Nga shtatori i vitit 2025, skena politike shqiptare u rifreskua me një valë të re emrash që morën përsipër drejtimin e dikastereve, mandateve parlamentare dhe institucioneve kyçe.
Pasuria e tyre rezulton të jetë e nga miliona lekë, në miliona euro.
Ish gjyqtari Gjin Gjoni i cili u bë deputet nga Sali Berisha rezulton të jetë një prej deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë.
Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPI, para fillimit të detyrës si deputet, Gjin Gjoni deklaron dy vila me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e pasurisë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë të ardhura nga pagat, bizneset dhe qiratë.
Ajo çfarë është e dyshimte në deklaratën e pasurive të çiftit Gjoni është se të dy kanë dhënë qindra mijëra euro hua të dyshimta. Vetë Gjoni deklaron 12 raste të dhënies së huave që kapin vlerën e 170 mijë eurove, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron 44 raste të dhënies së huave që kapin një vlerë 600 mijë euro.
Me një pasuri që kap shifrën prej 13.68 milionë eurosh, deputeti socialist, sipwrmarrwsi Vasil Llajo qëndron në majën e piramidës. Ai zotëron 20 pasuri të paluajshtme, si apartamente, godina e troje, si dhe në sektorin e shwndetwsisw, ku kontrollon një rrjet laboratoresh mjekësorw. Llajo deklaron se ka dhënë hua qindra miliona lekë për palë të treta.
Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Me njw karrierw tw ndwrtuar jashtw vendit, pranw spitaleve me emwr, ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP).
Me mbi 1.19 milionë euro, Ana Dajko përfaqëson një nga surprizat e këtij monitorimi. Ajo u bë aksidentalisht deputete nga Partia e Adriatik Lapajt, dhe pavarësisht rolit të saj pasiv, zotëron pasuri të mëdha. Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, por ajo që bie në sy është disiplina bankare: depozita të shumta dhe fonde investimi.
Në rastin e deputetes socialiste Sara Mila, panorama ndryshon fokus. Ndërsa ajo vetë deklaron një pasuri modeste prej rreth 33 mijë eurosh, së bashku me partnerin e saj Aleksandro Bardhi, arrijnë në një pasuri mbi 1.13 milionë euro. Fuqi e tyre shtrihet nga pasuria e paluajtshme (apartamente, garazhe, vreshta e ullishte) dhe aksionet në industri (Anmetal).
Në sy bie edhe pasuria e deputetit të Lëvizjes Bashkë. Me 162,783 euro, pasuria e Redi Muçit përbëhet nga asete klasike: dy apartamente me sipërfaqe mesatare, një makinë e fituar me dhurim dhe kursime nga paga.
Me rreth 20 mijë euro kursime rezulton deputetja më e re e PS-së, Zegjine Çaushi.
PASURITË E DEPUTETËVE TË RINJ
Vasil Llajo 13,680,000 €
Evis Sala 5,310,644 €
Gjin Gjoni 1,300,000 €
Ana Dajko 1,193,184 €
Sara Mila 1,133,405 €
Redi Muçi 162,783 €
Zegjine Çaushi 19,944 €
