Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    16.04.2026

    Eduard Dalla dhe gabimi amator që nxori zbuluar grupin Call Center 50 mln euro

    16.04.2026

    Zëvendësdrejtori Krenar Guçe dëshmon në GJKKO: Ja çfarë di për bandat e Elbasanit

    16.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Tjetër HILE e aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

    Nga InfoNews27.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tjetër HILE e aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

    Tre ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku u rikthyen në Vlorë për të inauguruar pistën e aeroportit. Përkrah dy aksionerëve Pacolli dhe Ademi, ata deklaruan se punimet ishin drejt fundit dhe premtuan vënien në punë të aeroportit brenda vitit.

    Sipas studimit të fizibilitetit, kompania koncesionare ka marrë përsipër detyrimin që të investojë 104 milionë euro, nga 86.6 milionë euro që llogaritej kostoja e punimeve në Studimin e Fizibilitetit.

    Por tabelat financiare të dorëzuara nga VIA në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të analizuara nga BIRN, tregojnë se vlera e punimeve nuk shkon më shumë se 40% e vlerës së premtuar të investimit deri në fund të vitit 2024.

    Sipas pasqyrave financiare të audituara për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, VIA deklaron punime në vlerën e 42.6 milionë eurove, nga të cilat investimi i kompanisë është 32.8 milionë euro dhe pjesa tjetër janë detyrime ndaj nënkontraktorëve.

    Nga këto investime, ortaku “Mabco Contructions” ka investuar 10 milionë euro para të vetat, 22 milionë euro janë shpenzuar nga kredia bankare, ndërkohë që 9.7 milionë euro janë detyrime për palët që kanë kryer punimet dhe që nuk janë paguar ende deri në fund të vitit 2024.

    Ortakët e kompanisë koncesionare VIA, Mabco Construction dhe 2A Group operojnë njëherazi edhe si nënkontraktorë të punimeve, ndërkohë që vlerën e investimit ia kanë dhënë si hua kompanisë koncesionare me “terma dhe kushte tregtare”.

    Sipas Stringës, kjo u jap atyre mundësinë që të fitojnë dy herë nga koncesioni.

    Nëse sheh bilancet konstaton se punimet e kryera kanë faturuar dhe fitim ndaj firmës koncesionare dhe kapitali i investuar është hua e dhënë me interes. Kjo tregon se pronarët po tentojnë të fitojnë dy herë: edhe duke kryer punimet në aeroport dhe më pas duke operuar aeroportin,” theksoi Stringa.

    Ortakët e kompanisë koncesionare, VIA, pretenduan për BIRN se investimet e tyre për ndërtimin e aeroportit e kishin tejkaluar vlerën e 104 milionë eurove, ndërsa theksuan se bilancet e dorëzuara në QKB ishin të papërditësuara.

    Sipas Mabco Construction, bilancet e depozituara në QKB përmbajnë vetëm të dhënat e faturave të dorëzuara dhe të pranuara nga drejtuesi teknik, inxhinieri i pavarur dhe administratori i VIA për kohën kur është depozituar bilanci. Mabco Construction pretendoi se vetëm pagesat e kryera prej saj kapnin vlerën e 81 milionë eurove.

    “Duhet theksuar se Mabco nuk e ka konsideruar veten vetëm si punëkryes për t’u paguar nga VIA, por ka investuar fondet e veta, të transferuara përmes bankave në mënyrë transparente. Të gjitha këto vlera punimesh dhe shpenzimesh janë të dokumentuara me kontrata, pagesa bankare, transporti, taksa doganore, TVSH dhe fatura të deklaruara pranë organeve tatimore,” tha Mabco Construction për BIRN.

    Edhe Valon Ademi pretendoi për vlera të mëdha investimesh, që sipas tij do të reflektoheshin në bilancin e vitit 2025.

    Në vitin 2025 duhet të jenë investuar edhe 50 milionë euro,” tha Ademi, duke pretenduar se kishin ndërtuar një pistë ku “avionët bëjnë shoë dhe një terminal hangar”.

