SPAK shpall në kërkim Ergys Agasin për 6 akuza të rënda
I cilësuar si koordinatori kryesor mes kryeministrit Edi Rama, biznesit dhe Krimit të Organizuar, Ergys Agasi, tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, për 6 akuza të rënda.
Agasi dhe partnerit të tij në “hije” Ermal Beqiri që zotëron kompaninë “Horizont”, prej ditës së djeshme është lëshuar një masë sigurimi “arrest me burg”, e cila ende nuk është ekzekutuar nga ana e policisë së Shtetit.
Agasi, nuk është larguar në Dubai por qëndron në Shqipëri pa u cënuar nga askush.
Dosja e SPAK dhe lidhja me kontrabandën e cigareve
Çështja kundër tij, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, lindi nga një dosje tjetër që lidhet me kontrabandimin cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Turqisë dhe Qipros.
Për këtë çështje e rregjistruar në SPAK në vitin 2023 me procedimin Nr. 20, në muajin Maj 2025 u proceduan 36 persona, disa u ndaluan, disa u vetëdorëzuan dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.
Roli i Ergys Agasit dhe kompanitë e tij
Sipas dosjes, ka siguruar, thuhet se menjëherë pas këtij operacioni në muajin Qershor 2025, në fokusin e SPAK u kthye dhe biznesmeni Ergys Agasi, i cili zotëron kompanitë “Test & Tech” e hapur në 26 shtator 2025, “EA Solution”, “EA Logistic”, “EA TOBAÇO”,”Agasi Markoudis Group” si dhe qëndron aksiokner në hije tek “Futboll Club Dinamo City”.
Shkaku që SPAK ktheu sytë tek Ergys Agasi ishte fakti i një kontrate të firmosur mes tij në cilësinë e pronarit të “EA Tabaço” dhe personit në kërkim Dario Jashari, familjarë i Shefqet Kastratit, një prej biznesmenëve më të medhenj në Shqipëri.
SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave
Kontrata noteriale dhe blerja e fabrikës së cigareve
Kontrata noteriale është firmosur në 5 Shkurt 2025, por ajo është dorëzuar në QKB në 27 Maj 2025, pikërisht ditën kur SPAK nisi aksionin për arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve.
Agasi, bleu 100 për qind të aksioneve të “Albania Tabak Fabrika e Cigareve” përmes një transaksioni bankar prej 525 milion lekë.
Kontrolle, sekuestrime dhe dosja e re e SPAK
Por nuk shkoi shumë dhe vëmëndja e SPAK u përqëndrua tashmë tek Agasi, i cili në muajin qershor ju nënshtrua një kontrolli nga agjentët e BKH-së, të i sekuestruar Lap-Top, 7 telefona dhe sende të tjera që mund ti shërbenin hetimit.
Pas këtyre veprimeve, në 28 Korrik 2024 me kërkesë të SPAK gjykata e posaçme vendosi të sekuestrojë kompaninë e cigareve të Agasit dhe disa pasuri të tjera.
Tenderi 7.7 milionë euro i AKSHI-t
Në mesazhet e zbuluara nga SPAK tek telefonat e Agasit, është kuptuar paracaktimi i tenderit 7 miliard e 503 milion euro për ndërhyrjen në sistemin e transaksioneve në sistemin e Thesarit të Shtetit.
Në këtë tender kanë konkuruar së bashku kompanitë “COMMUNICATION PROGRESS” në pronësi të Gentian Likaj dhe “Horizont” e Ermal Beqirit.
Skualifikimi, ankesa dhe tërheqja e papritur
Megjithatë në fillim të qershorit 2025, AKSHI shpalli vlerësimin e tenderit. Oferta e “ABS” dhe “Datalog” u skualifikua me justifikimin e përhershëm të mosplotësimit të kritereve.
Në mesin e muajit Gusht 2025, në mënyrë të beftë, “ABS” e Gerond Meçes, ka dorëzuar pranë Komisionit një letër ku tërhiqet nga ankesa për tenderin 7.7 milionë euro duke pranuar madje të paguajë edhe 40 mijë euro si tarifë ankimimi.
Akuzat për dhunë dhe pengmarrje
SPAK, pretendon se kjo tërheqje e Gerond Meçes është kryer si pasojë e presioneve, pengmarjes dhe dhunës të ushtruar ndaj aksionerit të “ABS”-së, Gerond Meçe.
Dhe për këtë pengmarje, SPAK akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Ergys Agasin, Ermal Beqirin./MaShqip

1 Koment
Pingback: 36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin