Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gjykata e Tiranës në kërkim të pronarit të Megatek, Dionis Teqja? Ja e vërteta…

    Nga InfoNews30.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bosi i disa kompanive më të mëdha në Shqipëri, mes tyre edhe qendrës tregtare Megatek, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij.

    Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike. Sipas argumentimit të gjykatës, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike.

    Seanca e radhës, ku Teqja do të duhet të jetë i pranishëm, është caktuar më datë 13 shkurt 2026 ora 13.00. Sipas dokumentit të siguruar rezulton se Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT.

    Dokumenti i Gjykatës së Tiranës dhe vendimi gjyqtares Alma Kodraliu

    Në padi dhe në shpalljen publike thuhet:

    “Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, është duke u zhvilluar gjykimi i çështjes civile me nr. 1234, datë 10.12.2025, akti që i përket:

    Paditës: Thanas Hyseni
    Të paditur: Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k., shoqëria T.N.T Express Albania sh.p.k.
    Palë e tretë: Qendra Kombëtare e Biznesit
    Objekti: Pavlefshmëri vendimi asambleje + sigurim padie

    Gjykata ka vendosur që, në bazë të nenit 133 të K.Pr.Civile, njoftimi i palës së paditur Dionis Teqja të bëhet me anë të shpalljes publike.

    – Një kopje e kësaj shpalljeje të afishohet në Njësinë nr. 5, Tiranë.”

    Aksioneri në minorancë në kompaninë postare pretendon për veprime në kundërshtim me statutin e kompanisë dhe i është drejtuar gjykatës për pavlefshmërinë e vendimeve të asamblesë, si edhe për sigurim padie deri në përfundim të çështjes në themel.

    Po përse ka vendosur Gjykata ta shpall në “kërkim” biznesmenin Teqja?

    Referuar dokumentit thuhet sipas nenit 133 të kodit të procedurës civile, e ky nen thotë:

    Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile (Shqipëri) rregullon njoftimin me shpallje publike.

    Në përmbajtje, ai thotë (në thelb) se:

    Kur nuk është e mundur njoftimi i palës sipas mënyrave të zakonshme (me postë, dorëzim personal etj.), sepse vendndodhja e saj nuk dihet ose njoftimi nuk mund të kryhet për shkaqe të tjera të justifikuara, gjykata vendos që njoftimi të bëhet me shpallje publike.

    Çfarë parashikon konkretisht neni 133:

    • Gjykata urdhëron shpalljen publike të njoftimit;
    • Shpallja afishohet në ambientet e gjykatës dhe/ose në njësinë administrative përkatëse;
    • Në disa raste, mund të publikohet edhe në media (sipas vlerësimit të gjykatës);
    • Pas kryerjes së shpalljes, njoftimi konsiderohet i kryer ligjërisht, edhe nëse pala nuk paraqitet.

    Neni 133
    (Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 4; ndryshuar me ligjin nr. 122/2013)

    Kur personi i thirrur nuk i dihet vendbanimi ose vendqëndrimi në Republikën e Shqipërisë, ose nuk ka zgjedhur një banesë, apo nuk ka caktuar një përfaqësues të tij, sipas nenit 131 të këtij Kodi, njoftimi i aktit bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në gjykatën e vendit, ku do të gjykohet mosmarrëveshja, si dhe në vendin e afishimit, ku ka pasur vendbanimin e fundit. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.

    Në rastin kur marrësi është person juridik privat, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të tij pranë adresës së qendrës së regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.

    Në këto raste, njoftimi i aktit bëhet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të gjykatës, ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim.

    TITULLI – PËRGËNJESHTRIM DHE SQARIM PUBLIK NË LIDHJE ME Z. DIONIS TEQJA :

    NUK KA SHPALLLJE NË KËRKIM

    Në lidhje me publikimet e mëparshme të këtij portali, në të cilat është përdorur titulli dhe/ose është krijuar përshtypja se z. Dionis Teqja është “shpallur në kërkim”, sqarojmë se ky informacion nuk është i saktë.

    Z. Teqja nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë në kërkim nga organet e drejtësisë, si dhe ndaj tij nuk ekziston asnjë vendim apo masë ligjoreqë të justifikojë një pretendim të tillë.

    Rrethana e pasqyruar në publikim lidhet vetëm me faktin se njoftimi gjyqësor është kryer përmes shpalljes publike, një procedurë formale e parashikuar nga legjislacioni procedural, e cila nuk ka asnjë lidhje me statusin penal “në kërkim” dhe nuk nënkupton shmangie nga drejtësia apo ndjekje penale.

    Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të informuar saktë publikun, ky sqarim publikohet si përgënjeshtrim dhe korrigjim i informacionit të mëparshëm.

    /Web Lajm

    Kompania TNT (Posta e Megatek në foto)

    Dionis Teqja Express Albania sh.p.k. Ferdinand Haxhiaj Gjykata e Tiranës Gjykata e Tiranës në kërkim të pronarit të Megatek MegaTek Posta TNT shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k. shoqëria T.N.T
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.