Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Miliarda lekë, ja 10 tenderët me vlerën më të lartë për 2025

    By InfoNews07.02.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Miliarda lekë, ja 10 tenderët me vlerën më të lartë për 2025

    Në këtë artikull hulumtues renditen 10 tenderët me vlerën e fondit limit më të lartë të mbajtur nga Autoritetet Prokuruese gjatë vitit 2025. Të dhënat bazohen në monitorimin që AIS / Open Procurement Albania realizon çdo ditë mbi tenderimet publike në Shqipëri.

    Tenderi me vlerën më të lartë të shpallur për 2025 është një procedurë koncesionare/PPP dhe koncesion, e cila ende nuk është finalizuar me fitues. Bëhet fjalë për procedurën: “Për dhënien me koncesion të segmentit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot–Balldren”. Ky prokurim koncesionar mbahet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ka vlerë koncesioni prej 364,732,924 euro për një afat kontrate 35-vjeçar. Tenderi është njoftuar më datë 11 gusht 2025 dhe ende nuk ka pasur një finalizim të procedurës.

    Të dhëna dhe dokumente për këtë procedurë Koncesionare mund ti aksesoni tek databaza Open Procurement Albania rubrika për Koncesion PPP: Koncesione – Open Procurement Albania .

    Në listën e 10 tenderëve me vlerën më të lartë të financuar nga buxheti i shtetit, katër procedura janë zhvilluar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar, të renditura si më poshtë:

    1. Ndërtimi i Rrugës Kashar–Nyja Vaqarr, Faza 1, fituar nga Shoqëria 4 A-M, me vlerë oferte fituese pa TVSH prej 2.63 miliard lekësh. Link https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/564
    2. Ndërtimi i Rrugës Kashar–Nyja Vaqarr, Faza 2, fituar nga Elmazaj Konstruksion dhe INC S.P.A, me vlerë oferte fituese pa TVSH prej 2.27 miliard lekësh. https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/563
    3. Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, fituar nga ALB-Building, me vlerë oferte fituese pa TVSH prej 1.97 miliard lekësh. https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/416
    4. Ndërtimi i By-Pass Sarandë, Faza 1, fituar nga Gjoka Konstruksion, me vlerë oferte fituese pa TVSH prej 1.76 miliard lekësh. https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/565

    Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka zhvilluar procedurat për uniforma policie, të strukturuara në dy lote, të cilat janë anuluar pa përfunduar me lidhje kontrate. Konkretisht, bëhet fjalë për:

    “Loti I – Blerje dhe shpërndarje uniforma, grada, stema dhe shenja për Policinë e Shtetit”, me fond limit 1,962,264,441 lekë pa Tvsh,  si dhe

    “Loti I – Blerje uniforma dhe grada për Policinë e Burgjeve”, me fond limit 1,196,890,675 lekë pa Tvsh.

    Sipas dokumentacionit zyrtar, anulimi është justifikuar nga rrethana të paparashikueshme dhe objektive, të lidhura me ndryshime në nevojat dhe aftësinë paguese të autoritetit kontraktor, si pasojë e ndryshimeve në Buxhetin e Shtetit.

    Data.Al: 10 Tenderët më të Mëdhenj të mbajtur nga Autoritetet Kontraktore gjatë 2025 
    Burimi: Open Procurement Albania
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania


    Burimi: Open Procurement Albania
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    Në renditjen e dhjetë tenderëve me vlerën më të lartë është edhe një Procedurë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit AKSHI për blerje kompjuter. Fondi limit i shpallur për këtë procedurë arrin në 1,348,052,656.00 lekë pa Tvsh. Në këtë fazë, procedura rezulton me status “Njoftuar fituesi”, ku janë shpallur si fitues operatorët ekonomikë ATOM, INTROVUS SOLUTIONS dhe FASTECH.

    Këshillit të Lartë Gjyqësor gjithashtu ka zhvilluar një tender, me objekt Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS), një projekt me rëndësi të veçantë për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.  Fondi limit i kësaj procedure është 1,025,905,001.00 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata është lidhur me operatorin ekonomik KREATX, me një vlerë kontraktore prej 1 109 250 000 lekë me Tvsh.

    Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka zhvilluar një Tender me objekt Furnizimin me lëndë djegëse diesel (Gazoil 10 ppm) për disa ente kontraktore.

    Tenderi i dhjetë me vlerën më të lartë është zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ka si objekt Shërbimin Postar për zgjedhësit nga jashtë vendit. Procedura është realizuar përmes procedurës së negociuar pa njoftim paraprak. Fondi limit i shpallur për këtë procedurë është 1,008,333,333 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata është lidhur me operatorin ekonomik DHL International (Albania) me një vlerë kontraktore prej 912,679,991 lekë me Tvsh. Deri tani për këtë procedurë janë paguar përmes thesari 676,036,722 lekë Link Transaksione Thesari https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/inst_code/1073001/perf_id/DHLINTERNATIONAL%2528ALBANIA%2529LTD

    Monitorimi i përditshëm i procedurave prokuruese realizohet përmes databazës Open Procurement Albania (Prokurime Transparente), duke mbuluar sektorë si: Shëndetësia, Bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe shoqëritë me zotërim publik.

    Për çdo tender është ndërtuar një Pasaport me të dhëna të strukturuara dhe dokumente shoqëruese, ndërsa Pasaportat e Bizneseve Kontraktore janë të aksesueshme përmes Open Corporates Albania.

    AKSHI anulim tender ATOM Autoriteti Rrugor Shqiptar blerje kompjuter By-Pass Sarandë databaza prokurimesh DHL International Albania diesel FASTECH fond limit ICMIS INTROVUS SOLUTIONS ja 10 tenderët me vlerën më të lartë për 2025 Këshilli i Lartë Gjyqësor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve koncesion kontratë 35 vjeçare KREATX lëndë djegëse Miliarda lekë Milot-Balldren Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë monitorim Open Data Albania Open Procurement Albania Operatori i Blerjeve të Përqendruara pasaport biznesi pasaport tenderi Policisë së Burgjeve PPP prokurim publik prokurime publike Rruga Kashar-Nyja Vaqarr sektor publik shërbim postar superstradë Tiranë-Durrës Tender transparencë uniforma policie
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026
    Aktualitet

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026
    Aktualitet

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Aktualitet

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026
    Aktualitet

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Aktualitet

    30 vite burg për zjarrvëniet

    29.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.