    Pavarësisht pretendimeve për vlera të larta të investura, Mabco Construction nuk jep garanci se aeroporti do të jetë gati për operim sipas parashikimeve të kontratës në mars, ndërkohë që janë shtuar shqetësimet për cilësinë e punimeve pas përmbytjes së pistës nëntorin e vitit të kaluar.

    “Në kushtet kur jemi efektivisht të përjashtuar nga informacioni dhe vendimarrja, por jo nga përgjegjësia, ne e kemi të pamundur të japim një informacion të të përgjithshëm për të gjithë projektin dhe probabilitetin e përfundimit të tij në kohë…,” përfundoi Mabco Construction.

    Projekti i aeroportit të Vlorës lindi si një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, ndonëse vetë studimet e qeverisë e konsideronin atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit.

    Megjithatë, qeveria këmbënguli që ta ndërtojë atë, duke vënë në dispozicion të projektit një garanci prej 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

    Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli në mars të vitit 2021 fituesit e kontratës koncesionare; një koncorcium i përbërë nga kompania Mabco Construction SA e biznesmenit kosovar, Behgjet Pacolli, kompania turke YDA Group dhe 2A Group në pronësi të Valon Ademit, një tjetër biznesmen nga Kosova.

    Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 104 milionë eurosh dhe në maj të vitit 2021 themeloi kompaninë koncesionare, Vlora International Airport, VIA, me kuota të ndara në 58% për Pacollin, 40% për kompaninë turke dhe 2% për Valon Ademin.

    YDA Group u përfshi në konsorcium për kapacitetet e saj teknike në operimin e aeroporteve, por në shtator 2022, ajo u largua nga projekti me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës, duke i shitur Pacollit paketën e vet të aksioneve për 4450 euro.

    Sipas ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat dhe draft-kontratës së shpallur, një ortak fitues mund të largohej nga projekti vetëm nëse zëvendësohej nga një kompani e dytë që plotësonte të njëjtat kushte, por në variantin përfundimtar të kontratës, kjo pikë u ndryshua, duke i dhënë ministres së Infrastrukturës të drejtën e miratimit paraprak të ndryshimit të ortakëve, edhe pa i përmbushur këto kushte.

    Sipas pedagogut Stringa, ky ndryshim ngre dyshime se autoriteti kontraktor ka qenë paraprakisht në dijeni se kompania turke do të largohej.

    “Hileja është bërë gjatë negocimit të kontratës,” thotë Stringa, duke theksuar se kjo ka sjellë një kufizim të konkurrencës.

    “Kjo do të thotë se ata kanë pasur dijeni që operatori që plotëson kriteret kryesore, kompania turke, do të largohej. Rruga e paligjshmërisë i është hapur duke ndryshuar nenin e kontratës,” shtoi ai.

    Edhe juristi Redi Ramaj e konsideron problematike ndryshimin e draft-kontratës që i hap rrugë largimit të aksionerëve, ndonëse kjo nuk mund të konsiderohet një shkelje penale.

    “Për shitjen e kuotave përgjegjësia është te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sepse ajo është përgjegjëse për draftimin, nënshkrimin dhe zbatimin e kontratës koncesionare,” tha Ramaj.

    Largimi i kompanisë turke e ngjiti kompaninë Mabco Construction në kuotën e 98% të aksioneve, ndërkohë që ortaku i tij, 2A Group e Valon Ademit mbeti me 2%.

    Por në tetor 2025, një konflikt gjyqësor shpërtheu mes ortakëve për ndarjen e aksioneve.

    Kompania 2A Group dorëzoi një padi në Gjykatën e Tiranës, përmes së cilës pretendon regjistrimin e një kontrate noteriale të nënshkruar mes tij dhe Behgjet Pacollit për blerjen e 47% të aksioneve të VIA, veprim që sipas tij ishte refuzuar të kryhej nga asambleja e kompanisë Mabco Construction. Mabco Construction e kundërshton kontratën si të falsifikuar dhe ligjërisht të pavlefshme, por më 17 tetor 2025 Gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë votën e Mabco Construction deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

    Vendimi u apelua dhe më 22 dhjetor, Gjykata e Apelit e zbuti masën e sigurimit të padisë vetëm për 47% të aksioneve të kontestuara, ndërsa i njohu kompanisë Mabco të drejtën e votës për 51% të kuotave në VIA.

    Pas vendimit të Apelit, 2A Group pretendon se ka fituar sërish të drejtën për të bllokuar votën e Mabco Construction përmes një vendimi të ri të Gjykatës së Tiranës më 24 dhjetor 2025, e shqyrtuar nga një gjyqtar tjetër. Vendimi nuk është zbardhur ende nga gjykata.

    Njëkohësisht, palët kanë depozituar kallëzime penale kundër njëri-tjetrit me akuza të manipulimit dhe mashtrimit.

    Pronari i 2A Group, Valon Ademi i tha BIRN përmes një bisede telefonike se ishte detyruar që t’i drejtohej gjykatës për shkak se Pacolli po përpiqej ta largonte nga kompania përmes ndryshimit të statutit të VIA.

    “…Në momentin që ne kemi nënshkruar një kontratë, ai duhet të sillej dhe përgjigjej solidarisht për 51% dhe unë për 49%. Ai ngriti këtë narrativën që kjo është bërë jo natën, jo ditën, jo pishina… për ta çuar përpara skenarin që të ndryshonte statutin,” tha Ademi.

    “Por të ndryshonte statutin, unë isha i mbaruar dhe prandaj u vendos masa e gjykatës,” shtoi ai.

    Nga ana e saj, kompania Mabco Construction e akuzon Ademin se po orkestron një plan për neutralizimin e pronarit të 98% të aksioneve, përmes akteve dhe veprimeve të manipuluara. Kompania e konsideroi gjithashtu vendimin e Gjykatës së Tiranës si “juridikisht të pajustifikuar, disporpocional dhe thellësisht problematik”.

    “Ky vendim, jo vetëm ka pezulluar tërësisht të drejtën tonë të votës për të gjitha aksionet që zotërojmë në Vlora International Airport, duke neutralizuar aksionerin që mban 98% të kuotave, por dhe na ka zhveshur ne nga çdo e drejtë që buron nga zotërimi i tyre,” deklaroi Mabco Construction në një përgjigje me shkrim.

    “Ky është një akt dispropocional, ekstrem dhe i pajustifikueshëm që është i barazvlefshëm me shpronësimin,” shtoi kompania, duke theksuar se ky konflikt e vendos projektin seriozisht në rrezik.

    Tjetër HILE e aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    16.04.2026
    Aktualitet

    Eduard Dalla dhe gabimi amator që nxori zbuluar grupin Call Center 50 mln euro

    16.04.2026
    Aktualitet

    Zëvendësdrejtori Krenar Guçe dëshmon në GJKKO: Ja çfarë di për bandat e Elbasanit

    16.04.2026
    Aktualitet

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    16.04.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Call Center, SPAK çon për gjykim 8 anëtarët e grupit kriminal

    16.04.2026
    Aktualitet

    Pse u vra Gjin Boriçi? Roli i francezëve kundër Pëllumb Gjokës

    16.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    16.04.2026

    Eduard Dalla dhe gabimi amator që nxori zbuluar grupin Call Center 50 mln euro

    16.04.2026

    Zëvendësdrejtori Krenar Guçe dëshmon në GJKKO: Ja çfarë di për bandat e Elbasanit

    16.04.2026

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    16.04.2026

    EMRAT/ Call Center, SPAK çon për gjykim 8 anëtarët e grupit kriminal

    16.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026

    Pse u vra Gjin Boriçi? Roli i francezëve kundër Pëllumb Gjokës

    16.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.