Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent Sulën

    Nga InfoNews23.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula, e cila kërkonte heqjen e sekuestros për një apartament në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, për të cilin prokuroria dyshon se është pasuri e fshehur e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë njoftoi këtë të enjte (22 janar 2026), se ka vendosur “mospranimin e rekursit të shoqërisë Agi Kons për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nr.38, dt. 17 qershor 2025”.

    “Boldnews.al” verifikoi vendimin e Apelit për këtë rast dhe u konstatua se bëhej fjalë për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e “Kodrës së Diellit”, një kat sipër apartamentit zyrtar të bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

    Në kërkesën e saj, “Agi Kons” shpk pretendon se apartamenti është në pronësi të saj, si ndërtuese e të gjithë kompleksit rezidencial dhe se Veliaj e bashkëshortja e tij, Xoxa, nuk kanë asnjë të drejtë reale apo pronësore mbi atë pasuri.

    Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshime të arsyeshme se apartamenti është “de fakto” në pronësi të dyshes Veliaj-Xoxa. Sipas SPAK-ut, ajo është një pasuri e fshehur dhe dyshohet se është produkt i marrëdhënies korruptive mes Veliajt dhe sipërmarrësit Gent Sula.

    Apartamenti “i fshehur”

    Nw kuadër të hetimeve për “korrupsion” e “pastrim parash”, Prokuroria e Posaçme tha se ka zbuluar një rast, ku Sula, sipas grupit hetimor, ka bërë përpjekje për të mbuluar një pasuri të fshehur të Erion Veliajt, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë, ndërtuar prej shoqërisë së tij, “Agikons”.

    Erion Veliaj dhe familja e tij jetojnë në katin e katërt të një godine 5-katëshe në zonën rezidenciale, në Selitë të kryeqytetit. Ky apartament është blerë vite më parë nga Arben dhe Valbona Xoxa dhe më tej i është dhuruar vajzës së tyre, Ajola Xoxa.

    Prej vitesh, ky është apartamenti zyrtar i çiftit Xoxe-Veliaj, i deklaruar edhe në formularët e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

    Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë krijuar dyshimin se “çifti i parë” i Tiranës ka edhe një pasuri të fshehur, një apartament në katin e pestë të godinës ku jetojnë, saktësisht mbi banesën e tyre.

    Në apartament që dyshohet se është i fshehur nga Veliaj, ka jetuar prej vitit 2011 e deri në vitin 2019 miku i ngushtë i familjes së kryebashkiakut, aktori i kabaresë “Portokalli”, Gazmend Paja.

    I pyetur nga grupi hetimor, Paja ka deklaruar se është larguar nga ai apartament në vitin 2019, pasi, në marrëveshje me ndërtuesin Gentian Sula, ka vendosur ta zëvendësojë me një banesë tjetër më të madhe, për shkak të nevojave familjare.

    Pas vitit 2019, e konkretisht rreth vitit 2020-2021, SPAK ka identifikuar komunikime të shumta mes Ajola Xoxes dhe personave të ndryshëm mbi rikonstruksionin dhe mobilimin e apartamentit të lënë bosh nga Gazmend Paja.

    Falë këtyre komunikimeve dhe detaje të zbuluara gjatë hetimit, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshimet të arsyeshme se familja e kryebashkiakut të Tiranës është pronare reale e atij apartamenti, megjithëse formalisht, ai figuron i regjistruar në pronësi të “AgiKons” të ndërtuesit Gentian Sula.

    Tentativa për të mbuluar apartamentin

    Bazuar në informacionet për një apartament të fshehur të Veliajt, në 14 Prill 2025, Prokuroria e Posaçme kreu një kontroll në banesën në katin e pestë të godinës ku jeton kryebashkiaku.

    Apartamenti rezultonte se i ishte dhënë me qira një personi, R. C. Qiramarrësi deklaroi se jeton në atë apartament prej Shtatorit 2024. Ai i tha grupit hetimor se e kishte gjetur këtë apartament në njoftimet e agjencisë imobiliare “Future Home”. R.C. thotë gjithashtu se, në momentin që e ka parë këtë apartament, në Gusht të vitit të kaluar, aty po bëheshin punime rifiniture, si lyerje, ndryshim të pajisjeve hidrosanitare dhe mobilim

    Kontrata e qirasë, nëpërmjet agjencisë imobiliare, rezulton se është nënshkruar mes R.C dhe shoqërisë “AgiKons”. Por, Prokuroria e Posaçme, dyshon se shoqëria ndërtuese e Gentian Sulës është përfshirë në këtë kontratë, me qëllim për të fshehur pronësinë reale të apartamentit.

    Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent

    Pjesë nga dosja hetimore për veprimet e dyshimta të ndërtuesit Gentian Sula

    “…Për organin procedues, krijohet bindja se shtetasi Gentian Sula, përfaqësues i ‘Agikons’, me simulimin aktiv të një marrëdhënieje qiraje, nëpërmjet nxjerrjes së objektit në një agjenci dhe më tej në nënshkrimin e kontratës së qirasë dt.18 Shtator 2024 (me shtetasin R.C), ka kryer veprime objektive, të cilat kanë synuar që të justifikojë përfitimin e parregullt që bashkëshortët Veliaj-Xoxa, kanë marrë për shkak të funksionit si kryetar Bashkie të Erion Veliajt”, thuhet në materialin e mbylljes së hetimeve të Prokuroria e Posaçme.

    Më tej, SPAK-u deklaron: “Ky përfitim i parregullt (i çiftit Veliaj-Xoxe)….buron nga një marrëdhënie e gjatë me natyrë korruptive, e kushtëzuar kjo nga raportet e vazhdueshme të shtetasit Gentian Sula (përfaqësues i “AgiKons”) me Bashkinë e Tiranës…”.

    Dollapi zbuloi apartamentin

    Prokuroria e Posaçme thotë se fillesa për zbulimin e një apartamenti të fshehur nga Erion Veliaj, një kat mbi banesën e tij zyrtare tek zona e ‘Kodrës së Diellit”, ka qenë një dollap.

    Në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, për veprat penale të korrupsionit e pastrimit të parave, prokurorët kanë administruar të dhënat e një mobilieri, Arlind Kodra.

    Ky i fundit ka mbajtur në kompjuterin e tij të dhënat mbi punimet që ka kryer për llogari të Ajola Xoxes në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, si edhe në një vilë në Qerret.

    Mes të dhënave kompjuterike, prokurorët kanë identifikuar informacion, të shënuar me emërtimin “kati lart”. Mobilieri është pyetur për këtë informacion dhe ka deklaruar se është shoqëruar në vitin 2021 nga Ajola tek një apartament, që gjendet mbi shtëpinë ekzistuese të saj, ku ka marrë masat për realizimin e disa dollapëve.

    Ai ka deklaruar se për këtë apartament ka ndërtuar vetëm një dollap. Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e këtij informacioni, si edhe të dhënave të tjera indirekte, ka kryer një kontroll mbi këtë apartament, që gjendet në katin e pestë, saktësisht mbi banesën ku jetojnë Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj.

    Në 14 Prill 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një kontroll në apartamentin mbi banesën zyrtare të Erion Veliajt.

    Fotot e kryera nga agjentët e Byrosë së Hetimit gjatë kontrollit në këtë banesë iu paraqitën mobilierit Arlind Kodra. Ky i fundit u shpreh se dollapi që gjendet në shtëpinë e dhënë me qira ishte pikërisht ai që kishte bërë ai më parë, pas bisedës me Ajola Xoxen.

    Mbi bazën e kësaj të dhëne, prokurorët iu rikthyen sërish komunikimeve telefonike, të cilat kishin sekuestruar më herët nga personat nën hetim.

    Në ato komunikime zbuluan mesazhe të shkëmbyera mes Ajolës dhe arkitektit Olsi Eftimi, mik i familjes dhe njëkohësisht personi që ka kontribuuar në arredimin e banesave të familjes Xoxe-Veliaj, në Tiranë dhe Qerret.

    Në ato komunikime u evidentuan biseda, të cilat lidheshin pikërisht me apartamentin sipër banesës së Ajolës dhe Veliajt. Aty flitej për mundësinë e krijimit të shkallëve të brendshme, të cilat do të lidhnin dy apartamentet e të tjera detaje teknike.

    Arkitekti Olsi Eftimi ka pranuar para prokurorëve se ka shkuar në atë apartament, por vetëm për të kryer disa rregullime, pasi pikonte ujë në tavanin e shtëpisë së Ajolës. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme deklaron se ka shumë të dhëna të tjera, të cilët i kanë krijuar bindjes se ai apartament është një pasuri e fshehur e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

    Boldnews

    Apartamenti i fshehur i Veliajt Gjykata e Lartë rrëzon Gent Sulën
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.