Autori i vrasjes së Jani Aliaj në burgun e Korydallos është rrëfyer para autoritetetve greke. 28-vjeçari grek, ka deklaruar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, pasi ai ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari nëse nuk do e vriste i pari. Gjithashtu ai ka rrëfyer se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.
“Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai.
Pas dhënies së dëshmisë, autori është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, duke rrezikuar burgim të përjetshëm.
Si ndodhi ngjarja?
49-vjeçari, Jani Aliaj u ekzekutua në 19 Janar 2026, brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shokun e tij të burgosur brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit. Gjithçka tregon se kjo është një kontratë vdekjeje, me hetimin që po kryhet nga Siguria e Pireut. Viktima 49-vjeçare ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori.
Dosja hetimore përshkruan një skenë të rëndë dhune. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jani Aliaj ka marrë 23 goditje me thikë, kryesisht në fytyrë dhe kraharor, plagë që kanë tronditur edhe vetë ekspertët. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.
Ngjarja ndodhi në një sektor të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur, duke u lejuar të burgosurve lëvizjen nga një ambient në tjetrin.
28-vjeçari rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera. Prej nëntë vitesh, emri i tij ndodhej në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje të kryer në Greqi
