Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    A i mbajti shënim SPAK? Elira Kokona zhduk projektin “Durana”

    Nga InfoNews12.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çdo informacion mbi projektin “Durana Tech Park” është fshirë nga faqja zyrtare e Korporatës së Investimeve Shqiptare, pa asnjë njoftim apo shpjegim publik.

    Nga verifikimet e kryera prej skyweb.al sot në mëngjes rezulton se çdo informacion mbi këtë projekt nuk është më i aksesueshëm, ndërkohë që figuron në Google, duke ngritur dyshime serioze mbi transparencën dhe arsyet e zhdukjes së të dhënave.

    Faqja e Koporates se Investimeve dhe linku ku duhej te ishin te dhenat mbi projektin DURANA. Aksesuar nga skyweb.al me datë 12 janar, ora 08:45
    Faqja e Koporates se Investimeve dhe linku ku duhej te ishin te dhenat mbi projektin DURANA. Aksesuar nga skyweb.al me datë 12 janar, ora 08:45

    “Durana” ishte shpallur si zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë, me status të posaçëm ligjor dhe fiskal. Ky status u lejonte kompanive të regjistruara si përdoruese të përfitonin përjashtime të gjera nga taksat dhe kontributet, edhe në rastet kur aktiviteti real nuk zhvillohej fizikisht në këtë zonë.

    Kompani të lidhura me Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin kanë regjistruar “Duranën” si vend ushtrimi aktiviteti, duke përfituar lehtësira fiskale dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve tatimore.

    Elira Kokona duke prezantuar projektin Durana
    Elira Kokona duke prezantuar projektin Durana

    Kjo praktikë e ka kthyer projektin në një mekanizëm që funksionon si parajsë fiskale brenda territorit të Shqipërisë.

    Çështja e “Duranës” lidhet drejtpërdrejt edhe me denoncimet publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur për ekzistencën e skemave të strukturuara për shmangien e taksave në sektorin e teknologjisë, përmes lidhjeve mes kompanive private dhe institucioneve shtetërore.

    Ndërkohë, prokurori i SPAK Bledar Maksuti zbërtheu më herët një mega-skemë korrupsioni me tenderët e AKSHI-t përmes kompanive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

    “Durana” dyshohet si një hallkë e mundshme e së njëjtës skemë, ku përfitimet fiskale dhe regjistrimet formale përdoren për të shmangur detyrimet ndaj shtetit, prandaj edhe fshirja nga Elira Kokona e projektit fill pas shpërthimit të skandali sjell dyshime të mëdha mbi shkaqet.

    Fshirja e projektit nga faqja e Korporatës së Investimeve vjen në një moment kur presioni publik dhe institucional mbi skemat e lidhura me sektorin e IT-së është rritur ndjeshëm.

    Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Korporata e Investimeve Shqiptare apo nga drejtuesja e saj, Elira Kokona, për arsyet e zhdukjes së informacionit mbi “Durana Tech Park”. /skywebal

    AKSHI Bledar Maksuti Durana Tech Park Durana Tech Park në Xhafzotaj Elira Kokona Ergys Agasi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.