që merret me tregtim të aparateve dhe pajisjeve mjekësore, laboratorike dhe spitalore.

    T-MEDSS është shoqëria mëmë për Labopharma sh.p.k, e cila zotëron 41.7% të koncesionit të Laboratorëve, pra pjesën më të madhe. Edhe te Labopharma janë ushtruar kontrolle të urdhëruara nga prokurorja e çështjes Dorina Bejko, siç ka ndodhur edhe me kompaninë tjetër fituese të koncesionit AB Laboratory Solution BV, një firmë e regjistruar në Holandë, me 33.3% pjesë në konsorcium. Kontrollet për llogari të kësaj kompanie janë bërë te PEGASUS sh.p.k, me pronar një biznesmen grek me emrin Janis Karathano, shpesh i përmendur si i lidhur ngushtë me Klodjan Allajbeun e Spitalit Amerikan. Pegasus është shoqëria mëmë e AB Laboratory Solution BV. Si Labopharma ashtu edhe Pegasus kanë bërë kërkesa të veçanta në GJKKO për kthim të sendeve të sekuestruara.

    Kompania e tretë e konsorciumit është francezja Exalab, e cila është konsideruar kur u dha koncesioni si plotësuesja e kushteve. Kredencialet e EXALAB shërbyen për të përmbushur kriteret e tenderit, ndonëse ajo përfaqësohet vetëm me 25% në konsorcium. Pronarët fundorë të kësaj kompanie nuk dihen, ashtu siç është e paqartë nëse SPAK ka kërkuar apo jo informacione për të.

    Për t’u rikthyer te dyshimi i SPAK se pas Koncesionit të Laboratorëve fshihet Spitali Amerikan dhe Klodjan Allajbeu, prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar kontrolle personale edhe te tre persona të veçantë: Osvelda Qafa, Shefe e Operacioneve Financiare në Spitalin Amerikan, si dhe të çifti i bashkëshortëve Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja. Ymeraj është një prej drejtuesve kryesore të Spitalit Amerikan që prej vitit 2014, ndërsa Teqja ka qenë më herët pronar me 70% të aksioneve të një biznesi me emrin “Eco Riciklim”, të cilin më vonë ia ka blerë kompania ANAMARK, pronar i së cilës është 100% Klodjan Allajbeu. Qafa, Ymeraj dhe Teqja kërkojnë në GJKKO kthimin e celularëve.

    Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në 24 prill 2019, ndërsa procedurat kishin nisur që në vitin 2015. Një raport i tetorit 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje të madhe dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”. Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës

    AB Laboratory Solution BV ANAMARK Arbër Teqja Dorina Bejko Eco Riciklim Elsa Ulliri Exalab Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Janis Karathano Klodjan Allajbeu Koncesioni i Laboratorëve Kontrolli i Lartë i Shtetit Labopharma sh.p.k LABORATORY NETWORKS merr sendet nga Sokol Ramizi Ministria e Shëndetësisë Onejda Ymeraj Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja Osvelda Qafa Partneriteti Publik Privat PEGASUS sh.p.k Sokol Ramizi SPAK SPAK gjurmon milionat Spitali Amerikan T-MEDSS
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Aktualitet

    Shembja e gardhit/ Luan Leka i Kakomesë: Banorët na kanë dëmtuar, kemi leje ndërtimi

    22.06.2026
    Aktualitet

    Daja, Kici i Elbasanit, BMW dhe El Diablo…/ Nga Eldi Dizdari tek Shpëtim Aliu e Tan Gjika, ja si njiheshin në SKY ECC

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026

    Shembja e gardhit/ Luan Leka i Kakomesë: Banorët na kanë dëmtuar, kemi leje ndërtimi

    22.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026

    Goditja e grupit të Salvadore Aliut, lihet në burg i vetmi anëtar që u arrestua! Florjan Musaj kyç gojën

    17.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.