Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e regjistruar në zonën e Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht, me një person brenda tij.
Sipas burimeve paraprake, ekzistojnë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për një vrasje, megjithatë nuk përjashtohet as pista e një vetëvrasjeje të mundshme.
Automjeti është shkrumbuar totalisht së bashku me trupin e personit që ndodhej brenda, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë identifikimin e viktimës. Po ashtu, edhe targat e mjetit janë djegur plotësisht, çka pengon identifikimin e automjetit në këtë fazë të hetimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
