Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si Kurum i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme Bajrami N dhe tregtarit Petrit Qosja

    Nga InfoNews04.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si Kurum i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme Bajrami N dhe tregtarit Petrit Qosja

    Mes 33 masave të sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit lidhur me skandalin e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme të shoqërisë “Kurum International”, është dhe administratori i kompanisë “Bajrami N” sh.p.k, me administrator Nazif Bajrami si dhe Petrit Qosja, i cili rezulton si tregtar i mbetjeve.

    Mes “Kurum” dhe “Bajrami N” ka dy kontrata të nënshkruara, njëra më datë 01.10.2021, pjesë është dhe personi fizik Petrit Qosja ‘tregtar i mbetjeve’, me vlefshmëri deri më 01.10.2022. Kontrata tjetër është nënshkruar më datë 04.01.2023, e vlefshme deri më 04.01.2024. Objekti i dy kontratave është “Për menaxhimin e mbetjeve jo të rrezikshme” “Skorie e papërpunuar dhe skorie e përpunuar”.

    “Menaxhuesi i licencuar zotohet se prej marrjes së mbetjeve objekt kontrate do t’i trajtojë pranë impiantit të tij për prodhim betoni dhe për shtrim rrugësh si stabilizant. Sipas kësaj kontrate, menaxhuesi i licencuar të jetë i pajisur me Leje Mjedisi për aktivitetin që ushtron, të zbatojë rregulloren e mjedisit si dhe të ndjekë legjislacionin e sigurimit të shëndetit në punë deri në depozitimin dhe trajtimin /riciklimin e mbetjeve objekt kontrate pas marrjes së tyre nga kompleksi i Kurum International sh.a, Elbasan. Menaxhuesi i licencuar të sigurojë lëvrimin e mbetjeve objekt kontrate në mënyrë të tillë që të mos i derdhë ato në mjedis apo të mos e dëmtojë mjedisin gjatë marrjes së tyre”, thuhet në kontratën e nënshkruar mes dy subjekteve.“Kurum International” ka deklaruar se në dy rastet i ka shitur “Bajrami N” mbetje jo të rrezikshme “Skorie e përpunuar dhe skorie e papërpunuar”. Në deklarimet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në vitin 2022 dhe në vitin 2023, “Kurum” i ka shitur “Bajrami N” dhe “Petrit Qosjas” 15996 ton mbetje, 16253 ton mbetje dhe 10359 ton mbetje.

    Mirëpo nga verifikimet, shoqëria “Bajrami N” nuk disponon leje mjedisore për përpunimin apo trajtimin e këtyre mbetjeve ‘skorie e përpunuar dhe skorie e papërpunuar’. “Nga të dhënat e administruara nuk ka asnjë informacion se çfarë procesi pune ka ndodhur, ku janë depozituar këto mbetje, dhe si janë trajtuar pasi nuk ka asnjë regjistër të deklaruar mbi to”, theksohet në dosjen hetimore.

    Gjithashtu as pala e tretë tregtari i mbetjeve Petrit Qosja nuk është i licencuar për transport mallrash ndërkombëtar, madje as për transport të mallrave të zakonshme. Referuar numrit të licencës të pasqyruar në dokumentacione, rezulton se kjo licencë i përket Elton Dokës.

    “Kurum International” i ka shitur mijëra ton mbetje tek shoqëria “Bajrami N” dhe tregtari Petrit Qosja, i cili kishte marrë përsipër transportin, të cilët nuk janë të pajisur me licenca të posaçme për të menaxhuar këto mbetje.

    Prokuroria e Durrësit akuzon administratorin e “Bajrami N” Nazif Bajramin dhe Petrit Qosjan për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Ndërkohë administratori i “Kurum International” Erdal Demir akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Si Kurum i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme Bajrami N dhe tregtarit Petrit Qosja
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.